Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

URETRITI JO-GONOKOKSIK

CFARE ESHTE URETRITI JO-GONOKOKSIK?

UJG (Uretriti Jo-Gonokokal) eshte nje infeksion i uretres i shkaktuar nga patogjene (mikrobe) te ndryshem nga gonorreja,pra pervec mikrobit te gonokokut qe shkakton gonorrhene.
Ajo eshte semundja me e shpeshte qe transmetohet me ane te kontakteve seksuale dhe shqeteson me teper meshkujt.

SA E SHPESHTE ESHTE KJO SEMUNDJE?

Jane disa lloje mikrobesh qe shkaktojne UJG, me e zakonshme dhe me e renda eshte klamidia.
Klamidia eshte shume e zakonshme si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.
Diagnoza e UJG behet me shpesh tek meshkujt krahasuar me femrat, kryesisht per shkak te dallimeve anatomike.
Mikrobet qe mund te shkaktojne UJG perfshijne :
1.Chlamydia trachomatis (me e zakonshme)
2.Ureaplasma urealyticum
3.Trichomonas vaginalis (i rralle)
4.Virusi herpes simplex (i rralle)
5.Haemophilus vaginalis
6.Mycoplasma genitalium

SI MUND TE INFEKTOHET NJE PERSON ME URETRITIN JO-GONOKOKSIK?

Rruget e perhapjes se uretritit jo-gonokoksik jane :

  • Rruge seksuale: Shumica e mikrobeve qe shkaktojne UJG mund te transmetohen gjate mardhenieve seksuale (vaginal, anal ose oral) qe perfshijne kontaktin e drejtperdrejte te mukozes me nje person te infektuar.
  • Rruge jo-seksuale : Keto shkaqe te UJG mund te perfshijne: infeksionet e traktit urinar, inflamim te gjendres se prostates per shkak te baktereve (prostatiti bakterial), nje ngushtim ose mbyllje te tubit ne penis (strikture uretrale), fimosis(mbyllje te lekures ne maje te penisit),rezultat i një procesi të tille si futja e nje tubi ne penis (kateterizimi).
  • Rruge perinatale: Gjate lindjes, foshnjat mund te ekspozohen ndaj mikrobeve qe shkaktojne UJG gjate kalimit permes kanalit te lindjes. Kjo mund te shkaktoje qe foshnja te kete infeksione ne sy (konjuktivit), veshe dhe mushkeri (pneumoni).

CILAT JANE SIMPTOMAT E URETRITIT JO-GONOKOKSIK?

Tek meshkujt, infeksioni i uretres, simptomat qe ajo mund te shfaqi jane si me poshte :

  • Sekrecione nga penisi
  • Djegie ose dhimbje gjate urinimit
  • Kruajtje, acarim ose ndjeshmeri te rritur ne penis
  • Njolle te brendshme ne penis

Simptomat e UJG tek grate mund te perfshijne:

  • Sekrecione nga vagina
  • Djegie ose dhimbje gjate urinimit
  • Dhimbje te barkut ose hemorragji(gjakderdhja) jonormale vaginale mund te jete nje tregues se infeksioni ka perparuar ne semundje inflamatore pelvike (SIP)

Infeksionet anale ose orale mund te ndodhin si te burrat ashtu edhe te grate. Infeksionet anale mund te rezultojne ne :

  • kruajtje rektale
  • rrjedhje rektale
  • dhimbje gjate levizjes se zorreve.
    Mund te ndodhin infeksione orale, por shumica (90 %) e ketyre infeksioneve jane asimptomatike. Disa njerez mund te kene dhimbje te fytit.

SI DIAGNOSTIKOHET URETRITI JO-GONOKOKSIK?

Mund te kerkojme te bejm nje diagnoz te uretritit jo-gonokoksik (kur gonokoku si mikrob eshte perjashtuar) ne momentin qe keni kaluar nje uretrit. Po ashtu kerkohet te testohen ne laborator mostrat e marra nga sekrecionet qofshin nga penisi apo vagina,perkatesisht sipas gjinive.

KU KONSISTON TRAJTIMI I KESAJ SEMUNDJE?

Trajtimet kryesore per UJG konsistojne ne perdorimin e antibiotikeve si: azitromicina dhe doksiciklina.
Antibiotiket alternative ne rast kur ndonje nga te mesipermit kunderindikohet jane eritromicina dhe ofloksacina.
Nje grua qe eshte shtatzene apo qe mendon se eshte duhet ti tregoje mjekut ne menyre qe te perdori nje ilac qe nuk do te demtoje foshnjen.
Merrni medikamentet deri ne fund edhe nese filloni te ndiheni me mire para perfundimit te trajtimit.
Shkoni edhe per nje rivlersim tek mjeku pas nje fare kohe,kur do ta shikoj edhe mjeku te pershtatshme.

Menyra me e mire per parandalimin e semundjes eshte te kryeni mardhenie seksuale te mbrojtura dhe mardhenie seksuale me nje patrner(monogamia).

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/non-gonococcal-urethritis.html

https://www.nhs.uk/conditions/non-gonococcal-urethritis/

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/4426-nongonococcal-urethritis-in-men

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK535411/

https://myhealth.alberta.ca/sexual-reproductive-health/sexually-transmitted-infections/non-gonococcal-urethritis

× Si mund tu vij ne ndihme?