Udhetimi me avion per Shtatzanat
Shtatzania eshte nje proces normal fiziologjik i trupit te femres qe shoqerohet me nje mori ndryshimesh ne trupin e saj. Kjo reflektohet ne fizik, sjellje dhe ndryshime te humorit.
Shtatzania, sado e mundishme, nuk duhet te prishe rrjedhen normale te jetes. Ama, ne raste kur rrezikohet nena edhe bebi, atehere, rekomandohet nena te ndjeke keshillat e mjekut.
A eshte e sigurt te udhetosh me avion gjate shtatzanise?
Udhetimi me avion gjate shtatzanise, zakonisht eshte i sigurt deri ne javen e 36-te per shumicen e grave shtatzena pa komplikacione. Gjithesesi, eshte e rekomanduar te behen konsulta me mjekun gjinekolog para se te vendosni per ndonje udhetim, sidomos grate me shtatzani me rrezik te larte.
Kjo per arsye sepse gjate udhetimit, shtohet rreziku per tromboza te venave te thella nga qendrimi ulur palevizur, lodhja, dhe dehidrimi. Per te minimizuar keto rreziqe, eshte e rendesishme te levizni rregullisht, te pine uje mjaftueshem dhe te perdoren corape per varicet.
Ka raste kur linjat ajrore kerkojne nje raport mjekesor pas javes se 28 te shtatzanise.
Deri ne cilen jave te shtatzanise mund te fluturoj?
Ne shumicen e rasteve, grate shtatzana mund te fluturojne deir ne javen e 36-te te shtatzanise, sidomos ato qe nuk kane komplikacione. Megjithate, shume linja ajrore kane rregulla specifike dhe mund te kerkojne nje raport mjekesor ose deshmi te afatit te lindjes pas javes se 28-te.
Per udhetimet nderkombetare, disa linja ajrore mund te kene kufizime me te rrepta. Prandaj, eshte shume e rendesishme te konsultoheni me mjekun tuaj gjinekolog perpara se te planifikoni udhetimin. Gjithashtu, duhet te kontrolloni politikat e linjes ajrore me te cilen do te udhetoni.
Cilat jane rreziqet e fluturimit me avion per shtatzenat?
Fluturimi me avion per grate shtatzena mund te paraqese disa rreziqe te cilat duhen marre parasysh:
- Tromboza e venave te thella (DVT): Qendrimi ulur per periudha te gjata gjate fluturimit mund te rrise rrezikun e mpiksjes se gjakut ne kembe.
- Dehidrimi: Ajri i thate ne kabinen e avionit mund te shkaktoje dehidrim (humbje te lengjeve), i cili eshte vecanerisht i rrezikshem gjate shtatzanise.
- Lodhja: Udhetimet e gjata mund te jene te lodhshme dhe stresuese per grate shtatzena, vecanerisht ne tremujorin e fundit.
- Ndryshimet ne presionin e ajrit: Ndryshimet e papritura te presionit te ajrit gjate ngritjes dhe uljes se avionit mund te shkaktojne shqetesime per disa gra shtatzena deri ne carje te mitres (ne raste shume ekstreme).
- Rreziku i lindjes se parakohshme apo abortit: Ky rrezik eshte me i madh ne grate te cilat kane ne historine e tyre personale lindje te parakohshme. Ne fakt, vete fluturimi mund te rrise rrezikun per lindje te parakohshme.
Cfare masash duhet te marrin grate shtatzane perpara dhe gjate fluturimit?
Per te udhetuar te sigurt edhe duke qene shtatzene, jane disa masa qe grate duhet te marrin parasysh si me poshte:
Para fluturimit:
Konsultohuni me mjekun tuaj gjinekolog: Diskutoni me te per cdo rrezik te mundshem qe mund te vije nga ky udhetimi juaj me avion ne moshen tuaj te shtatzanise. Duhet te merrni miratimin e gjinekologut/es sua per te udhetuar sidomos kur jeni ne muajt e fundit te shtatzanise.
Kontrolloni politikat e linjes ajrore me te cilen do te udhetoni: Verifikoni nese linja ajrore ka kerkesa specifike per grate shtatzena, apo nese kerkon raport mjekesor.
Planifikoni kohen e udhetimit: Perpiquni te udhetoni gjate tremujorit te dyte (java 14-28), kur rreziqet jane me te uleta dhe ju ndiheni me te qeta e me rehat.
Gjate fluturimit:
Pini sa me shume uje: Keshtu do te qendroni te hidratuar gjate gjithe kohes duke shmangur dehidrimin.
Levizni rregullisht: Cohuni dhe ecni ne avion cdo ore per te permiresuar qarkullimin e gjakut dhe per te parandaluar venat varikoze apo trombozen e venave te thella.
Perdorni corape komprimuese (per varicet): Keto jane lloje te vecanta te corapeve dhe ndihmojne ne parandalimin e formimit te trombit (mpiksjes se gjakut).
Zgjidhni nje vend te rehatshem: E mira te jete nje vend afer vendkalimit ne mes (hapesira midis rreshtave) per te patur me shume hapesire dhe lehtesi per te levizur.
Shmangni ushqimet e renda: Konsumoni sa me shume ushqime te lehta per te parandaluar fryerjen dhe dispepsine (gromesirat e gazrat e mostretjen e ushqimeve).
A me duhet rekomandim mjeku nese vendos te udhetoj me avion e jam shtatzane?
Ne shume raste, linjat ajrore mund te kerkojne nje rekomandim mjeku per grate shtatzena qe udhetojne me avion, vecanerisht pas javes se 28-te te shtatzanise.
Ky raport mjekesore konfirmon qe eshte e sigurt per ju te fluturoni dhe se nuk ka komplikacione qe mund te paraqesin rrezik gjate udhetimit.
Disa linja ajrore mund te kene rregulla te vecanta ose te kerkojne nje dokument qe tregon daten kur pritet te lindni dhe gjendjen tuaj shendetsore ne pergjithesi.
Per te qene te sigurta, eshte me mire te kontrolloni politkat e linjes ajrore dhe te konsultoheni me mjekun tuaj gjinekolog para udhetimit.
A ka kufizime per linjat nderkombetare te fluturimit per grate shtatzane?
Po, linjat nderkombetare te fluturimit shpesh kane kufizime specifike per grate shtatzena, dhe keto mund te ndryshojne nga nje linje ajrore ne tjetren.
Kufizimet me te zakonshme jane:
- Kerkesa per raport mjekesor: shume linja ajrore kerkojne ne raport mjeksore pas jave se 28-te te shtatzanise, qe konfirmon se eshte e sigurt qe ju ta ndermerrni kete udhetim. Ky dokument mund te perfshije edhe daten e pritshme te lindjes, dhe detaje mbi gjendjen tuaj shendetsore.
- Ndalimi i fluturimeve pas javes se 36-te: shumica e kompanive ajrore nuk lejojne grate te fluturojne pas javes se 36-te te shtatzanise per fluturimet nderkombetare. Ndersa per ato me me shume se nje foshnje, ky kufizim ulet me tej, shpeshhere pas javes se 32-te.
- Formulare te posacem te linjave ajrore: u kerkohen para se te vazhdoni me fluturimin per te vertetuar se keni marre aprovimin e mjekut tuaj kurues dhe per te deklaruar daten e lindjes.
- Kufizimet per udhetimet e gjata: sidomos per ato qe zgjatin me shume se 4-5 ore, disa linja ajrore mund te tregohen shume strikte per sa i perket raportit mjekesore dhe dokumentave qe u kerkohen.
Cilat jane politikat dhe rregullat e linjave ajrore per ceshtjen e fluturimit te grave shtatzena?
Politikat dhe rregullat e linjave ajrore per fluturimin e grave shtatzane mund te ndryshojne nga nje linje ajrore ne tjetren. Gjithesesi mbeten disa udhezime te pergjithshme te njejta per te gjitha linjat ajrore. Po jua tregoj si me poshte:
Raportet apo certifikatat mjekesore: Pas javes se 28-te shumica e kompanive u kerkojne grave shtatzena te paraqesin nje raport/certifikate mjekesore qe konfirmon se gruaja eshte e sigurt te udhetoje me avion.
Ne rastet e fluturimeve te gjata, apo nderkombetare, disa linja ajrore mund te kerkojne kete raport edhe ne moshen me te hershme te shtatzanise.
Ndalimi i fluturimit ne tremujorin e fundit: sidomos pas javes se 36-te, shumica e linjave ajrore nuk lejojne grate shtatzane te vazhdojne me fluturimet brenda vendit.
Ne rast te shtatzanive me binjake, apo me me shume femije, kufizimet hyjne ne fuqi me heret pas javes se 32-te te shtatzanise.
Formularet speciale: U kerkohen grave shtatzane nga disa kompani ajrore, ne cilat perfshihen informacione mbi daten e lindjes dhe ndonje komplikacion apo problem tjeter shendetsor te gruas shtatzene qe do udhetoje me avion.
Kushtet per shendetit e pasagjerit: Ne rast se nje grua shtatzene ka nje shtatzani me rrezik te larte apo ka patur komplikacione para fluturimit, linja ajrore mund te kerkoje me shume dokumentacion ose te mos lejoje gruan te fluturoje.
Kujdesi per rehati gjate udhetimit: Shume linja ajrore rekomandojne qe grate shtatzane te zgjedhin vendet afer hapesirave ndermjet ndenjesve (korridorit) per te patur me shume hapesire dhe lehtesi per levizje. Gjithatshtu u kerkohet te mbajne corapet komprimuese per te parandaluar trombozen e venave te thella.
Konsultat me mjekun: Linjat ajrore zakonisht keshillojne qe grate shtatzena te konsultohen me mjekun e tyre gjinekolog perpara udhetimit per te siguruar qe ky fluturim nuk paraqet rrezik si per shendetin e tyre ashtu edhe per foshnjen.
Prandaj, eshte shume e rendesishme te kontrollohen politikat e linjes ajrore me te cilen planifikoni te udhetoni, pasi keto rregulla mund te ndryshojne nga nje linje ajrore ne tjetren.
Udhetim te mbare e te sigurt!