Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

VAGINOZAT BAKTERIALE

CFARE ESHTE VAGINOZA BAKTERIALE ?

 Vaginoza Bakteriale eshte nje  crregullim qe ndodh tek femrat dhe ka te beje me nje prishje te balances se rritjes normale te baktereve ne vagine . Saktesisht kemi te bejme me rritje te larte te numrit te  baktereve ne vagine e qe manifestohet me keto ankesa tek femrat : sekrecione te shtuara vaginale , sekrecione me ere te rende , dhimbje abdominale , kruarje te zones intime , djegie te urines , etj .

SA  SHPESH HASET VAGINOZA BAKTERIALE  ?

 Vaginoza Bakteriale eshte infeksioni me i shpeshte i hasur tek femrat ne moshe riprodhuse . Po ashtu eshte pare edhe nje rritje e incidences se kesaj patologjie edhe tek femrat shtatzana .

SI MUNDET NJE PERSON TE EKSPOZOHET NGA NJE INFEKSION I TILLE ?

 Shkaktaret per nje Vaginoz Bakteriale nuk jane  plotesisht te identifikueshme . Ne vagine gjenden “baktere te mira ” dhe” baktere te keqija ” , pra dalim ne konkluzionin se kjo patologji ka te bej me rritjen e numrit te “baktereve te keqija ” krahasuar me numrin e ” baktereve te mira “. Ende nuk eshte e qarte se si femrat preken nga vaginoza bakteriale apo rolit qe luajne te ashtuquajturat ” bakteret e keqija ” ne zhvillimin e kesaj patologjie . PO ajo qe dihet e sigurte eshte se cdo grua se paku nje here ne jeten e saj mund te preket nga nje situate e tille .
 Ka disa zakone/aktivitete qe i vendosin femrat perballe rriskut per tu prekur nga vaginozat bakteriale :
 – Dushet vaginale
 – Mardheniet intime me shume partner
 – Disa metoda kontraceptive , si psh  DIU.
 Por ka edhe disa sterotipe  qe duhen ndryshuar per menyrat e infektimit nga kjo semundje , ketu permendim : ndenjeset e tualetit ,
 nderresat e shtratit , pishinat ,etj qe nuk sherbejne si rruge transmetimi per infeksione te tilla .
 Femrat te cilat nuk kane patur mardhenie seksuale nuk mund te preken nga vaginozat bakteriale .

CILAT JANE SHENJAT DHE SIMPTOMAT E VAGINOZAVE BAKTERIALE ?

 Femrat me vaginoz bakteriale kane shpeshe here sekrecione vaginale me ere te rende ( si te peshkut ), e verejtur sidomos pas kontaktit seksual . Ngjyra e ketyre sekrecioneve varion nga te bardha ne gri , por ndonjehere mund te behen edhe jeshile. Te tjera manifestime te saj permendim djegie gjate aktit te urinimit dhe irritim te zones rreth vagines . Ndersa disa te tjera mund te mos shfaqin simptoma te kesaj semundje derisa gjendja mund te rendohet .

SI DIAGNOSTIKOHET VAGINOZA BAKTERIALE ?

 – Vlersimin e shenjave karakteristike te semundjes .
 – Testet laboratorike
 – Egzaminimin e sekrecioneve vaginale

CILAT JANE KOMPLIKACIONET E VAGINOZAVE BAKTERIALE ?

 – Rritet predispozita per tu infektuar nga virusi HIV
 – Rritet rreziku per ta transmetuar virusin e HIV tek partneri/et e saj seksual
 – Rritet rreziku per te perjetuar nje abort te mundshem ne te ardhmen ose nje histerektomi
 – Ne rast shtatzanie te mundshme  , rritet rreziku per nje lindje te parakohshme
 – Rritet mundesia qe nje grua te preket nga : herpes simples , klamidia dhe gonhorrea .

SI MUND TE NDIKOJE SEMUNDJA TEK GRATE SHTATZENA DHE BEBI I TYRE ?

 Ne saj te shume rasteve te marra ne studim eshte arritur ne konkluzionin qe grate shtatzena mund te predispozohen per lindje te bebit prematur apo te lindjes se nje femije nen peshen normale . PO ashtu eshte pare qe infeksioni mund te arrije te preki Uterusin ( mitren ) dhe tubat e Fallopit . Kjo semundje mund te shkaktoj edhe SIP ( Sindromin Inflamator Pelvik ) , te cilat mund te shkaktojne edhe infertilitet , inflamim te tubave te Fallopit , shtatzani ektopike etj.

SI TRAJTOHET VAGINOZA BAKTERIALE ?

 Vaginoza bakteriale eshte nje semundje qe kerkon trajtim mjeksor  ,por ka edhe nga ato raste qe semundja sherohet pa trajtim medikamentoz . Fokusi kryesor i trajtimit eshte te parandalohet SIP . Meshkujt nuk preken nga ky infeksion sepse kjo eshte nje semundje qe perhapet vetem tek grate . Vec rasteve te renda te cilat rriskojne per SIP  qe duhet trajtuar me patjeter , nje grup tjeter qe kerkojne vemendje  te vecante jane grate shtatzena per te parandaluar cdo komplikacion qe lidhet me fetusin . Dy antibiotiket qe perdoren me shpesh ne ketoraste jane : Metronidazoli dhe Klindamicina . Por kujdes nuk duhet ti perdorni pa marre me pare nje rekomandim nga mjekur ,

REFERENCAT :

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/bacterial-vaginosis.html

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?