ZGJEBJA
CFARE ESHTE ZGJEBJA?
Zgjebja tek njerzit shkaktohet nga nje infektim i lekures nga disa mikrobe qe shkaktojne kruarje, ai quhet Sarcoptes scabiei var. hominis.
Parazitet(mikrobet) qe shkaktojne zgjeben vendosen ne shtresen e siperme te lekures ku jeton per pak kohe dhe me pas kane tendence te perhapen ne shtresat e brendshme te lekures ku me pas do te vendosin vezet e tyre.
Simptomat me te zakonshme te zgjebes jane kruarjet intensive/vazhdueshme dhe skuqja e lekures qe manifestohet edhe me shfaqjen e puçrrave. Paraziti qe shkakton zgjeben zakonisht perhapet nga kontakti i drejtperdrejte, i zgjatur,me lekuren e nje personi te infektuar. Nje person i infektuar mund ta perhape zgjeben edhe nese ai ose ajo nuk ka simptoma te semundjes.
Njerezit jane burimi i vetem i infektimit me semundjen e zgjebes, kafshet nuk e perhapin zgjeben tek njeriut.
Vendet/shtepite e mbipopulluara dhe me kushte shume te pakta higjenosanitare jane objekt i shperthimit te semundjes se zgjebes.
CILAT JANE RRUGET E PERHAPJES SE ZGJEBES DHE SA KOHE ME PAS MUND TE SHFAQEN SHENJAT E SEMUNDJES?
Jane 2 rruge kryesore te perhapjes se semundjes se zgjebes tek njerezit:
- Transmetimi seksual: ndodh ne momentin kur ka nje kontakt shume te ngushte me lekuren e nje personi te infektuar,sic jane ne kete rast mardheniet intime.
- Transmetimi joseksual: infektimi mund te ndodh ndoshta nga gjumi ne nje shtrat te infektuar, veshja e rrobave te infektuara madje edhe nga shtrengimi i duarve me nje person te infektuar. Transmetimi nga ndenjeset e tualetit eshte i mundur, por nuk ka shume te dhena per kete gje.
Parazitet femra futen nen lekure dhe fillojne te leshojne veze brenda disa oresh (2-3 veze ne dite).
Vezet celin dhe behen parazite te rritur brenda 10 ditesh.
Simptomat shfaqen afersisht 4 jave nga momenti i kontaktit si rezultat i sensibilizimit ndaj pranise se paraziteve te papjekur.
CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQEN NGA ZGJEBJA?
Simptoma me e zakonshme e semundjes se zgjebes eshte kruarja dhe skuqja e lekures, qe shkaktohet nga sensibilizimi (nje lloj reaksioni “alergjik”) ndaj proteinave dhe jashteqitjeve te parazitit.
Kruarja e rende (pruritis), vecanerisht gjate nates, eshte simptoma me e hershme dhe me e zakonshme e zgjebes. Nje skuqje e lekures e mbivendosur me pucra (papulare) me kruarje (pruritike) eshte gjithashtu e zakonshme.
Kruarja dhe skuqja mund te prekin pjesen me te madhe te trupit ose te kufizohen ne vende te zakonshme si:
- Midis gishterinjve
- Ne dore
- Ne berryl
- Ne sqetull
- Ne penisi
- Tek thithat e gjirit
- Ne bel
- Tek te pasmet
- Koka, fytyra, qafa, pëllembet e duarve dhe shputat e kembeve shpesh shfaqin simptomat e zgjebes tek foshnjat dhe femijet shume te vegjel, por zakonisht jo tek te rriturit dhe femijet me te medhenj.
Ndonjehere ne lekure shihen strofulla/hapsira te vogla, keto shkaktohen nga depozitimi i vezeve te parazitit te zgjebes femer vetem nen siperfaqen e lekures. Keto hapsira shfaqen si vija te vogla te ngritura dhe te shtremberuara ,te bardha ne gri ne siperfaqen e lekures.
Per shkak se parazitet jane shpesh te paket ne numer (vetem 10-15 parazite per person), keto hapsira mund te jene te veshtira per tu gjetur. Ato gjenden me shpesh ne hapsiren midis gishterinjve, ne palosjet e lekures ne kycin e dores, berrylit ose gjurit dhe ne penis, gji ose ne shpatull.
SI DIAGNOSTIKOHET SEMUNDJA E ZGJEBES?
Diagnoza e nje te infektuari me zgjebe zakonisht behet bazuar ne pamjen dhe shperndarjen e skuqjes ne lekure dhe pranise se hapsirave te ngritura mbi lekure.
Disa here eshte e mundur qe diagnoza e zgjebes te konfirmohet duke identifikuar vezet e paraziteve femer ose materialet fekale te parazitit ne lekure.
Kjo mund te behet duke hequr me kujdes parazitin nga fundi i strofkes se tij duke perdorur majen e nje gjilpere ose duke marre nje moster nga lekura e gervishur per ta vleresuar ate me pas ne mikroskop.
Megjithate, nje person mund te jete i infektuar edhe nese nuk mund te gjenden parazite, vezet ose jashteqitjet e tyre apo te gjenden me pak se 10-15 parazite , perndryshe nje person quhet i shendetshem .
SI TRAJTOHET SEMUNDJA E ZGJEBES?
Eshte shume e rendesishme te mbani mend se heren e pare qe nje person infektohet me zgjebe, ai/ajo zakonisht nuk ka simptoma gjate 2-6 javeve te para, megjithate ata ende mund te perhapin zgjeben gjate kesaj kohe.
Pervec personit te infektuar, trajtimi rekomandohet edhe per anetaret e familjes dhe personat qe keni pasur kontakte te aferta intime.
Trajtimi duhet te jete i kujdesshem per te gjithe persaonat qe i infektuari mund te kete pasur kontakt ne muajt e meparshem.
Te gjithe personat duhet te trajtohen ne te njejten kohe per te parandaluar ri-infektimin.
Produktet e perdorura per trajtimin e zgjebes quhen skabicide sepse vrasin parazitet e zgjebes, disa vrasin edhe vezet e tyre.
Skabicidet e perdorura per trajtimin e zgjebes tek njerezit jane te disponueshme vetem me recete nga mjeku.
Duhet te ndiqni me kujdes udhezimet e mjekur gjate trajtimit.
Locioni ose kremi scabicide duhet te aplikohet ne te gjitha zonat e trupit nga qafa deri te kembet dhe gishtat.
Pervec kesaj, kur trajtoni foshnjat dhe femijet e vegjel, locioni ose kremi scabicide gjithashtu duhet te aplikohet ne te gjithe koken dhe qafen e tyre sepse zgjebja mund te preke fytyren, koken dhe qafen e tyre, si dhe pjesen tjeter te trupit te tyre. Locioni ose kremi duhet te aplikohet ne nje lekure te paster dhe te lihet per kohen e rekomanduar perpara se ta lani.
Pas trajtimit duhet te vishen gjithmone rroba te pastra.
Duhet pasur shume kujdes me rrobat e kontaminuara sepse jane nje burim per perhapjen e semundjes.Ato duhet te lahen me shume kujdes dhe vec nga rrobat e tjera.
Parazitet e zgjebes pergjithesisht nuk mbijetojne me shume se 2-3 dite larg lekures se njeriut.
Per shkak se simptomat e zgjebes jane si rrjedhoje e nje reaksioni te mbindjeshmerise (alergjise) ndaj paraziteve dhe jashteqitjeve te tyre (scybala), kruarja mund te vazhdoje edhe per disa jave pas trajtimit edhe nese te gjitha parazitet dhe vezet e tyre jane vrare.
Nese kruarja eshte ende e pranishme me shume se 2-4 jave pas trajtimit ose nese strofullat e reja ose lezionet e skuqjes se pucrrave vazhdojne te shfaqen, mund te jete i nevojshem ritrajtimi.
Plaget e lekures qe infektohen duhet te trajtohen me nje antibiotik te pershtatshem te pershkruar nga nje mjek.
Nuk rekomandohet perdorimi i sperkatjeve me insekticide dhe tymosesve.
REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/scabies.html
https://www.nhs.uk/conditions/scabies/
https://www.healthline.com/health/scabies
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/scabies/symptoms-causes/syc-20377378
https://www.nhsinform.scot/illnesses-and-conditions/skin-hair-and-nails/scabies