KANCERI I KOLONIT
Cfare eshte kanceri i kolonit?
Kanceri i kolonit eshte nje prej llojeve te kancerit , qe perfshin nje pjese ose disa pjese te kolonit ( zorres se trashe ) . Koloni eshte pjesa e fundit e traktit digjestiv ( tretes ) . Ky lloj kanceri ne me te shumten e rasteve prek te moshuarit , por mund te preki edhe person te tjere shume te rinje ne moshe . Kanceri i kolonit fillon si nje grumbullim jo-kanceroz i qelizave ne brendesi te struktures se tij , te quajtur ndryshe si polipe . Me vone , ne kushte te caktuara , keto polipe mund te shenderrohen ne kanceroze per kolonin . Prandaj ato duhet te ndiqen nga afer me nje mjek specialist per tu informuar per cdo ndryshim patologjik qe mund te pesojne .
A duhet qe femrat ti kushtojne me shume rendesi ketij lloji te kancerit?
Duhet thene se ky lloj i kancerit nuk ka vemendjen e duhur nga njerezit ose te pakten jo sa te llojeve te tjera te kancerit . Kanceri kolorektal , ku perfshihet dhe kanceri i kolonit , eshte shkaktari i trete me i madh i vdekjeve tek femrat , megjithese eshte edhe me i lehti per tu parandaluar dhe diagnostikuar hershem .
Cilat jane simptomat e kancerit te kolonit?
Ne me te shumten e rasteve kanceri i kolonit shfaqet pa simptoma paralajmeruese . Gjakderdhja ne rruge anale mund te jete nje shenje e hershme e semundjes , e cila nuk duhet injoruar . Ne raste te nje shenje te tille menjehere duhet kontaktuar me mjekun , i cili per te realizuar nje diagnoze te qarte mund te kerkoj : – historine medikale , – nje egzaminim radiografik , – nje egzaminim endoskopik .
Pse disa njerez kane nje rrezik me te larte per te zhvilluar kancer te kolonit sesa disa te tjere?
Nje pacient eshte me i rriskuar per te patur nje kancer te kolonit , nese ai ka kaluar ose vuan aktualisht nga nje patologji e kolonit e tille si : – semundja CROHN ose – Koliti Ulceroz ( ku te dyja patologjit simptome dalluese kane diarrene ) . Rreziku eshte i larte edhe per personat te cilet kane nje histori familjare per kete lloj kanceri . Ideja se kanceri i kolonit prek me shume meshkujt eshte e gabuar , te dyja gjinite kane nje numer te larte rastesh te prekura dhe humbje jete nga kjo semundje .
Cilet jane testet screening ( depistuse ) per kancerin e kolonit?
- Analiza e pare qe behet ne nje raste te thjeshte , pa komplikacione eshte testi per gjak okult ne fece . Kjo analize realizohet duke marre nje material fekal te pacientit dhe duke e egzaminuar ne laborator .
- Sigmoidoskopia fleksibile , zbulon tumoret ne pjesen e poshtme te kolonit ku edhe mundesia per kancer eshte me e madhe .
- Egzaminimi digital rektal , zbulon tumoret vetem ne nivel te anusit .
- Kolonoskopia per egzaminim total te kolonit dhe per marrjen e biopsis .
- Egzaminimi i te gjithe pacientev te moshes 45-75 vjec .
Zakonisht kontrolle te tilla duhet te behen cdo 5-10 vjet pas moshes 45 vjec ose me shpesh ne konfirmimin e nje rasti pozitiv me kancer koloni .
Si mund ta reduktojme rrezikun e prekjes nga kanceri i kolonit?
- Jini fizikisht aktiv, duhet te perfshiheni ne nje aktivitet fizik se paku 30 min cdo dite .
- Hani nje diete te pasur me drithera, fibra, fruta dhe perime.
- Shmangni ushqimet e yndyrshme dhe alkoolin e tepert.
- Duhet te jeni i informuar per ndonje histori me kancer koloni ne familjen tuaj ose te aferm .
- Nese jeni mbi 45 vjeç ose keni nje histori familjare te kancerit te kolonit , kontrollohuni çdo vit.
Cili eshte trajtimi i kancerit te kolonit?
Ne rastet e renda te kancerit te kolonit zgjidhet nje trajtim i kombinuar i kirurgjis dhe kimioterapis , nga ana e mjekut .
Egzistojne disa prova qe pohojne se perdorimi i barnave anti-inflamatore josteroide ( AIJS ) , mund te parandalojne kancerin sporadik te kolonit duke reduktuar incidencen dhe madhesine e kancerit .
REFERENCAT
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/colon-cancer/symptoms-causes/syc-20353669
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/colon-cancer.html
https://www.cancer.org/cancer/colon-rectal-cancer/about/what-is-colorectal-cancer.html
https://www.cdc.gov/cancer/colorectal/basic_info/what-is-colorectal-cancer.htm