“ZJARRI I NATES” INFEKSIONO NGA VIRUSI I VARICELA ZOSTER
Semundja Herpes Zoster,e cila shkaktohet nga virusi varicella zoster – i njejti virus qe shkakton line te femijet, merre emrin ne gjuhen e popullit si “zjarri i nates” per arsye se shfaqet dhe vepron gjate nates.
Ai eshte nje virus qe rri ne gjendje qetesie ne mbaresat(fundet) nervore te nervave dhe shfaqet ne momentet qe gjen terren te pershtatshem.
Moshat qe preken me shume jane moshat e rritura, kryesisht mosha e trete, nuk perjashtohen dhe moshat e reja, por ne raste te rralla.
Herpes eshte nje infeksion viral qe shkakton nje skuqje te dhimbshme, zakonisht duket si nje shirit i vetem flluskash qe mbeshtillet rreth anes se majte ose te djathte te bustit tuaj(pjeses se siperme te trupit).
SIMPTOMAT
Simptomat e herpesit zakonisht prekin vetem nje pjese te vogel ne njeren ane te trupit tuaj.
Simptomat qe mund te shfaqen jane:
- Dhimbje, djegie ose ndjesi shpimi gjilperash
- Ndjeshmeria ndaj prekjes
- Nje skuqje, qe fillon disa dite pas dhimbjes
- Flluska te mbushura me lengje qe cahen dhe hapen mbi kore
- Kruarje
Disa njerez gjithashtu perjetojne:
- Ethe
- Dhimbje koke
- Ndjeshmeria ndaj drites(nuk do qe te shohi drite)
- Lodhja
Dhimbja eshte zakonisht simptoma e pare e herpesit. Per disa njerez, dhimbja mund te jete intensive. Ne varesi te vendndodhjes se dhimbjes, ndonjehere mund te ngaterrohet me probleme te zemres, mushkerise ose veshkave. Disa njerez perjetojne dhimbje herpes pa shfaqur ndonjehere skuqjen.
Me se shpeshti, skuqja e herpesit zhvillohet si nje shirit flluskash ne pjesen e siperme te trupit,ne njeren ane te saj. Ndonjehere skuqja e herpesit shfaqet rreth njerit sy ose ne njeren ane te qafes ose fytyres.
SHKAKTARET E SEMUNDJES.
Ashtu sic e permendem edhe me siper Herpes zoster shkaktohet nga virusi varicella zoster – i njejti virus qe shkakton line te femijet. Kushdo qe ka kaluar line mund te zhvilloje herpesin. Pasi te jeni sheruar nga lija, virusi hyn ne sistemin tuaj nervor dhe qendron joaktiv(gjendje te fjetur) per vite me radhe.
Ndonjehere virusi riaktivizohet dhe udheton pergjate rrugeve nervore ne lekuren tuaj – duke prodhuar herpes. Por jo te gjithe ata qe kane kaluar line do te zhvillojne herpesin.
Arsyeja e ndodhjes se herpesit eshte e paqarte. Mund te jete per shkak te imunitetit te ulur ndaj infeksioneve ndersa njerezit rriten. Herpes eshte me i zakonshem tek te rriturit e moshuar dhe tek njerezit qe kane sistem imunitar te dobesuar.
Varicella-zoster eshte pjese e nje grupi virusesh te quajtur viruse herpes.
Nje lloj tjeter i herpesit eshte edhe herpesi genitali,por ai nuk eshte i njejte me herpes zoster.
Herpesi genital eshte shkak per plage ne organet genitale dhe eshte i transmetueshem ne rruge seksuale.
Ndersa “zjarri i nates” qe shkaktohet nga virusi i herpes zoster eshte i rrezikshem nese transmetohet tek personat qe nuk e kane kaluar ende line e dhenve. Prandaj kushdo qe nuk eshte i sigurte se e ka kaluar line e dhenve,por jo vetem duhet te qendrojne large personave te infektuar.
FAKTORET E RRISKUT
Faktoret e rriskut per shfaqjen e “Zjarrit te nates” jane :
- Mosha,semundja ka nderlikime shume te medha kur shfaqet tek pacientet e moshes mbi 50 vjec.
- Semundje shoqeruese,si HIV/SIDA e nderlikojne akoma me shume gjendjen.
- Trajtimet qe merren per semundjet kancerogjene
- Disa lloje medikamentesh,ketu permendim perdorimin per nje kohe te gjate te kortikosteroideve.
Komplikacionet mund te perfshije:
- Neuralgjia post-herpetike
Ndodh qe edhe pas sherimit te plageve ne lekure,pacientet te ndiejne serisht dhimbje dhe kjo ndodh per shkak te demtimit te nervave. - Crregullime te shikimit
- Probleme nervore
Permendim paralizat e fytyres,ulje te degjimit ,etj. - Infeksione te lekures
Ka nje rrezik shume te madh qe keto iflamacione te lekures shume shpejt te kthehen ne infeksione bakteriale,qe kerkojne patjeter antibiotik.
Kjo semundje shume mire mund te parandalohet duke ndjekur me rigorozitet planin e vaksinimit,qe ne rastin tone eshte vaksinimi nga lija e dheneve.
TRAJTIMI
Medikamentet,e linjes se pare, qe mund te perdoren jane :
- Acikloviri(Zovirax)
- Famciklovir
- Valaciklovir(valtrex)
Ne varesi te gjendjes mjeku mund tju jape edhe:
- Antikonvulzant,si Neurotonin,Horizant,etj.
- Antidepresant triciklik,si Amitriptiline
- Anestezik lokal ose edhe kortizonik
Kujdes mjekimi merret vetem me pershkrimin e mjekut!!!
Nje gjendje e tille zgjate 2-6 jave.
REFERENCAT
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/shingles/diagnosis-treatment/drc-20353060
https://www.healthline.com/health/shingles
https://www.emedicinehealth.com/shingles/article_em.htm
https://www.medicalnewstoday.com/articles/154912
https://www.webmd.com/skin-problems-and-treatments/shingles/picture-of-shingles-herpes-zoster