VIRUSI ZIKA
VFARE ESHTE VIRUSI ZIKA?
Virusi Zika eshte nje semundje qe perhapet kryesisht nga mushkonjat, qe jane aktive ne disa pjese te botes.
Per shumicen e njerezve eshte nje semundje e lehte dhe jo e demshme, por mund te shkaktoje probleme nese jeni shtatzene.
Virusi Zika zakonisht perhapet nepermjet kafshimit nga mushkonjat e infektuara me pare .
Shume rralle, ju mund te infektoheni me virusin ne fjale nepermjet mardhenieve seksuale .
Virusi Zika gjendet ne keto vende te botes:
- Amerika Jugore dhe Qendrore
- Karaibe
- Ishujt e Paqesorit
- Afrika
- Azia
- Lloji i mushkonjave qe bartin virusin Zika nuk gjenden ne Angli.
Informacion:
Eshte shume e rendesishme te kontrolloni rrezikun e infektimit nga Zika, per vendin ku do te shkoni perpara se te udhetoni.
Si te shmangni virusin Zika?
Nese po udhetoni ne nje zone ku gjendet virusi Zika, merrni keshilla nga nje mjek i pergjithshem, infermiere, farmacist ose klinike udhëtimi perpara se te shkoni.
Eshte e keshillueshme ta beni lete te pakten 4-6 jave perpara se te udhetoni, por gjithsesi mund te merrni keshilla edhe ne minuten e fundit nese keni nevoje.
Keshillohet qe :
1.Perdorni spraj ambienti per te vrare insektet,pra mushkojnat.
2.Perdorni insekticide ne lekure ne menyre qe te mbani larg mushkonjat.
3.Perdorni veshje me menge te gjata per tu mbrojtur nga mushkonjat.
CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQEN NGA INFEKTIMI ME VIRUSIN ZIKA?
Shume njerez te infektuar me virusin Zika nuk do te kene simptoma ose do te kene vetem simptoma te lehta.
Simptomat me te zakonshme te infektimit nga virusi Zika perfshijne:
- ethe
- nje temperature te larte
- nje dhimbje koke
- sy te lodhur, te kuq (Konjuktivit)
- kycet te fryra dhe dhimbje te kyceve dhe muskujve
- nje skuqje dhe kruajtje ne te gjithe trupin
Sa zgjasin simptomat?
Zika zakonisht eshte nje semundje e lehte me simptoma qe zgjasin nga disa dite deri ne nje jave. Njerezit zakonisht nuk shkojne ne ate gjendje aq sa te kerkojne ndihme ne spital dhe shume rralle vdesin nga semundja e shkaktuar nga virusi Zika. Per kete arsye, shume njerez mund te mos e kuptojne se jane te infektuar. Simptomat e Zikes jane te ngjashme me viruset e tjera te perhapura permes pickimeve te mushkonjave,prandaj edhe duhet bere nje diagnoze e qarte per semundjen ne fjale.
SI DIAGNOSTIKOHET SEMUNDJA E SHKAKTUAR NGA VIRUSI ZIKA?
Per te diagnostikuar Zika-n, nje mjek ose nje ofrues tjeter i kujdesit shendetesor do te pyese per cdo udhetim te fundit dhe cdo shenje dhe simptome tjeter lidhur me semundjen.
Ata mund te kerkojne realizimin e testeve te gjakut ose urines per te ndihmuar ne percaktimin nese keni virusin Zika ose jo.
Mos harroni te kerkoni pergjigjet e rezultateve te testit Zika edhe nese ndiheni me mire.
Kujdes me te madh per semundjen duhet te kene:
1.Personat qe kane udhetuar se fundmi ne nje prej zonave ku kjo semundje eshte aktive.
2.Grate shtatzena, qe se fundmi kane udhetuar ne keto zona ku mushkonjat pergjegjese per perhapjen e semundjes jane aktive.
3.Personat qe planifikojne te konceptojne nje shtatzani te mundshme po ashtu nuk duhet te udhetojne ne keto vende pa kryer me pare nje konsulte tek mjeku.
SI DO TE TRAJTOHET KJO GJENDJE SHENDETESORE?
Nuk ka asnje ilac apo vaksine specifike per virusin Zika.
Trajtimi eshte simptomatik,qe do te thote trajtohen simptomat qe shfaqen.
Ketu do te permendim:
- Pushoni shume.
- Pini lengje per te parandaluar dehidratimin.
- Merrni ilace te tilla si acetaminofen (Tylenol) per te ulur temperaturen dhe dhimbjen.
- Mos merrni aspirine dhe barna te tjera anti-inflamatore jo-steroide (AIJS) derisa te perjashtohet apo zvogelohet rreziku i gjakderdhjes.
- Nese jeni duke marre ilace per nje gjendje tjeter mjekesore, bisedoni me mjekun tuaj perpara se te merrni ilace shtese.
- Nese mendoni se mund te keni apo keni pasur Zika, tregojini mjekut ose ofruesit tuaj te kujdesit shendetesor dhe ndermerrni hapa per te mbrojtur te tjeret.
Nese kujdeseni per nje person me Zika:
ndermerrni hapa per te mbrojtur veten nga ekspozimi ndaj gjakut dhe lengjeve trupore te personit (urina, jashteqitja, te vjellat). Nese jeni shtatzene, mund te kujdeseni per dike me Zika nese ndiqni keto hapa.
- Mos prekni gjakun ose lengjet e trupit te nje personi te infektuar pa doreza.
- Lani duart me sapun dhe uje menjehere pas kujdesit.
- Hiqini dhe lani menjehere rrobat nese ato bien ne kontakt me gjakun ose lengjet trupore te personave te infektuar.Perdorni detergjentin tuaj te zakonshem, nuk eshte e nevojshme perdorimi i zbardhuesit .
- Pastroni cdo dite ambientin e te semurit duke perdorur pastrues shtepiak.
REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/zika/zika-virus.html
https://www.cdc.gov/zika/symptoms/treatment.html
https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/zika-virus
https://www.nhs.uk/conditions/zika/
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/zika-virus/symptoms-causes/syc-20353639