Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

VIRUSI I NILIT PERENDIMOR

CFARE ESHTE VIRUSI I NILIT PERENDIMOR?

Virusi i Nilit Perendimor eshte nje semundje qe shkaktohet nga mushkonjat dhe shikohet shume shpesh ne amerike dhe ne disa vende te tjera po ashtu.
Me se shpeshti perhapet te njerezit nga pickimi i nje mushkonja te infektuar. Rastet me kete semundje ndodhin gjate sezonit te mushkonjave, i cili fillon ne vere dhe vazhdon deri ne vjeshte.
Nuk ka vaksina per te parandaluar ose medikamente per te trajtuar virusin e nilit perendimor tek njerezit. Per fat te mire, shumica e njerezve te infektuar me semundjen ne fjale nuk shfaqin simptoma te renduara te semundjes.
Rreth 1-5 njerez qe jane te infektuar zhvillojne ethe dhe simptoma te tjera.
Po ashtu rreth 1-150 njerez te infektuar zhvillojne nje semundje serioze, ndonjehere fatale.

Ju mund te zvogeloni rrezikun e infektimit nga virusi i nilit perendimor duke perdorur ilace kunder insekteve dhe duke veshur kemisha me menge te gjata dhe pantallona te gjata per te parandaluar pickimin nga mushkonjat.

Cilat jane simptomat qe shfaq semundja ne organizem?

Semundja e shkaktuar nga Virusi i Nilit Perendimor ne shumicen e rasteve shfaqet asimptomatike. Sipas statistikave rreth 8 nga 10 persona te infektuar rezultojne asimptomatik.

Kjo semundje mund te shfaqet :

  1. Si nje semundje febrile (ethe) tek disa njerez.
    Rreth 1-5 persona qe jane te infektuar zhvillojne ethe me simptoma te tjera si dhimbje koke, dhimbje trupi, dhimbje kycesh, te vjella, diarre ose skuqje te lekures.
    Shumica e njerezve me semundje febrile me shkaktar virusin e Nilit Perendimor sherohen plotesisht, por lodhja dhe dobesia mund te zgjasin me jave ose muaj.
  2. Me simptoma serioze ne njerez te tjere.
    Rreth 1-150 njerez qe jane te infektuar zhvillojne nje semundje te rende qe prek sistemin nervor qendror si encefaliti (inflamacion i trurit) ose meningiti (inflamacion i membranave qe rrethojne trurin dhe palcen kurrizore).

Simptomat e renda te semundjes perfshijne : temperature te larte, dhimbje koke, ngurtesi te qafes, mpirje, corientim, koma, dridhje, konvulsione, dobesi muskulore, humbje te shikimit, mpirje deri edhe ne paralize.

Komplikacionet e renda te semundjes mund te prekin cdo moshe,e megjithate njerezit mbi 60 vjec jane ne rrezik me te madh per te zhvilluar komplikacione te renda te semundjes.
Njerezit me kushte te caktuara mjekesore si : kanceri, diabeti, hipertensioni, semundjet e veshkave dhe njerezit qe kane kryer transplant organesh jane gjithashtu ne rrezik te madh.
Sherimi i komplikacioneve te renda te semundjes mund te zgjase disa jave ose muaj. Disa efekte te semundjes ne sistemin nervor qendror mund te jene te perhershme.
Rreth 1-10 njerez qe zhvillojne kompikacione serioze te sistemit nervor qendror vdesin.

SI DIAGNOSTIKOHET SEMUNDJA E SHKAKTUAR NGA VIRUSI I NILIT PERENDIMOR?

Nese dyshoni se ju ose nje anetar i familjes suaj mund te keni semundjen e virusit te Nilit Perendimor, bisedoni me mjekun tuaj te cilit duhet theksuar se nuk duhet ti fshihni asnje shqetesim qe keni.
Mjeket diagnostikojne infeksionin e virusit te Nilit Perendimor bazuar ne:

  • shenjat dhe simptomat
  • historine e ekspozimit te mundshem ndaj mushkonjave qe mund te mbartin virusin e Nilit Perendimor
  • nje testi gjak komplet ose nje moster e marre nga likidi cerebrospinal

SI REALIZOHET TRAJTIMI I SEMUNDJES SE SHKAKTUAR NGA VIRUSI I NILIT PERENDIMOR?

Nuk ka nje vaksine ose ilace specifike per te trajtuar infeksionin e shkaktuar nga virusi i Nilit Perendimor.
Antibiotiket nuk trajtojne infeksionet virale dhe per kete arsye nuk perdoren ne kete lloj infeksioni .
Pushimi i gjate ne shtrat, lengjet e shumta dhe ilacet kunder dhimbjes pa recete mund te lehtesojne disa simptoma te semundjes.
Ne rastet e renda, pacientet shpesh duhet te shtrohen ne spital per te marre trajtim mbeshtetes si :lengje intravenoze, ilace kunder dhimbjeve dhe kujdesin infermieror te duhur.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/west-nile-virus.html

https://www.nhs.uk/conditions/west-nile-virus/

https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/west-nile-virus

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/west-nile-virus/symptoms-causes/syc-20350320

https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/west-nile-virus