Vlerat e rritura te kolesterolit ne gjak
Cfare eshte kolesteroli?
Klesteroli eshte nje yndyre(lipid), ne trajte dylli qe gjendet ne te gjitha qelizt e trupit dhe eshte shume i rendesishem per mirefunksionimin e organizmit.
Burimet e kolesterolit jane te ndryshme, nje pjese e tyre prodhohet nga melcia qe gjendet ne trupin tone dhe pjesa tjeter merret nga ushhqimet si: mishi, qumshit dhe nenproduketet e tij, etj.
Pra nje pjese e mire e kolesterolit perfitohet nga ushqimet qe jane te pasura me yndyrna shtazore, qe ne te vertete jane yndyrna te ngopura dhe shume te rrezikshme.
Trupi ka nevoje per kete lloj yndyre ne menyre qe te funksionoj si duhet, por kur kemi sasi te teperta te kolesterolit, ai ka tendence te ngjitet ne muret e arterieve te trupit, duke krijuar pllaka aterosklerotike, te cilat pengojne rrjedhen normale te gjakut.
Sa llojesh eshte kolesteroli ne organizmin e njeriut?
Ne gjuhen popullore shpesh kemi degjuar termin “kolesterol i mire” dhe “kolesterol i keq”, por cfare perfaqsojne ato ne fleten e analizave?
“Kolesteroli i mire” njihet si HDL-kolesterol dhe bene te mundur depozitimin e nje pjese te madhe te kolesterolit ne melci, duke siguruar nje balance ndermjet sasise se tepert dhe asaj qe ne na nevojitet. Nese per nje arsye shendetesore nivelet e HDL-kolesterol jane te ulta atehere ju keni sasi shume te larta te kolesterolit ne gjak.
“Kolesteroli i keq” njihet si LDL-kolesterol dhe eshte ai shkaktari me i madh per veshjen e eneve te gjakut ne brendesi te tyre nga nje pllake ngitese dhe te trashe, duke ulur keshtu qarkullimin e gjakut ne ate ene.
LDL-kolesterol eshte shkaktari numer nje i semundjeve te zemres.
Kush jane shenjat paralajmeruese te kolesterolit te larte ne gjake?
Ashtu sic edhe e kemi permendur me siper, rritja e vlerave te kolesterolit ne gjak behet shkak per krijimin e nje muri te forte dhe te trashe ne siperfaqen e brendshme te eneve te gjakut ose sic njihen ndryshe “pllaka aterosklerotike”.
Keto pllaka aterosklerotike qe formohen behen shkak qe fluksi i gjakut te ulet ne ate organe qe ushqehen ajo arterie dhe per kete arsye mund te kemi :
- Goditje ne tru.
- Semundje te arterieve periferike dhe arterieve koronare.
- Tension te larte te gjakut.
- Diabet tip 2.
E megjithate duhet te dini dicka rritja e kolesterolit ne gjak nuk shfaq shenja specifike si tek semundjet e tjera, por shenjat e hiperkolesterolemise jane aq te pergjithshme saqe ajo mund te zbulohet vetem kur vlerat e saj jane shume te larta.
Analizat e gjakut, pra balanca lipidike, jane menyra e vetme per te pare nese niveli i kolesterolit eshte brenda kufijve normale apo eshte ne vlera shume te larta.
Pasojat afatgjata te hiperkolesterolemise!
Ashtu sic edhe e permendem me siper hiperkolesterolemia shkakton shume semundje si goditje ne tru, semundje te arterieve, semundje te zemres, etj.
Por nga ana tjeter ka edhe shume semundje te tjera qe mund te behen shkak per rritjen e vlerave te kolesterolit.
1.Semundjet Kronike te Veshkave.
Kjo semundje rrit nivelet e “kolesterolit te keq” ose LDL, e cila rrit qarkullimin e triglicerideve ne gjak duke favorizuar formimin e pllakave aterosklerotike.
2.HIV(Virusi i Imunodeficences Humane)
Per shkak se njerezit qe vuajne nga HIV perdorin shume ilace antiretrovirale, per te luftuar virusin dhe per te zgjatur jeten, kemi rritjen e kolesterolit ne gjak dhe njeheresh edhe rrezikun per formimin e pllakave aterosklerotike.
- Ne rastet me hipertiroidizem, medikamentet qe perdoren per te trajtuar semundjen kane si efekt anesor rritjen e kolesterolit ne gjak.
- Ne rastet me hipotiroidizem, prodhimi i nje sasie te paket te hormoneve te tiroides rrit vlerat e kolesterolit ne gjak. Ndersa merrni trajtim me hormone zevendesuese vlerat e kolesterolit do te ulen me kalimin e kohes.
4.Sindromi i Vezores Polikistike(PCOS)
Femrat qe vuajne nga PCOS kane nje rrisk shume te madh per te pasur semundje te zemres. Kjo sepse trupi i tyre ka nje rrisk me te madh per te prodhuar me shume LDL se sa HDL.
5.Diabeti mellitus
Personat qe vuajne nga diabeti melitus kane nje rrisk te 2fishte per semundje te eneve koronare te zemres. Kjo semundje eshte e lidhur ngusht me rritjen e LDL dhe rrjedhimisht edhe triglicerideme ne gjak, po ashtu edhe me HDL e ulura.
Kush jane vlerat shqetesuese te kolesterolit?
Vlerat normale te kolesterolit konsiderohen kur kolesteroli total ne organizem eshte nen 200mg/dl, Vlerat e LDL jane nen 100mg/dl dhe vlerat e HDL jane me te larta se 60mg/dl.
Duhet te keni kujdes kur vlerat e kolesterolit total jane 200-239mg/dl, vlerat e LDL jane 100-159mg/dl dhe vlerat e HDL jane 40-59mg/dl per meshkujt dhe 50-59mg/dl per femrat.
Duhet te keni shume kujdes dhe te paraqiteni urgjent tek mjeku kur vlerat e kolesterolit total jane mbi 240mg/dl, vlerat e LDL jane me shume se 160mg/dl dhe vlerat e HDL jane nen 40mg/dl tek burrat dhe nen 50mg/dl te femrat.
Nese keni mesuar se vuani nga nivelet e larta te kolesterolit dhe nuk dini cfare te beni, lexoni me poshte!
Mund te ndiheni keq kur mesoni se keni kolesterol te larte. Por fatmiresisht kur e mesoni kete gje, mund te merrni masa per te ulur nivelet e tij ne gjak.
Disa udhezime per ju jane:
- Rrisni aktivitetin fizik, ecjet e gjata, ushtrimet ne palester, etj.
- Mos pini duhan.
- Mbani nje peshe te shendetshme .
- Mesoni se si ushqimi ndikon ne rritjen apo uljen e kolesterolit dhe filloni me ndryshime e nevojshme.
- Kontrrolloni tensionin dhe sheqerin ne gjak, ne menyre qe ti mbani ne kufijte normal.
- Mesoni te perballoni stresin.
- Nese merrni medikamente per te ulur kolesterolin mos harroni ti merrni ato ne kohen e duhur.
Kolesteroli i larte eshte nje gjendje e zakonshme qe mund te jete e veshtire te kontrollohet vetem permes ndryshimit te stilit te jeteses. Dhe shume faktore pertej kontrollit tone kufizojne zgjedhjet qe mund te bejme. Per cdo pyetje apo paqartesi qe mund te keni mund te na kontaktoni ne faqen tone https://www.pyetmjekun.com
REFERENCAT
https://my.clevelandclinic.org/health/articles/11918-cholesterol-high-cholesterol-diseases
https://my.clevelandclinic.org/health/articles/11920-cholesterol-numbers-what-do-they-mean
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/high-blood-cholesterol/symptoms-causes/syc-20350800