Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Si diagnostikohet osteoporoza

Osteoporoza eshte nje semundje qe ka ndryshime te medha ne strukturen e kockave, e cila zakonisht karakterizohet nga humbja e densitetit te kockave dhe ulja e fortesise se tyre.
Kjo semundje behet me e rende ne menyre graduale dhe zakonisht nuk ka simptoma ne fazen e hershme.
Osteoporoza dobeson kockat dhe ben qe ato te jene me lehtesisht te lendueshme. Kjo mund te çoje ne lendime te shpeshta, veçanerisht te persona e moshuar. Frakturat e kockave te gjata dhe te shpines jane shpesh te lidhura me osteoporozen dhe mund te shkaktojne dhimbje te renda dhe ndikojne ne menyren e jetes se pacientit.

Nder faktoret me te rendesishem te rrezikut per zhvillimin e osteoporozes do te permendim:

  • mosha e madhe
  • gjinia (grate jane me te prirura te preken prej osteoporozes)
  • trashegimia familjare
  • ndikimi hormonal
  • ndikimi i mungeses se aktivitetit fizik
  • konsumi i paket i kalciumit ne diete
  • konsumi i larte i alkoolit dhe i duhanit

Kush jane tre egzaminimet imazherike te cilat vendosin diagnozen e osteoporozes?

Per te diagnostikuar osteoporozen, per te vleresuar rrezikun e frakturave(thyerjeve te kockave) dhe per te percaktuar nevojen per trajtim, mjeku ka shume te ngjare te kerkoje nje egzaminim specifik te densitetit kockor.

Standarti i arte apo egzaminimi kryesor per vendosjen e diagnozes se kesaj semundje eshte osteodensitometria apo matesi i densitetit kockor. Ky ekzaminim perdoret per te matur densitetin mineral kockor. Kjo analize kryhet duke perdorur rrezet x me energji te dyfishte (DXA ose DEXA). Sasia e rrezeve X te absorbuara nga indet dhe kockat matet nga aparati DXA dhe tregon densitetin mineral te kockes.

Kjo paisje konverton informacionin e densitetit kockor ne rezultatin T-score dhe Z-score. Shkalla-T apo T-score tregon densitetin e kockave ne krahasim me nje popullate normale(zakonisht 30 vjec) dhe perdoret per te vleresuar rrezikun per te pasur nje thyerje kocke. Shkalla-Z apo Z-score mat masen e kockave ne krahasim me ato te grupmoshes tuaj. Ky numer mund te ndihmoje per te treguar nese keni nevoje per analiza te metejshme mjekesore.

Egzaminimet e meposhtme mund te kryhen per te percaktuar frakturat e kockave per shkak te osteoporozes:

  • Radiografia e kockave
    Radiografia e kockave prodhon imazhe te kockave, si per shembull te dores, kyçit te dores, krahut, berrylit, shpatulles, kembes, kyçit te kembes, gjurin, kofshen, ijen, legenin ose shtyllen kurrizore. Ndihmon ne diagnostikimin e kockave te thyera, te cilat ndonjehere jane rezultat i osteoporozes.
  • CT e shtylles kurrizore
    Skaneri apo CT e shtylles kurrizore kryhet per te vleresuar shtrirjen e fraktures. Mund te perdoret per te matur densitetin e kockave dhe per te percaktuar nese ka te ngjare te ndodhin fraktura vertebrale.
  • MRI e shtylles kurrizore
    Imazhe me rezonance magnetike te shtylles kurrizore kryhet per te vleresuar frakturat vertebrale kur kemi faza te renda te semundjes si osteoporoza apo edhe kur thyerjet e kockave kane ndodhur per shkaqe te tjera.

Cfare tregon nje analize gjaku kur kemi osteoporoze?

Analiza e gjakut mund te ofroje informacione te rendesishme per shendetin e kockave, por ajo nuk eshte nje mjet i drejtperdrejte per diagnozen e osteoporozes. Per te diagnostikuar osteoporozen dhe vleresuar densitetin e kockave, zakonisht perdoret nje egzaminim specifik i quajtur densitometria e kockave, sic edhe e kemi permendur me siper.
Megjithate, analizat e gjakut mund te japin disa tregues qe lidhen me shendetin e kockave dhe rrezikun e osteoporozes, siç jane:

  1. Niveli i kalciumit
    Analiza e gjakut mund te tregoje nivelet e kalciumit ne organizem. Kalciumi eshte nje mineral i rendesishem per shendetin e kockave, dhe nivelet e uleta te kalciumit mund te lidhen me humbjen e densitetit te kockave.
  2. Niveli i vitamines D
    Vitaminë D eshte e nevojshme per absorbimin e kalciumit ne kocka. Nivelet e uleta te vitamines D mund te ndikojne ne shendetin e kockave dhe te rrisin rrezikun e osteoporozes.
  3. Te tjere tregues te rendesishem jane edhe proteina C-reaktive (CRP) dhe treguesit e tjere te inflamacionit. Ato mund te jene te rendesishem ne vleresimin e pergjithshem te shendetit dhe te rrezikut te semundjeve te ndryshme, perfshire osteoporozen.

Megjithate, eshte e rendesishme te theksohet se nje analize e thjeshte e gjakut nuk eshte e mjaftueshme per diagnozen e osteoporozes. Diagnoza e sakte behet zakonisht permes densitometrise se kockave, qe perdor rreze X per te matur densitetin e kockave ne pika te caktuara te trupit.
Mjeku specialist qe merret me semundjet qe prekin kockat quhet ortoped.

Cila eshte skema e trajtimit qe ndiqet per osteoporozen?

Ka shume medikamente te miratuara per te zgjedhur trajtimin e osteoporozes duke perfshire:

  • bisfosfonate(Fosamax, Actonel, etj)
  • kalcitonin
  • terapi hormonale
  • frenues i ligandit RANK
  • modulatorët selektivë të receptorit të estrogjenit (SERMs)
  • analog i hormonit paratiroid.

Kerkohet nje recete nga mjeku per keto barna dhe kerkohet vleresim mjekesor perpara trajtimit.

Frakturat ose shtypja e vertebrave te shtylles kurrizore se mund te ndodhin si rezultat i osteoporozes. Ne keto raste, vertebroplastika dhe kifoplastika, te kryera nga nje radiolog, mund te jene nje opsion per te trajtuar frakturat e dhimbshme te shtylles kurrizore.
Ne disa raste te fraktures me kompresion(shtypje), mund te kerkohet trajtim kirurgjik, veçanerisht nese ka deshmi te ngushtimit te rende te kanalit kurrizor.

REFERENCAT

https://www.niams.nih.gov

https://www.radiologyinfo.org

https://medlineplus.gov

https://www.mayoclinic.org

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?