Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJET PULMONARE OBSTRUKTIVE KRONIKE (SPOK)

CFARE ESHTE NJE SPOK?

SPOK ndryshe njihet si Semundjet Pulmonare Obstruktive Kronike dhe i referohet nje grupi semundjesh qe demtojne rruget e ajrit ne pulmone(mushkeri) duke shkaktuar probleme ne aktet e shkembimit te gazeve. Tre jane semundjet kryesore qe perfshihen ne kete grup semundjesh :

  • Emfizema
  • Bronkiti kronik
  • Astma

CILAT JANE SIMPTOMAT QE BEJNE PJESE NE SPOK?

Simptomat qe manifeston kjo semundje ne organizem perfshin :

  • Kollitje e shpeshte dhe fishkellima ne frymemarrje .
  • Shtimi i prodhimit te sekrecioneve si gelbazes,mukusit ose peshtymes.
  • Frymemarrje e shkurter dhe dispne(veshtiresi ne frymemarje) ne sforcim.
  • Veshtiresi ne frymemarrjen e thelle .

KUSH JANE PERSONAT QE VUAJNE NGA SPOK?

Sipas statistikave ne amerike ne vitin 2018 , SPOK ishte semundja e katert me e renda e cila shkaktonte nje numer te larte vdekjesh . Rreth 6.4% amerikane te rinje u diagnostikuan me SPOK ne po kete vit . Ky numer do te ishte edhe me i larte nese adultet qe vuajne nga nje shkalle e ulur e funksionit pulmonar do te ishin te ndergjegjshem per mbartjen e semundjes . Saktesisht rritja e rasteve do te ishte me afer 50% me shume .

Grupet me te rriskuar per te zhvilluar SPOK jane :

  • Femrat.
  • Personat e moshes 65-74 vjec dhe sidomos ato qe jane mbi 75 vjec.
  • Indiano-amerikane,banoret vendas te Alaskes dhe johispaniket.
  • Pensionistet dhe personat e paafte per te punuar.
  • Njerezit me arsim te ulet.
  • Njerezit e divorcuar,te ve apo te ndare.
  • Duhanpiresit aktual apo te meparshem .
  • Njerezit te cilet kane nje histori pozitive me astem.

Dikur SPOK ishte cilesuar si semundja e cila prekte vetem burrat ,por koha tregoi dicka krejt tjeter . SPOK ne vitin 2000 shenoji nje numer te larte vdekjesh si tek burrat ashtu edhe tek grate ,po ashtu edhe kjo sipas nje studimi ne amerike.

CFARE E SHKAKTON SPOK?

Ne SHBA duhanpirja eshte shkaku kryesor per lindjen dhe zhvillimin e semundjes se SPOK. Ndotja e ajrit ne pune apo shtepi,predispozita gjenetike e semundjes dhe infeksionet e traktit respirator po ashtu shihen te luajne nje rol shume te rendesishem ne zhvillimin e semundjes . Njerezit duhet te mundohen te shmangin keto faktore rreziku te semundjes ,po ashtu duhet te kujdesen ti japin rendesine e duhur simptomave . Kjo per arsye sepse diagnostikimi i hershem eshte shume i rendesishem per ecurine e semundjes .

CILAT JANE KOMPLIKACIONET QE SHFAQEN NGA ZHVILLIMI I SPOK NE ORGANIZEM?

Personat me te rriskuar per te zhvilluar kete semundje jane :

  • Personat qe perjetojne kufizime respiratore ne aktivitete te tilla si : ecje te gjata ose ngjitje te shkalleve.
  • Kane kufizime ne aftesine e kryerjes se puneve te ndryshme.
  • Kane nevoje per burime mbeshtetese per te siguruar nje oksigjenim te mire .
  • Nuk jane te perfshire ne aktivitete ne natyre , grupime te ndryshme , evente apo te dalurit me shoqerine jashte shtepise .
  • Kane nje shkalle te larte konfuzioni mendor ose dobesi te memorjes.
  • Kane nje numer te larte rastesh te shtrimit ne spital.
  • Vuajne nga semundje kronike si artriti,semundjet kardiake kongjestive , diabeti,astma,strok apo problemet koronare ne zemer .
  • Patologji te shendetit mendor .

SI DIAGNOSTIKOHET SPOK?

Nje test mjaft i thjeshte qe realizohet ne keto raste eshte spirometria (analiza qe mat nivelin e oksigjenit ne gjak ) . Ajo perdoret si nje egzaminim kyc ne te gjitha rastet me nje funksion respirator jo te duhur.

SI TRAJTOHET SPOK?

Trajtimi i SPOK kerkon nje vleresim te kujdesshem nga nje mjek . Nje trajtim i rregullt i semundjes perfshine : lehtesimin e simptomave , uljen e frekuences se tyre , reduktimin e e ashpersis se tyre dhe rritjen e tolerances ndaj aktiviteteve .

Ju duhet po ashtu te :

  • Ndaloni pirjen e duhanit .
  • Kontaktoni mjekun tuaj per krijimin e nje plani qe synon te rrisi tolerancen ndaj aktiviteteve.
  • Merrini medikamentet sipas keshilles se mjekut .
  • Shmangni infeksionet pulmonare. Per kete duhet edhe te realizoni vaksinimet e duhura , si psh ndaj gripit apo pneumokokut cdo vit .
  • Perdorimi i nje burimi te jashtem oksigjeni,kur simptomat jane vertete te renda .

REFERENCAT

https://www.cdc.gov/copd/basics-about.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/copd/symptoms-causes/syc-20353679

https://www.cdc.gov/copd/index.html

https://www.nhs.uk/conditions/chronic-obstructive-pulmonary-disease-copd/

https://medlineplus.gov/ency/article/000091.htm

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?