Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

URTHI DHE REFLUKSI I ACIDIT TE STOMAKUT

Urthi eshte nje ndjenje djegieje ne gjoks (ne qender te kraharorit) e shkaktuar nga acidi i stomakut qe ngjitet lart drejt fytit (refluks acidi).
Nese ky crregullim vazhdon te ndodhe pambarimisht, quhet semundja e refluksit gastro-ezofageal (GER).

SI MUND TA KUPTONI QE JU VUANI NGA URTHI APO KTHIMI MBRAPSHT I ACIDIT TE STOMAKUT DREJT FYTIT?

Simptomat kryesore te refluksit te acid te stomakut drejt fytit jane:

  1. Urthi
    Kjo eshte nje ndjesi djegieje ne mes te kraharorit,qe ndonjehere mund te ngaterrohet edhe me nje dhimbje te zemres.
    Urthi jep nje shije te pakendshme, te tharte ne goje dhe e gjitha kjo e shkaktuar nga acidi i stomakut.

Ju gjithashtu mund te keni:

  • Nje kolle ose lemze qe qetesohet dhe acarohet perseri.
  • Nje ze i ngjirur.
  • Frymarrje me ere te keqe.
  • Dhimbje

Simptomat shpesh perkeqesohen pas ngrenies, kur jeni shtrire dhe kur perkuleni para.

CILET MUND TE JENE SHKAKTARET E URTHIT?

Disa njerez mund te perjetojne sulme te urthit me shume se nje here. Njerezit nuk mund ta kuptojne arsyen e qarte te dhimbjes se tyre deri ne momentin qe shkojne per kontrroll tek mjeku.

Ndonjehere dhimbja shkaktohet ose perkeqesohet nga:

  • Ushqime dhe pije te caktuara, te tilla si kafe, domate, alkool, çokollate dhe ushqime te yndyrshme ose pikante
  • Te qenit mbipeshe
  • Pirja e duhanit
  • Shtatzania
  • Stresi dhe ankthi
  • Nje rritje te nivelit te disa llojeve te hormoneve, si progesteroni dhe estrogjeni
  • Disa ilaçe, te tilla si qetesuesit kunder dhimbjeve (si per shembull ibuprofeni)
  • Nje hernie hiatale, kur nje pjese e stomakut tuaj leviz lart ne kraharor

SI MUND TA MENAXHONI JU PERSONALISHT NJE SITUATE URTHI?

Ndryshimet e thjeshta te stilit te jeteses mund tju ndihmojne ne ndalimin ose reduktimin e urthit.

Ato cfare ju duhet te beni:

  1. Hani vakte me te vogla ushqimi dhe me shpesh.
  2. Ngrini fundin e kokes se krevatit me 10-20 cm, ne menyre qe gjoksi dhe koka te jene mbi nivelin e belit, gjë qe mund te ndaloje acidin e stomakut te ngjitet lart drejt fytit.
  3. Perpiquni te humbni peshe nese jeni mbipeshe.
  4. Perpiquni te gjeni menyra per t’u çlodhur, stresi rrit prodhimin e acidit gastrik.

Ato cfare ju nuk duhet te beni:

  1. Mos hani ushqim ose pije qe shkaktojne acarimin e gjendjes.
  2. Mos hani 3-4 ore para gjumit.
  3. Mos vishni rroba qe jane te ngushta ne brez.
  4. Mos pini duhan.
  5. Mos pini shume alkool.
  6. Mos e ndaloni marrjen e ndonje ilaçi te pershkruar nga mjeku pa u konsultuar me pare me nje mjek.

Nje farmacist mund tju ndihmoje me urthin dhe refluksin e acidit te stomakut.
Flisni me nje farmacist per keshilla nese vazhdoni te keni urth gjate gjithe kohes.

Ata mund te rekomandojne ilaçe te quajtura antacide qe mund te ndihmojne ne lehtesimin e simptomave tuaja.
Eshte me mire t’i merrni keto me ushqim ose menjehere pas ngrenies, pasi ne kete kohe keni me shume gjasa te keni urth. Ato gjithashtu mund te funksionojne per me gjate nese merren me ushqim.
Edhe pse antacidet ndihmojne simptomat ne afat te shkurter, ato nuk do ta kurojne problemin dhe nuk duhet te merren rregullisht per periudha te gjata.

SI MUND TE TRAJTOHET KY PROBLEM?

Nese keni refluks te acidit te stomakut, nje mjek i pergjithshem mund te pershkruaje nje ilaç te quajtur frenues i pompes protonike (PPI) qe redukton sasine e acidit qe prodhon stomaku .
Ilace te tilla permendim:

  • omeprazol
  • lansoprazoli

Zakonisht do t’ju duhet te merrni kete lloj ilaçi per 4-8 jave, ne varesi te faktit se sa serioze eshte refluksi .

Kthehuni te mjeku i pergjithshem nese simptomat tuaja kthehen pas nderprerjes se mjekimit. Ju mund te keni nevoje per nje recete afatgjate.
Nese nje ilac qe bene pjese tek frenuesit e pompes protonike nuk ju ndihmon, mjeku mund te sugjeroje te provoni nje lloj tjeter ilaçi te quajtur antagonist i receptorit H2, si ranitidin apo cimetidin.

Nese ilaçet nuk ju ndihmojne ose simptomat janë te renda, mjeku i pergjithshem mund t’ju referoje te nje specialist per:

  1. Nje analize per te zbuluar se çfare i shkakton simptomat , te tilla si gastroskopia (ku nje tub i holle me nje kamere brenda tij kalon ne fyt dhe me pas drejt stomakut).
  2. Kirurgji ne stomak ose tub ushqimor (ezofag) per te ndaluar refluksin e acidit.

REFERENCAT

  1. Kahrilas PJ, Shaheen NJ, Vaezi MF; American Gastroenterological Association Institute; Clinical Practice and Quality Management Committee. American Gastroenterological Association Institute technical review on the management of gastroesophageal reflux disease. Gastroenterology. 2008;135(4):1392-1413.e1-e5. doi:10.1053/j.gastro.2008.08.044
  2. Vakil N, van Zanten SV, Kahrilas P, et al. The Montreal definition and classification of gastroesophageal reflux disease: a global evidence-based consensus. Am J Gastroenterol. 2006;101(8):1900-1920; quiz 1943. doi:10.1111/j.1572-0241.2006.00630.x
  3. Katz PO, Gerson LB, Vela MF. Guidelines for the diagnosis and management of gastroesophageal reflux disease. Am J Gastroenterol. 2013;108(3):308-328; quiz 329. doi:10.1038/ajg.2012.444
  4. Kahrilas PJ, Boeckxstaens G, Smout AJ. Management of the patient with incomplete response to PPI therapy. Best Pract Res Clin Gastroenterol. 2013;27(3):401-414. doi:10.1016/j.bpg.2013.05.006
  5. Richter JE, Rubenstein JH. Presentation and epidemiology of gastroesophageal reflux disease. Gastroenterology. 2018;154(2):267-276. doi:10.1053/j.gastro.2017.07.045