KANCERI I TESTIKUJVE
CFARE ESHTE KANCERI TESTIKULAR?
Kanceri testikular eshte nje patologji qe zhvillohet tek meshkujt , ne nje apo tek te dy testikujt . Kjo patologji mund te trajtohet nga ana medikale dhe personi i prekur mund ,ne rastin me te mire, te sherohet prej kancerit testikular . Personat e prekur nga kjo patologji zakonisht jane te nje moshe nga 15 deri 40 vjec.
Sipas te dhenave te marra nga “Regjistri Shteteror i Kancerit ” ne Illinois , ne vitin 2008 u diagnostikuan rreth 350 raste te reja me kancer te testikujve . Dhe 20 prej tyre humben jeten prej kesaj semundie.
CILET JANE SHKAKTARET DHE FAKTORET ETIOLOGJIK PER ZHVILLIMIN E KANCERIT TE TESTIKUJVE?
Shkaktaret per zhvillimin e kesaj patologjie nuk jane ende qartesisht te njohur . Megjithate jane mundur te identifikohen disa faktore predispozues per zhvillimin e kesaj semundje . Pavaresisht saj ka disa paciente te cilet nuk kane asnje prej ketyre faktoreve te rriskut dhe po ashtu jane te prekur nga kanceri testikular .
- Kriptokridizmi
Nje prej faktoreve me te rendesishem, i cili inicion zhvillimin e kancerit testikular eshte kriptokridizmi ose cilesohet ndryshe si testikujt te mbetur ne abdomen .Ne nje fetus mashkull testikujt zhvillohen ne abdomen dhe zhbresin ne skrotum para lindjes. - Historia familjare
Nje histori familjare pozitive per kancerin e testikujve , rrit rrezikun per zhvillimin e kesaj semundjeje . - Prania e nishaneve te shumfishta
Sipas nje studimi te fundit nga “Shoqata Amerikane e Kancerit” ka rezultuar se ka nje rrisk te shtuar per zhvillimin e kancerit te testikujve tek ato persona te cilet kane shume nishane ne trup. Vecanerisht nese nishanet jane ne zonen e shpines ,gjoksit ,barkut apo fytyres . - Infeksioni nga HIV
Disa studime te realizuara ne amerike kane treguar se burrat e infektuar me HIV ( Virusi i Imunodeficenses Humane ) dhe ato te prekurit nga SIDA jane me te rriskuarit per tu prekur nga kanceri testikular . - Zhvillimi i kancerit testikular me pare
Personat te cilet me pare kane qene te prekur nga kanceri testikular jane gjithashtu te rriskuar qe ne te ardhmen te zhvillojne kancer te testikulit tjeter . - Mosha
Shume prej rasteve me kancer testikular jane identifikuar rreth moshes 15-40vjec. Megjithate kjo lloj karcionome mund te preki cdo moshe , nga foshnjat deri tek personat e moshuar. - Rraca dhe prejardhja etnike
Rreziku qe meshkujt me nje ngjyre lekure te bardhe te zhvillojne kancer testikular eshte 10 here me e madhe se tek meshkujt afrikano-amerikan . Po ashtu ne krahasim me meshkujt aziatiko-amerikan rreziku eshte dy here me i madh per personat e rraces se bardhe . . - Permasat trupore
Nje studim i fundit , i realizuar ne Suedi identifikoi ndikimin e permasave trupore si nje faktore rreziku per zhvillimin e kancerit testikular . Rrezik me te larte per zhvillimin e karcinomes e kishin meshkujt e gjate dhe te dobet .
CILET JANE SIMPTOMAT E KANCERIT TESTIKULAR?
Simptomat me te zakonshme qe manifestohen ne kancerin testikular jane :
- Prezenca e nje mase te palpueshme ne testikul i cili nuk eshte i dhimbshem , por qe jep diskomfort dhe shoqerohet me edema testikulare .
- Ndjesia e nje dhimbie ne pjesen e poshtme abdominale ose ne skrotum.
- Rritja e gjoksit tek meshkujt . Kjo ndodh pasi kemi te bejme me clirimin e HCG ( Gonadotropines Kronike Humane ) qe stimulon zhvillimin e gjirit tek meshkujt .
- Dhimbje ne pjesen e fundshpines .
- Frymemarrje e shkurter , dhimbje gjoksi , kolle ose sekrecione me gjak ( kjo vjene pasi ndodh qe kanceri te preki edhe pulmonin ).
Karcinoma testikulare eshte pergjegjese per prodhimin e disa hormoneve . Karcinoma testikulare eshte pergjegjese per prodhimin e androgjeneve ose estrogjeneve .
Androgjenet . Kjo situate ka te bej me rritjen e prodhimit te hormonit mashkullor . Ne kete rast nuk kemi prezent ndonje ndryshim fizik te dukshem , por mund te manifestohet me rritje te qimeve ne fytyre dhe ne trup tek djemte ne nje moshe te hershme .
Estrogjenet . Kjo situate ka te bej me inicimin e clirimit te nje hormoni qe normalisht nuk duhet te jete ne nivele te larta tek meshkujt ( pasi eshte hormon femeror ). Ai behet shkak per rritjen e gjoksit tek meshkujt dhe humbjen e deshires seksuale .
Ka disa raste qe kanceri testikular eshte identifikuar ne nje vizite mjekesore ku qellimi i realizimit te saj ishte infertiliteti.
Simptomat e kesaj patologjie mund te ngaterrohen me te tjera patologji , prandaj eshte shume e rendesishme kontaktimi dhe vizita me mjekun.
SI MUND TA PARANDALOJME ZHVILLIMIN E KANCERIT TESTIKULAR?
- Vet egzaminimi mujor nga cdo njeri prej meshkujve eshte nje element shume i rendesishme per nje zbulim te hershem te semundjes .
- Kriptokridizmi duhet te kontrrollohet dhe te korrigjohet menjehere .
REFERENCAT
https://www.cancer.gov/types/testicular
https://www.cancer.net/cancer-types/testicular-cancer/symptoms-and-signs