Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI I TESTIKUJVE

KANCERI I TESTIKUJVE

CFARE ESHTE KANCERI TESTIKULAR?

Kanceri testikular eshte nje patologji qe zhvillohet tek meshkujt , ne nje apo tek te dy testikujt . Kjo patologji mund te trajtohet nga ana medikale dhe personi i prekur mund ,ne rastin me te mire, te sherohet prej kancerit testikular . Personat e prekur nga kjo patologji zakonisht jane te nje moshe nga 15 deri 40 vjec.

Sipas te dhenave te marra nga “Regjistri Shteteror i Kancerit ” ne Illinois , ne vitin 2008 u diagnostikuan rreth 350 raste te reja me kancer te testikujve . Dhe 20 prej tyre humben jeten prej kesaj semundie.

CILET JANE SHKAKTARET DHE FAKTORET ETIOLOGJIK PER ZHVILLIMIN E KANCERIT TE TESTIKUJVE?

Shkaktaret per zhvillimin e kesaj patologjie nuk jane ende qartesisht te njohur . Megjithate jane mundur te identifikohen disa faktore predispozues per zhvillimin e kesaj semundje . Pavaresisht saj ka disa paciente te cilet nuk kane asnje prej ketyre faktoreve te rriskut dhe po ashtu jane te prekur nga kanceri testikular .

  1. Kriptokridizmi
    Nje prej faktoreve me te rendesishem, i cili inicion zhvillimin e kancerit testikular eshte kriptokridizmi ose cilesohet ndryshe si testikujt te mbetur ne abdomen .Ne nje fetus mashkull testikujt zhvillohen ne abdomen dhe zhbresin ne skrotum para lindjes.
  2. Historia familjare
    Nje histori familjare pozitive per kancerin e testikujve , rrit rrezikun per zhvillimin e kesaj semundjeje .
  3. Prania e nishaneve te shumfishta
    Sipas nje studimi te fundit nga “Shoqata Amerikane e Kancerit” ka rezultuar se ka nje rrisk te shtuar per zhvillimin e kancerit te testikujve tek ato persona te cilet kane shume nishane ne trup. Vecanerisht nese nishanet jane ne zonen e shpines ,gjoksit ,barkut apo fytyres .
  4. Infeksioni nga HIV
    Disa studime te realizuara ne amerike kane treguar se burrat e infektuar me HIV ( Virusi i Imunodeficenses Humane ) dhe ato te prekurit nga SIDA jane me te rriskuarit per tu prekur nga kanceri testikular .
  5. Zhvillimi i kancerit testikular me pare
    Personat te cilet me pare kane qene te prekur nga kanceri testikular jane gjithashtu te rriskuar qe ne te ardhmen te zhvillojne kancer te testikulit tjeter .
  6. Mosha
    Shume prej rasteve me kancer testikular jane identifikuar rreth moshes 15-40vjec. Megjithate kjo lloj karcionome mund te preki cdo moshe , nga foshnjat deri tek personat e moshuar.
  7. Rraca dhe prejardhja etnike
    Rreziku qe meshkujt me nje ngjyre lekure te bardhe te zhvillojne kancer testikular eshte 10 here me e madhe se tek meshkujt afrikano-amerikan . Po ashtu ne krahasim me meshkujt aziatiko-amerikan rreziku eshte dy here me i madh per personat e rraces se bardhe . .
  8. Permasat trupore
    Nje studim i fundit , i realizuar ne Suedi identifikoi ndikimin e permasave trupore si nje faktore rreziku per zhvillimin e kancerit testikular . Rrezik me te larte per zhvillimin e karcinomes e kishin meshkujt e gjate dhe te dobet .

CILET JANE SIMPTOMAT E KANCERIT TESTIKULAR?

Simptomat me te zakonshme qe manifestohen ne kancerin testikular jane :

  1. Prezenca e nje mase te palpueshme ne testikul i cili nuk eshte i dhimbshem , por qe jep diskomfort dhe shoqerohet me edema testikulare .
  2. Ndjesia e nje dhimbie ne pjesen e poshtme abdominale ose ne skrotum.
  3. Rritja e gjoksit tek meshkujt . Kjo ndodh pasi kemi te bejme me clirimin e HCG ( Gonadotropines Kronike Humane ) qe stimulon zhvillimin e gjirit tek meshkujt .
  4. Dhimbje ne pjesen e fundshpines .
  5. Frymemarrje e shkurter , dhimbje gjoksi , kolle ose sekrecione me gjak ( kjo vjene pasi ndodh qe kanceri te preki edhe pulmonin ).

Karcinoma testikulare eshte pergjegjese per prodhimin e disa hormoneve . Karcinoma testikulare eshte pergjegjese per prodhimin e androgjeneve ose estrogjeneve .

Androgjenet . Kjo situate ka te bej me rritjen e prodhimit te hormonit mashkullor . Ne kete rast nuk kemi prezent ndonje ndryshim fizik te dukshem , por mund te manifestohet me rritje te qimeve ne fytyre dhe ne trup tek djemte ne nje moshe te hershme .

Estrogjenet . Kjo situate ka te bej me inicimin e clirimit te nje hormoni qe normalisht nuk duhet te jete ne nivele te larta tek meshkujt ( pasi eshte hormon femeror ). Ai behet shkak per rritjen e gjoksit tek meshkujt dhe humbjen e deshires seksuale .

Ka disa raste qe kanceri testikular eshte identifikuar ne nje vizite mjekesore ku qellimi i realizimit te saj ishte infertiliteti.

Simptomat e kesaj patologjie mund te ngaterrohen me te tjera patologji , prandaj eshte shume e rendesishme kontaktimi dhe vizita me mjekun.

SI MUND TA PARANDALOJME ZHVILLIMIN E KANCERIT TESTIKULAR?

  • Vet egzaminimi mujor nga cdo njeri prej meshkujve eshte nje element shume i rendesishme per nje zbulim te hershem te semundjes .
  • Kriptokridizmi duhet te kontrrollohet dhe te korrigjohet menjehere .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/testicular-cancer.html

https://www.cancer.org/

https://www.cancer.gov/types/testicular

https://www.cancer.org.au/cancer-information/types-of-cancer/testicular-cancer#:~:text=What%20is%20testicular%20cancer%3F,%2C%20seminoma%20and%20non%2Dseminoma.

https://www.cancer.net/cancer-types/testicular-cancer/symptoms-and-signs