Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI I KOLONIT

KANCERI I KOLONIT

Cfare eshte kanceri i kolonit?

Kanceri i kolonit eshte nje prej llojeve te kancerit , qe perfshin nje pjese ose disa pjese te kolonit ( zorres se trashe ) . Koloni eshte pjesa e fundit e traktit digjestiv ( tretes ) . Ky lloj kanceri ne me te shumten e rasteve prek te moshuarit , por mund te preki edhe person te tjere shume te rinje ne moshe . Kanceri i kolonit fillon si nje grumbullim jo-kanceroz i qelizave ne brendesi te struktures se tij , te quajtur ndryshe si polipe . Me vone , ne kushte te caktuara , keto polipe mund te shenderrohen ne kanceroze per kolonin . Prandaj ato duhet te ndiqen nga afer me nje mjek specialist per tu informuar per cdo ndryshim patologjik qe mund te pesojne .

A duhet qe femrat ti kushtojne me shume rendesi ketij lloji te kancerit?

Duhet thene se ky lloj i kancerit nuk ka vemendjen e duhur nga njerezit ose te pakten jo sa te llojeve te tjera te kancerit . Kanceri kolorektal , ku perfshihet dhe kanceri i kolonit , eshte shkaktari i trete me i madh i vdekjeve tek femrat , megjithese eshte edhe me i lehti per tu parandaluar dhe diagnostikuar hershem .

Cilat jane simptomat e kancerit te kolonit?

Ne me te shumten e rasteve kanceri i kolonit shfaqet pa simptoma paralajmeruese . Gjakderdhja ne rruge anale mund te jete nje shenje e hershme e semundjes , e cila nuk duhet injoruar . Ne raste te nje shenje te tille menjehere duhet kontaktuar me mjekun , i cili per te realizuar nje diagnoze te qarte mund te kerkoj : – historine medikale , – nje egzaminim radiografik , – nje egzaminim endoskopik .

Pse disa njerez kane nje rrezik me te larte per te zhvilluar kancer te kolonit sesa disa te tjere?

Nje pacient eshte me i rriskuar per te patur nje kancer te kolonit , nese ai ka kaluar ose vuan aktualisht nga nje patologji e kolonit e tille si : – semundja CROHN ose – Koliti Ulceroz ( ku te dyja patologjit simptome dalluese kane diarrene ) . Rreziku eshte i larte edhe per personat te cilet kane nje histori familjare per kete lloj kanceri . Ideja se kanceri i kolonit prek me shume meshkujt eshte e gabuar , te dyja gjinite kane nje numer te larte rastesh te prekura dhe humbje jete nga kjo semundje .

Cilet jane testet screening ( depistuse ) per kancerin e kolonit?

  1. Analiza e pare qe behet ne nje raste te thjeshte , pa komplikacione eshte testi per gjak okult ne fece . Kjo analize realizohet duke marre nje material fekal te pacientit dhe duke e egzaminuar ne laborator .
  2. Sigmoidoskopia fleksibile , zbulon tumoret ne pjesen e poshtme te kolonit ku edhe mundesia per kancer eshte me e madhe .
  3. Egzaminimi digital rektal , zbulon tumoret vetem ne nivel te anusit .
  4. Kolonoskopia per egzaminim total te kolonit dhe per marrjen e biopsis .
  5. Egzaminimi i te gjithe pacientev te moshes 45-75 vjec .

Zakonisht kontrolle te tilla duhet te behen cdo 5-10 vjet pas moshes 45 vjec ose me shpesh ne konfirmimin e nje rasti pozitiv me kancer koloni .

Si mund ta reduktojme rrezikun e prekjes nga kanceri i kolonit?

  1. Jini fizikisht aktiv, duhet te perfshiheni ne nje aktivitet fizik se paku 30 min cdo dite .
  2. Hani nje diete te pasur me drithera, fibra, fruta dhe perime.
  3. Shmangni ushqimet e yndyrshme dhe alkoolin e tepert.
  4. Duhet te jeni i informuar per ndonje histori me kancer koloni ne familjen tuaj ose te aferm .
  5. Nese jeni mbi 45 vjeç ose keni nje histori familjare te kancerit te kolonit , kontrollohuni çdo vit.

Cili eshte trajtimi i kancerit te kolonit?

Ne rastet e renda te kancerit te kolonit zgjidhet nje trajtim i kombinuar i kirurgjis dhe kimioterapis , nga ana e mjekut .

Egzistojne disa prova qe pohojne se perdorimi i barnave anti-inflamatore josteroide ( AIJS ) , mund te parandalojne kancerin sporadik te kolonit duke reduktuar incidencen dhe madhesine e kancerit .

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/colon-cancer/symptoms-causes/syc-20353669

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/colon-cancer.html

https://www.cancer.org/cancer/colon-rectal-cancer/about/what-is-colorectal-cancer.html

https://www.cdc.gov/cancer/colorectal/basic_info/what-is-colorectal-cancer.htm

https://www.healthline.com/health/colon-cancer