Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

VASKULITI

Vaskuliti eshte nje inflamacion i eneve te gjakut. Inflamacioni mund te shkaktoje trashjen e mureve te tyre, gje qe zvogelon gjeresine e kalimit te gjakut ne ene. Kjo bene qe qarkullimi i gjakut ulet dhe si rrjedhoje mund te demtoje indet dhe organet e trupit.

Ka shume lloje vaskulitesh, megjithese eshte nje semundje e rralle dhe mund te demtoje nje apo me shume organe te trupit.

Vaskuliti mund te preke kedo, megjithese disa vaskulite jane me te zakonshme ne grupmosha te caktuara. Disa vaskulite zgjasin per nje kohe te shkurter, ndersa te tjerat mund te kerkojne trajtim mjeksor per tu sheruar apo per te parandaluar shperthimet.

Llojet e Vaskulitit :

  1. Semundja Behcet
  2. Semundja Buerger
  3. Semundja Kawasaki
  4. Sindroma Churg-Strauss
  5. Krioglobulinemia
  6. Inflamacioni i arterieve te medha
  7. Poliangitis granulomatoz
  8. Purpura Henoch-Schonlein
  9. Inflamacioni i arterieve Takajasu

SIMPTOMAT E VASKULITIT

Shenjat dhe simptomat e vaskulitit perfshijne:

  • Ethe
  • Dhimbje koke
  • Lodhja
  • Humbje peshe
  • Dhimbje te pergjithshme

Shenjat dhe simptomat e tjera :

  1. Sistemi i tretes.
    Nese jane te prekura stomaku ose zorret mund te perjetoni dhimbje pas ngrenies se ushqimit. Ulcerat jane te mundshme dhe mund te japin gjak ne jashteqitje.
  2. Veshet.
    Semundja mund te shfaqet me marramendje, zhurme ne vesh dhe humbje e papritur e degjimit.
  3. Syte.
    Vaskuliti mund t’i beje syte tuaj te duken te skuqur, mund te japi gjithashtu kruarje ose djegie. Arteriti(inflamacioni i arterieve) me qeliza te medha mund te shkaktoje shikim te dyfishte dhe verberi te perkohshme ose te perhershme ne nje ose te dy syte. Kjo ndonjehere eshte shenja e pare e semundjes.
  4. Duart ose kembet.
    Disa lloje te vaskulitit mund te shkaktojne mpirje ose dobesi ne duar ose ne kembe. Pellembet e duarve dhe shputat e kembeve mund te fryhen ose te ngurtesohen.
  5. Mushkerite.
    Ne momentin qe preket mushkeria nga vaskuliti ju mund te keni gulcima apo edhe te keni kolle me gjak.
  6. Lekura.
    Ne momentin qe preket lekura si pasoje e hemoragjise nga lekura ju mund tju shfaqen disa pika te vogla te kuqe ne lekure. Vaskuliti gjithashtu mund te shkaktoje gunga ose plage te hapura ne lekure .

SHKAKTARET E SEMUNDJES SE VASKULITIT

Shkaku i sakte i vaskulitit nuk eshte kuptuar plotesisht. Disa lloje vaskuliti lidhen me faktore gjenetike te nje personi.
Te tjera mund te jene si rrjedhoje e sistemi imunitar qe sulmon gabimisht qelizat e eneve te gjakut.
Shkaktaret e mundshem per kete reagim te sistemit imunitar perfshijne:

  • Infeksione, si hepatiti B dhe hepatiti C.
  • Kanceret e gjakut.
  • Semundjet e sistemit imunitar, si artriti reumatoid, lupusi dhe skleroderma.
  • Reagimet ndaj barnave te caktuara.

SI DIAGNOSTIKOHET SEMUNDJA E VASKULITIT?

  • Analizat e gjakut.
    Keto analiza kerkojne shenja te inflamacionit, sic eshte niveli i larte i proteines C-reaktive (PCR). Testet e gjakut qe kerkojne antitrupa citoplazmatike anti-neutrofil (ANCA) mund te ndihmojne ne diagnostikimin e vaskulitit.
  • Testet imazherike.
    Analizat imazherike mund te ndihmojne ne percaktimin e eneve dhe organeve te prekura. Ata gjithashtu mund te ndihmojne mjekun te monitoroje reagimin e trupit nga trajtimi me ilace. Testet imazherike per vaskulitin perfshijne radiografine, EKO, skaneri dhe rezonanca magnetike .
  • Biopsi.
    Kjo eshte nje procedure kirurgjikale ne te cilen mjeku juaj heq nje moster te vogel te indit nga zona e prekur e trupit tuaj.

SI TRAJTOHET SEMUNDJA E VASKULITIT?

Trajtimi fokusohet ne kontrollin e inflamacionit dhe menaxhimin e komplikacioneve qe mund te shkaktoje vaskuliti.
Medikamentet qe perdoren ne kete semundje jane kortikosteroidet, sic eshte prednizoni, eshte lloji me i zakonshem i ilacit qe jepet nga mjeku per te kontrolluar inflamacionin qe lidhet me vaskulitin.

E megjithate perdorimi i tyre per nje kohe te gjate mund te japi shtim ne peshe, diabet dhe dobesimin e kockave.

Medikamente te tjera mund te pershkruhen me kortikosteroidet per te kontrolluar inflamacionin. Mjekimi i perdorur varet nga lloji i vaskulitit qe eshte i pranishem. Keto medikamente mund te jene metotreksat (Trexall), azatioprine (Imuran, Azasan), mikofenolat (CellCept), ciklofosfamid, tocilizumab (Actemra) ose rituximab (Rituxan). Ne momentin qe ky trajtim nuk funksionon atehere mund te jete e nevojshme te kryhet nje nderhyrje kirurgjikale.

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org

https://link.springer.com

https://medlineplus.gov

https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov

https://flexikon.doccheck.com