VLERAT E HIPERTENSIONIT
VLERAT E TENSIONIT TE GJAKUT!
KATEGORIT E VLERAVE TE TENSIONIT ARTERIAL | PRESIONI SISTOLIK(mmHg) (Verat e larte e tensionit te gjakut) | PRESIONI DIASISTOLIK(mmHg) (Vlera e ulet e tensionit te gjakut) |
Normal | me pak/baras 120mmHg | me pak/baras 80mmHg |
Pre-Hipertension | 120-129mmHg | 80 mmHg |
Hipertension Stadi 1 | 130-139mmHg | 80-89 mmHg |
Hipertension Stadi 2 | me shume se 140 mmHg | me shume se 90 mmHg |
Krize Hipertensive | me shume se 180 mmHg | me shume se 110 mmHg |
Vlerat normale te tensionit te gjakut.
Quhen normale vlerat e tensionit te gjakut me pak se 120 mmHg me 80 mmHg . Po ashtu quhet shume e shendetshme edhe stili i jeteses i ndjekur nga keto persona, si ne aktivitete fizike ashtu edhe ne menyren e te ushqyerit.
Pre-Hipertension.
Do te konsiderojme ne kete grup cdo person me vlera te tensionit te gjakut me pak 120-129 mmHg me 80 mmHg . Personat qe futen ne kete grup jane ne rrezik qe ne te ardhmen te mund te zhvillojne hipertension ose sic njihet tension te larte te gjakut.
Hipertension Stadi 1.
Ne kete grup perfshihen te gjithe ato paciente qe kane vlera te larta te tensionit te gjakut 130-139 mmHg me 80-89 mmHg . Mjeku ne kete stad te tensionit te gjakut mund te filloje duke keshilluar per ndryshimin e stilit te jetes, si te menyres se ushqyerit ashtu edhe te aktiviteteve fizike. Nese gjendja shendetesore shikohet te jete pak me e rende, atehere mund te duhet edhe te jepen ilace per kontrrollin e presionit te gjakut. Po ashtu medikamentet mund te ndihmojne ne parandalimin e sulmit/goditjes ne zemer dhe ne tru.
Hipertension Stadi 2.
Ne kete stad te hipertensionit pacientet kane vlera te larta te tensionit te gjakut, saktesisht me shume se 140 mmHg me 90 mmHg. Ne kete stad te semundjes eshte shume e rendesishme qe pacienteve ti jepet nje kombinim i duhur medikamentoz (ilace) dhe nje stil jetese i shendetshem.
Kriza Hipertensive.
Ky stad i presionit te gjakut kerkon ndihme mjeksore te menjehershme dhe shume te personalizuar. Nese ne matjen tuaj te tensionit te gakut vlerat lexojne me shume se 180 mmHg me 120 mmHg , perpiquni te merrni fryme thelle, te qetesoheni dhe brenda 5 min beni nje rimatje te tensionit te gjakut. Nese edhe kete here vlerat jane te larta duhet kontaktuar menjehere me sherbimet mjeksore.
Duhet te keni shume kujdes nese vlerat e tensionit te gjakut shoqerohen edhe me simptoma te tjera si dhimbje gjoksi, gulcima, dhimbje shpine, ndryshime te shikimit apo veshtiresi ne te folur/mpirje te nofulles. Ne kete rast duhet me patjeter te kontaktoni sherbimin e urgjences sepse shenjat e mesiperme jane paralajmeruese te nje semundje edhe me te rende.
CILI ESHTE DALLIMI NDERMJET PRESIONIT SISTOLIK DHE DIASISTOLIK?
Presioni sistolik i gjakut eshte numri i pare qe shfaqet ne ekranin e aparatit qe sherben per matjen e tensionit te gjakut. Ai perfaqeson presionin godites qe ushtron zemra ne nje pompim gjaku.
Presioni diasistolik i gjakut eshte numri i dyte qe shfaqet ne ekranin e aparatit qe sherben per matjen e tensionit te gjakut. Ai perfaqeson presionin godites qe ushtron gjaku ne muret e arterieve kur zemra eshte ne pushim ndermjet 2 te rrahurave te saj.
CILI PREJ DY VLERAVE ESHTE ME I RENDESISHEM?
Te dy vlerat e mesiperme jane shume te rendesishme, por me i rendesishem mes tyre eshte presioni sistolik. Ai perben rriskun me te larte per te zhvilluar semundje kardiovaskulare (semundje te zemres) ne mbi 50% te popullsise qe jane mbi 50 vjec. Ne shumicen e rasteve kjo vlere dhe rreziku per te zhvilluar hipertension rritet me rritjen e moshes.
Sipas nje studimi te kryer ne bote eshte pare se kemi nje rrisk te larte per te zhvilluar semundje te tilla si sulm ne zemer dhe goditje ne tru per cdo dyfishim te presionit sistolik me 20 mmHg dhe me 10 mmHg te atij diasistolik, nga mosha 40 vjec deri ne moshen 89 vjec.
REFERENCAT
https://www.hopkinsmedicine.org