Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

VAKSINIMI I FEMIJEVE DHE PYETJET ME TE SHPESHTA TE PRINDERVE

KALENDARI VAKSINIMIT TEK FEMIJET 2023

Vaksinimet e detyruara per femijet jane te sigurta dhe efektive.
Ato jane testuar teresisht dhe eshte provuar se parandalojne semundje te renda, duke shpetuar miliona jete femijesh çdo vit. Me vaksinimin e detyruar, femijet krijojne mbrojtje afatgjate, duke pasur nje jete te shendetshme dhe cilesore, pa pasoja nga mikrobet qe mund te perballet me vone.

CFARE JANE VAKSINAT DHE SI FUNKSIONOJNE ATO?

Vaksinat mbrojne kunder semundjeve serioze dhe ndonjehere vdekjeprurese dhe ndihmojne sistemin mbrojtes natyror te trupit, pra sistemin imunitar, t’i parandaloje ato. Shumica e vaksinave jepen gjate femijerise per te siguruar mbrojtje ne fazat e hershme te jetes, kur femijet jane me te prekshem nga semundjet.

Duke stimuluar sistemin imunitar permes prodhimt te antitrupave, vaksinat pergatisin trupin per te njohur dhe luftuar te ashtuquajturat mikrobe (viruse ose baktere specifike).

Vaksinat permbajne forma te vdekura ose te gjalla te dobesuara te mikrobeve qe aktivizojne sistemin imunitar te trupit per te prodhuar natyrshem antitrupa qe do te luftojne semundjen. Ne kete menyre organizmi do te memorizoje se si t’i luftoje ato mikrobe.
Nese ne te ardhmen femija bie ne kontakt me mikrobe shume te ngjashme, por te gjalla dhe te forta pra nje infeksion te vertete, sistemi i tij imunitar do te dije se si t’i shkaterroje ato shpejt para se te semuret rende. Prandaj, vaksina eshte menyra me e sigurt dhe me e mire per te krijuar nje reagim imunitar ne trup pa shkaktuar semundje.

Shumica e vaksinave injektohen ne muskul, por disa jepen edhe nga goja.

A JANE TE SIGURTA VAKSINAT?

Vaksinat jane te sigurta. Te gjitha vaksinat i nenshtrohen testeve te rrepta te sigurise dhe efikasitetit.
Vaksinat qe nuk plotesojne kerkesat e cilesise dhe sigurise nuk miratohen dhe nuk jane te disponueshme per perdorim.
Per me teper femijet kane me shume gjasa te kene pasoja serioze nga nje semundje e parandalueshme me vaksinim sesa nga vete vaksina.
Per shembull, tetanosi mund te shkaktoje dhimbje ekstreme, spazma muskulore dhe mpiksje gjaku.
Fruthi mund te shkaktoje encefalit (infeksion te trurit) dhe per pasoje verberi. Shume semundje qe jane te parandalueshme me vaksina dhe per arsye te ndryshme vaksinat nuk behet, atehere kjo mund te jene fatale. Perfitimet e vaksinimit jane shume me te medha se rreziqet prej saj.

A KA LIDHJE NDERMJET VAKSINIMIT DHE AUTIZMIT?

Nuk ka asnje prove per nje lidhshmeri midis vaksinave dhe autizmit dhe çrregullimit te spektrit autik. Kete e tregojne studime te shumta te kryera me nje numer shume te madh pjesmarresish.

Sigurohuni qe te mbeshteteni ne burime te besueshme informacioni kur hulumtoni rreth vaksinave. Nje vaksine e humbur ose e vonuar mund ta vendose femijen tuaj ne rrezik te larte per semundje serioze dhe madje edhe vdekje.

A DUHET VAKSINUAR FEMIJA EDHE NESE TASHME E KA KALUAR SEMUNDJEN E PARANDALUESHME ME VAKSINE?

Ju duhet qe ta vaksinoni femijen tuaj kunder semundjeve te parandalueshme nga vaksina edhe nese femija e ka kaluar semundjen. Disa semundje, si fruthi, mund te jene shume te demshme dhe e bejne sistemin imunitar te femijes tuaj te prekshem ndaj infeksioneve te tjera. Prandaj, eshte veçanerisht e rendesishme qe te merret nje vaksine per te forcuar mbrojtjen e trupit edhe pas semundjes.

Perveç kesaj, duke qene se disa vaksina mbrojne nje femije nga me shume se nje semundje me nje injektim te vetem, nje infeksion i meparshem me nje semundje nuk do ta mbroje femijen nga te gjitha ato semundje.
Per shembull, vaksina MMR mbron kunder fruthit, rubeoles dhe shytave, dhe vaksina DTP mbron nga difteria, tetanozi dhe pertusis (kollë e mire).

A MUND TA VAKSINONI FEMIJEN TUAJ NESE AI KA LINDUR PREMATUR(PARAKOHE), ME PESHE TE ULET DHE IKTER(VERDHEZ)?

Foshnjat e lindura para kohe duhet te vaksinohen si çdo foshnje tjeter. Ne fakt, eshte thelbesore te vaksinohen foshnjat e lindura para kohe sepse ato jane me te prekshme ndaj disa infeksioneve dhe vaksinat mund t’i mbrojne ato.

Nese foshnja ka pasur nje peshe shume te ulet te lindjes, duhet te diskutoni nevojen per vaksinim me mjekun tuaj. Foshnjat qe kane pasur verdhez qe nga lindja dhe ata qe ushqehen me gji duhet te vaksinohen si gjithe te tjeret.

A DUHET VAKSINUAR FEMIJA NESE KA ASTEM, EKZEME, RINIT ALERGJIK, EPILEPSI APO KONVULSIONE?

Femijet me astme, ekzeme, rinitit alergjik ose alergji te thjeshta duhet te vaksinohen .
Femijet qe marrin steroid me nje inhalator ose krem ​​me nje doze te ulet steroidesh duhet te vaksinohen si te tjeret. Nese keni dyshime te metejshme per vaksinimin, bisedoni me mjekun e femijes tuaj.

Femijet me epilepsi duhet te vaksinohen nese gjendja e tyre eshte e qendrueshme.
Femijet me histori familjare te krizave ose epilepsise duhet te vaksinohen si çdokush tjeter.

Nese jeni te shqetesuar per vaksinimin e femijes tuaj ose nese femija juaj ka ndonje efekt anesor pas marrjes se vaksines, bisedoni me mjekun tuaj. Mos harroni se vaksinat jane menyra me e mire per te mbrojtur femijen tuaj nga semundjet e rrezikshme qe mund te shkaktojne probleme serioze, afatgjata shendetesore dhe madje edhe vdekje.

REFERENCAT

  1. Ministria e Shëndetësisë – Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka një faqe zyrtare në internet ku mund të gjeni informacion të rëndësishëm mbi programin e vaksinimit. Ata ofrojnë informacione për vaksinat e përdorura në vend, rregullat dhe udhëzimet për vaksinimin, si dhe lajme të fundit në lidhje me programin e vaksinimit.
  2. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) – IKSHP është organi kryesor për menaxhimin e shëndetit publik në Shqipëri. Ata kanë një faqe të veçantë për vaksinimin, ku mund të gjeni informacione të detajuara mbi vaksinat, skemat e vaksinimit, efektivitetin e tyre dhe rregullat e vaksinimit për grupet e ndryshme të popullsisë.
  3. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Aparatit Medikal (AKBAM) – AKBAM është organi përgjegjës për miratimin, monitorimin dhe kontrollin e barnave dhe vaksinave në Shqipëri. Ata ofrojnë informacione të detajuara mbi vaksinat e aprovuara në vend, dokumentacionin e tyre dhe statusin e vaksinimit në vend.
  4. Qendra Kombëtare e Koordinimit të Imunizimit – Kjo qendër është përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve të vaksinimit në Shqipëri. Ata ofrojnë informacione të rëndësishme mbi strategjitë dhe planifikimin e vaksinimit, si dhe raportime të përditshme mbi progresin e vaksinimit në vend.
  5. Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) – WHO ka një prezencë të fortë në Shqipëri dhe ofron mbështetje në hartimin dhe zbatimin e politikave të vaksinimit. Faqja e WHO për Shqipërinë ofron informacione të rëndësishme mbi programin e vaksinimit në vend dhe rekomandimet e tyre për praktikat e mira të vaksinimit.