SEMUNDJET PULMONARE OBSTRUKTIVE KRONIKE (SPOK)
CFARE ESHTE NJE SPOK?
SPOK ndryshe njihet si Semundjet Pulmonare Obstruktive Kronike dhe i referohet nje grupi semundjesh qe demtojne rruget e ajrit ne pulmone(mushkeri) duke shkaktuar probleme ne aktet e shkembimit te gazeve. Tre jane semundjet kryesore qe perfshihen ne kete grup semundjesh :
- Emfizema
- Bronkiti kronik
- Astma
CILAT JANE SIMPTOMAT QE BEJNE PJESE NE SPOK?
Simptomat qe manifeston kjo semundje ne organizem perfshin :
- Kollitje e shpeshte dhe fishkellima ne frymemarrje .
- Shtimi i prodhimit te sekrecioneve si gelbazes,mukusit ose peshtymes.
- Frymemarrje e shkurter dhe dispne(veshtiresi ne frymemarje) ne sforcim.
- Veshtiresi ne frymemarrjen e thelle .
KUSH JANE PERSONAT QE VUAJNE NGA SPOK?
Sipas statistikave ne amerike ne vitin 2018 , SPOK ishte semundja e katert me e renda e cila shkaktonte nje numer te larte vdekjesh . Rreth 6.4% amerikane te rinje u diagnostikuan me SPOK ne po kete vit . Ky numer do te ishte edhe me i larte nese adultet qe vuajne nga nje shkalle e ulur e funksionit pulmonar do te ishin te ndergjegjshem per mbartjen e semundjes . Saktesisht rritja e rasteve do te ishte me afer 50% me shume .
Grupet me te rriskuar per te zhvilluar SPOK jane :
- Femrat.
- Personat e moshes 65-74 vjec dhe sidomos ato qe jane mbi 75 vjec.
- Indiano-amerikane,banoret vendas te Alaskes dhe johispaniket.
- Pensionistet dhe personat e paafte per te punuar.
- Njerezit me arsim te ulet.
- Njerezit e divorcuar,te ve apo te ndare.
- Duhanpiresit aktual apo te meparshem .
- Njerezit te cilet kane nje histori pozitive me astem.
Dikur SPOK ishte cilesuar si semundja e cila prekte vetem burrat ,por koha tregoi dicka krejt tjeter . SPOK ne vitin 2000 shenoji nje numer te larte vdekjesh si tek burrat ashtu edhe tek grate ,po ashtu edhe kjo sipas nje studimi ne amerike.
CFARE E SHKAKTON SPOK?
Ne SHBA duhanpirja eshte shkaku kryesor per lindjen dhe zhvillimin e semundjes se SPOK. Ndotja e ajrit ne pune apo shtepi,predispozita gjenetike e semundjes dhe infeksionet e traktit respirator po ashtu shihen te luajne nje rol shume te rendesishem ne zhvillimin e semundjes . Njerezit duhet te mundohen te shmangin keto faktore rreziku te semundjes ,po ashtu duhet te kujdesen ti japin rendesine e duhur simptomave . Kjo per arsye sepse diagnostikimi i hershem eshte shume i rendesishem per ecurine e semundjes .
CILAT JANE KOMPLIKACIONET QE SHFAQEN NGA ZHVILLIMI I SPOK NE ORGANIZEM?
Personat me te rriskuar per te zhvilluar kete semundje jane :
- Personat qe perjetojne kufizime respiratore ne aktivitete te tilla si : ecje te gjata ose ngjitje te shkalleve.
- Kane kufizime ne aftesine e kryerjes se puneve te ndryshme.
- Kane nevoje per burime mbeshtetese per te siguruar nje oksigjenim te mire .
- Nuk jane te perfshire ne aktivitete ne natyre , grupime te ndryshme , evente apo te dalurit me shoqerine jashte shtepise .
- Kane nje shkalle te larte konfuzioni mendor ose dobesi te memorjes.
- Kane nje numer te larte rastesh te shtrimit ne spital.
- Vuajne nga semundje kronike si artriti,semundjet kardiake kongjestive , diabeti,astma,strok apo problemet koronare ne zemer .
- Patologji te shendetit mendor .
SI DIAGNOSTIKOHET SPOK?
Nje test mjaft i thjeshte qe realizohet ne keto raste eshte spirometria (analiza qe mat nivelin e oksigjenit ne gjak ) . Ajo perdoret si nje egzaminim kyc ne te gjitha rastet me nje funksion respirator jo te duhur.
SI TRAJTOHET SPOK?
Trajtimi i SPOK kerkon nje vleresim te kujdesshem nga nje mjek . Nje trajtim i rregullt i semundjes perfshine : lehtesimin e simptomave , uljen e frekuences se tyre , reduktimin e e ashpersis se tyre dhe rritjen e tolerances ndaj aktiviteteve .
Ju duhet po ashtu te :
- Ndaloni pirjen e duhanit .
- Kontaktoni mjekun tuaj per krijimin e nje plani qe synon te rrisi tolerancen ndaj aktiviteteve.
- Merrini medikamentet sipas keshilles se mjekut .
- Shmangni infeksionet pulmonare. Per kete duhet edhe te realizoni vaksinimet e duhura , si psh ndaj gripit apo pneumokokut cdo vit .
- Perdorimi i nje burimi te jashtem oksigjeni,kur simptomat jane vertete te renda .
REFERENCAT
https://www.cdc.gov/copd/basics-about.html
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/copd/symptoms-causes/syc-20353679
https://www.cdc.gov/copd/index.html
https://www.nhs.uk/conditions/chronic-obstructive-pulmonary-disease-copd/