Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

PODAGRA( PERDHESI )

CFARE ESHTE PODAGRA?

Podagra ose perdhesi eshte nje lloj artriti ( gjendje inflamatore e kycev), i cili shkakton :

-sulme te forta
-sulme te papritura
-dhimbje te madhe
-enjtje te kyceve
-skuqje te lekures se kyceve
-ngrohtesi te lekures se kyceve
-ndjeshmeri te madhe ne kyce

Podagra zhvillohet ne nyjet artikulare(kyce), te tilla si :kembe, gjunje, duar,etj. Kjo ndodh per arsye sepse ne nyjet artikulare (kyce) grumbullohet acidi urik,i cili formon disa kristale ne formen e gjilperave gje qe manifestohet me shenja te shumta te semundjes.
Simptomat e semundjes shfaqen zakonisht ne mesnate ose kur zgjohen ne mengjes.
Veshja e kepuceve,perdorimi i tejzgjatur i kyceve apo qendrimi ne kembe per nje kohe te gjate eshte shume i dhimbshem ne kete semundje. Podagra/Perdhesi perben rreth 5% te te gjitha rasteve te artritit.

CFARE E SHKAKTON PODAGREN?

Podagra/Perdhesi eshte nje semundje, e cila formohet ne organizem ne momentin qe kemi grumbullimin e acidit urik ne artikulacione(kyce). Kjo vjen si pasoje e veshtiresise qe ka trupi ne zberthimin e disa substancave proteinike te quajtura purina, qe gjenden natyrshem ne ushqime. E gjitha kjo situate zhvillohet per keto arsye :

  1. Prodhimit te shtuar te acidit urik ne trup
  2. Renien e shkalles se eleminimit te acidit urik,nga veshkat
  3. Te dyja.

Ngrenia e tepruar e ketyre ushqimeve mund te rrise nivelet e acidit urik ne organizem:
-salmoni
-sardelet
-konsumi i tepruar i alkoolit
-ushqimet me shume yndyrna

KUSH ESHTE ME I RRISKUAR PER ZHVILLIMIN E KESAJ SEMUNDJE?

  • Kjo semundje mund te prek cdo moshe,por me te rriskuar per zhvillimin e kesaj semundje jane meshkujt mbi 40 vjec.Edhe grate jane te ndjeshme ndaj kesaj semundje,por kryesisht pas menopauzes dmth pas moshes 50-55 vjec.
  • Kjo semundje eshte po ashtu e rrezikshme per personat qe jane obez(mbipeshe).
  • Nje histori familjare pozitive per semundjen perbene po ashtu nje faktor rrisku.
  • Disa situata shendetesore qe mund te rrisin rrezikun qe nje person te zhvilloje podagren/perdhesin jane:
    *presioni i larte i gjakut i patrajtuar
    *diabeti(rritja e sheqerit ne gjak)
    *kolesteroli i larte
  • Ekspozimi ndaj niveleve te larta te plumbit, ne mjedise ku qendroni .

Nder faktoret kryesor per zhvillimin e perdhesit eshte historia familjare pozitive per semundjen e artritit. E si rrjedhoje ne nje vizite tek mjeku per kete semundje duhet te tregoni per cdo person ne familje apo qe keni lidhje gjaku qe vuan nga kjo semundje.
Diagnostikimi i hershem dhe trajtimi i duhur eshte celesi i menaxhimit te suksesshem te artritit.

CILAT JANE SIMPTOMAT E KESAJ SEMUNDJE?

Simptoma kryesore e semundjes se perdhesit eshte nje sulm i papritur,i dhimbshem,i forte qe ndodh zakonisht ne nje ose ne shume nyje. Me se shumti kjo semundje zhvillohet ne gishtin e madh te kembes.
Simptomat e tjera te semundjes jane :

  1. Nyje qe jane te ngrohta dhe shume te ndjeshme. Madje ato jane aq te ndjeshme saqe nuk mund te durojne asnje prekje te lehte.
  2. Enjtje(edem) rreth kycit te prekur
  3. Nje lekure e kuqe, me shkelqim mbi nivelin e artikulacionit(kycit)
  4. Demtim te lekures mbi nivelin e artikulacionit(kycit)
  5. Veshtiresi ne levizje, si rrjedhoje e dhimbjes
  6. Dhimbje te padurueshme ne artikulacione(kyce)

A MUND TE PARANDALOHET PODAGRA?

Nuk ka asnje menyre te sigurt per te parandaluar perdhesin. Megjithate, nese diagnostikohet heret, efektet e semundjes te shkaktuara nga perdhesi mund te parandalohen. Kjo me ane te perdorimit te medikamenteve, dietes te duhur, humbjes se peshes, kufizimin ose shmangien e alkoolit dhe pirjen e shume lengjeve.

SI DIAGNOSTIKOHET PODAGRA?

Diagnoza e perdhesit/podagres bazohet ne historine personale dhe familjare per semundjen dhe ekzaminimin nga një mjek specialist .
Testet e gjakut perdoren per te percaktuar nivelet e acidit urik ne gjak.
Rrezet X mund te behen per te pare ndryshime jonormale ne kocka dhe nyje.
Mjeku gjithashtu mund te testoje likidin e kyçeve(lengun sinovial) per te kontrolluar per kristale te acidit urik.

TRAJTIMI I SEMUNDJES!

Duke marre trajtimin e duhur, shumica e personave te prekur nga semundja jane ne gjendje te kontrollojne simptomat e tyre.
Medikamentet me te zakonshme dhe me doza shume te larta qe perdoren jane :
-antinflamatoret josteroid/AIJS
-kortizoniket/kortikosteroidet
Pacientet zakonisht permiresohen brenda pak oresh nga fillimi i trajtimit dhe jane ne gjendje ta largojne plotesisht sulmin brenda pak ditesh.

Vet-menaxhimi eshte shume i rendesishem per trajtimin me sukses te dhimbjes dhe paaftesise qe jep artriti. Nje teknike e tille perfshine :
-edukimin mbi artritin,cfare eshte ai
-programe ushtrimesh
-relaksimi dhe menaxhimi nga stresi
-ngrenia e vakteve te ekulibruara
-ruajtia e peshes se duhur
-kujdesi per kycet
-perdorimi i paisjeve ndihmese per te lehtesuar presionin qe ushtrohet ne kyce.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/gout.html

https://www.nhsinform.scot/illnesses-and-conditions/muscle-bone-and-joints/conditions/gout#symptoms-of-gout

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/gout/symptoms-causes/syc-20372897

https://www.niams.nih.gov/health-topics/gout

https://www.nhs.uk/conditions/gout/