Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI PANKREATIK

KANCERI PANKREATIK

Cfare eshte kanceri i pankreasit?

Pankreasi eshte nje gjender shume e rendesishme per njeriun , e cila ndodhet thelle ne organet abdominale . Pankreasi gjendet midis stomakut dhe kordes spinale ( shtylles kurrizore ), rrethohet nga hepari , vezika biliare (fshikeza e temthit ) dhe spleni (shpretka ). Ne te vertete pankreasi eshte i perbere nga dy gjendra , te identifikuara ne te njejtin organ . Pankreasi eshte nje gjender ekzokrine . Ai prodhon disa enzima shume te rendesishme per tretjen/zberthimin e proteinave dhe yndyrnave , ne menyre qe te jene te absorbueshme nga organizmi. Sic e permendem edhe me siper , shumica e qelizave pankreatike jane qeliza te sistemit ekzokrin . Megjithate pjesa tjeter e qelizave jane me sekretim te brendshem , endokrin . Keto qeliza jane te renditura ne grupe , te quajtura ishujt e Langerhansit dhe prodhojne hormone qe rregullojne balancen e glukozes ( sheqerit ) ne organizem .

Si qelizat me clirim endokrin ashtu edhe ato me clirim ekzokrin mund te formojne tumore . Qelizat me funksion ekzokrin , jane ato qe formojne me shume masa tumorale . Ndersa qelizat me clirim endokrin kane me pak gjasa te formojne tumore .

Cilet jane shkaktaret dhe faktoret e rriskut per zhvillimin e kancerit pankreatik?

Shkaqet per zhvillimin e kesaj semundje , pare edhe ne statistika te ndryshme , nuk jane plotesisht te qarte .

E megjithate edhe ky lloj kanceri si shume te tjere , ka disa faktore rreziku si :

  1. Mosha .
    Rreziku per zhvillimin e kancerit pankreatik rritet pas moshes 50 vjec.
  2. Gjinia .
    Meshkujt jane me shume te rriskuar ne krahasim me femrat nga kjo semundje
  3. Raca .
    Afrikano-amerikanet jane me te rriskuar se raca e bardhe per zhvillimin e ketij lloj kanceri .
  4. Pirja e duhanit .
    Rreziku per zhvillimin e kesaj semundje rritet te duhanpiresit . Ky rrezik rritet me dy-tre here, ne krahasim me personat jo duhanpires .
  5. Ushqyerja dhe obeziteti .
    Nje diete e pasur me produkte shtazore , yndyrna dhe te qenurit mbipesh/obez rrit rrezikun per kete kancer pankreasi.
  6. Diabeti.
    Kanceri pankreatik eshte me i zakonshem tek ky grup i popullates .
  7. Pankreatiti kronik.
    Inflamacioni kronik i pankreasit rrit mundesine per te zhvilluar kancer te pankreasit.
  8. Ekspozimi ndaj disa kimikateve ,insekticideve , nenprodukte te benzines mund te rriti rrezikun per zhvillimin e kancerit te pankreasit .
  9. Historia familjare .
    Ndryshimet qe ndodhin ne ADN dhe qe trashegohen, jane pare si nje faktor shqetesues per semundjen .
  10. Shqetesime ne stomak.
    Aciditeti i shtuar i stomakut ose prezenca e nje bakteri te quajtur Helicobacter Pylori , rrit rezikunn per tu prekur nga kanceri i pankreasit .

Cilat jane simptomat e kancerit pankreatik?

Kanceri pankreatik mund te manifestohet me keto simptoma :

  1. Ikteri ( verdheza ) , ngjyrimi ne te verdhe i skleres se syrit, lekures dhe membranave mukoze . Kjo vjen si rrjedhoje e grumbullimit te bilrubines ( qe prodhohet nga nje funksionim jo i mire i heparit ) ne organizem .
  2. Dhimbje ne abdomen , e cila ka tendence te iradiatohet edhe ne shpine ( shenje e nje pankreatiti te avancuar )
  3. Humbje peshe e pashpjegueshme gjate muajve te fundit .
  4. Lodhje e pashpjegueshme .
  5. Humbje oreksi.
  6. Jashqitje me ngjyre te zbehte deri ne te bardhe , te yndyrshme dhe te ujshme .
  7. Probleme me nivelin e glukozes ne gjak .

Si mund te parandalohet kanceri pankreatik?

Nuk ka asnje menyre te sigurte per te parandaluar kancerin pankreatik. Megjithate disa masa , te cilat mund te reduktojne sadopak kancerin pankreatik , mund te permendim :

  1. Shmangni duhanin .
  2. Ndiqni nje diete te shendetshme me shume fruta , perime dhe drithera .
  3. Reduktoni konsumimin e mishit te kuq ( sidomos nenproduktet e tij , qe jane te perpunuara dhe me shume yndyre ).
  4. Mbani nje peshe ne kufij optimal dhe qendroni aktiv .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/pancreatic-cancer.html

https://www.cancer.org/

https://www.cancer.gov/types/pancreatic

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/pancreatic-cancer/symptoms-causes/syc-20355421

https://www.nhs.uk/conditions/pancreatic-cancer/