Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

TULAREMIA

CFARE ESHTE TULAREMIA?

Tularemia( eshte nje semundje infektive) eshte nje semundje qe shkaktohet nga bakteri Francisella tularensis (F. tularensis).
Kjo bene qe nyjet limfatike te fryhen dhe te shkaktojne dhimbje dhe simptoma te tjera (ne varesi te vendit qe infektohet nga bakteret ne fjale ) ne keto organe:

  • mushkeri
  • sy
  • fyt
  • zorre

Tularemia eshte nje semundje zoonotike, qe do te thote se perhapet midis kafsheve dhe njerezve.
E quajtur zakonisht si “ethet e lepujve”, njerezit marrin tularemine nga ekspozimi ndaj rriqrave qe kane bakterin e F. tularensis.
Ju gjithashtu mund ta merrni ate nga kontakti me kafshet e infektuara (pergjithesisht lepujt dhe brejtesit ne pergjithesi) ose nga burimet e ushqimit dhe ujit te kontaminuar me bakteret.

Tularemia mund te shkaktoje qe nyjet limfatike te fryhen ne permasa shume te medha , gje qe duken si gunga te medha ne trupin tuaj. Ndonjehere shkakton demtim te lekures (ulcera) ne vendin ku bakteret F. tularensis hyne ne trupin tuaj.

SI MUND TE INFEKTOHENI NGA SEMUNDJA E TULAREMIS?

Tularemia mund te preke kedo, por puna, hobi ose aspekte te tjera te jetes suaj mund tju vene ne kontakt me te ngushte me kafshet dhe insektet e infektuara me F. tularensis.
Ju mund te jeni ne rrezik me te larte per tularemi nese:

  • Gjueti te kafsheve te egra ose konsumi i mishit te papjekur.
  • Punojne si veteriner apo profesionist te tjere te kujdesit ndaj kafsheve.
  • Jane te ekspozuar kundrejt pickimit ndaj insekteve.
  • Keni nje sistem imunitar te dobet (per shkak te HIV, kancerit ose medikamenteve imunosupresuese).
  • Jeni fermer, qethese delesh ose punoni me F. tularensis ne nje laborator. Keto pune ju vene ne rrezik per tularemi pneumonike.

Tularemia mund te preke nyjet limfatike, lekuren, syte, fytin, zorret ose mushkerite.
Ne raste me te renda, mund te shkaktoje inflamacion ne cdo organ, duke perfshire trurin dhe zemren tuaj.

CILAT JANE TIPET E TULAREMISE?

Tularemia ka disa forma, ne varesi te menyres se si jeni infektuar me F. tularensis dhe ku shfaqen simptomat tuaja.
Llojet e tularemise perfshijne:

Tularemia ulceroglandulare

Tularemia ulceroglandulare eshte forma me e zakonshme e tularemise.
Zakonisht semundjen e merrni nga pickimi i nje rriqre ose i nje kafshe te infektuar. Ndikon ne lekuren dhe nyjet limfatike.

Tularemia e gjendrave

Tularemia e gjendrave eshte e ngjashme me tularemine ulceroglandulare, por ajo prek vetem nyjet limfatike.
Ju merrni tularemi te gjendrave nga pickimi i rriqres ose direkt nga nje kafshe e infektuar.

Tularemia okuloglandulare

Ju merrni tularemi okuloglandulare nese konsumoni uje te kontaminuar ose bini ne kontakt me lengje trupore te infektuara ne sy.
Shkakton simptoma brenda dhe rreth syrit tuaj te infektuar tashme. Tularemia okuloglandulare zakonisht nuk prek te dy syte.

Tularemia orofaringeale

Ju merrni tularemi orofaringeale nga ngrenia e ushqimeve te kontaminuara, pirja e ujit te kontaminuar ose prekja e gojes me duar te palara . Shkakton dhimbje te fytit dhe ndonjehere simptoma te sistemit tretes (gastrointestinale).

Tularemia pneumonike

Tularemia pneumonike eshte forma me serioze e tularemise. Shkakton simptoma te ngjashme me pneumonine. Ju mund ta merrni tularemine pneumonike ne dy menyra:

  • Marrja e F. tularensis nepermjet frymemarrjes.
  • F. tularensis perhapet ne mushkeri nga diku tjeter ne trupin tuaj.

Tularemia tifoide

Tularemia tifoide shkakton temperature te larte dhe prek shume pjese te trupit tuaj. Ju mund te merrni tularemi tifoide ne te njejten menyre si format e tjera te tularemise.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ SEMUNDJA NE ORGANIZEM?

Simptomat e tularemise varen nga forma qe ju shfaqni.
Shumica e formave shkaktojne ethe, lloje te ndryshme skuqjesh dhe simptoma shtese specifike per vendin ku ndodhet infeksioni ne trupin tuaj.

Simptomat e tularemise ulceroglandulare dhe gjendrave perfshine:

  • Ethe
  • Nyjet limfatike shume te medha, te fryra dhe te dhimbshme
  • Plage e hapur (ulcere ose lezion) ne lekuren tuaj (vetem tularemia ulceroglandulare)

Simptomat e tularemise okuloglandulare:

  • Dhimbje ne sy
  • Syte te perlotur (qe lotojne)
  • Ndjeshmeria ndaj drites (fotofobia)
  • Nyjet limfatike te fryra dhe te dhimbshme rreth vesheve ose qafes
  • Plage te hapura ne sy (ulcera e kornese)

Simptomat e tularemise orofaringeale:

  • Ethe
  • Dhimbje te forta te fytit
  • Fyt i fryre, i skuqur me njolla te bardha

Disa njerez mund te kene gjithashtu:

  • Te vjella
  • Diarre (mund te jete me gjak)
  • Dhimbje barku (stomaku)

Simptomat e tularemise pneumonike:

  • Ethe
  • Kolle
  • Frymemarrje e shkurter (dispnea)
  • Dhimbje ose shtrengim ne gjoks
  • Dhimbjet e muskujve
  • Gunga te kuqe ose skuqje (eritema nodosum)
  • Kollitja me gjak (hemoptize)

Simptomat e tularemisë tifoide:

  • Temperatura e larte
  • Te dridhura
  • Dhimbje koke
  • Humbje e oreksit
  • Dhimbje muskulore
  • Dhimbje te fytit
  • Dhimbje barku (stomaku)
  • Diarre
  • Nauze ose te vjella
  • Konfuzion mendor

Periudha e inkubacionit pfr tulareminf, ose koha ndermjet ekspozimit dhe fillimit te simptomave, eshte 3-5 dite.
Disa njerez mund te qendrojne pa simptoma deri ne dy jave.

SI DIAGNOSTIKOHET TULAREMIA?

Per te diagnostikuar tularemine mjeku do tju pyese per simptomat tuaja dhe do te kerkoje realizimin e nje testi gjaku apo te lengjeve te tjera te trupit.
Ne varesi te simptomave tuaja, ato mund te shikojnë nyjet limfatike, fytin, syte dhe cdo ulcere, gunge ose skuqje qe keni ne lekuren tuaj.

Testet laboratorike dhe imazherike qe mund te kerkoje mjeku juaj per te diagnostikuar tularemine perfshijne:

  1. Analizat e gjakut.
    Ne fillim, analiza juaj e gjakut mund te duket normale sepse F. tularensis mund te rritet ngadale. Mund tju duhet te perserisni analizat e gjakut disa jave me von.
  2. Biopsi.
    Nese keni nyje limfatike te medha ose ulcera,mjeku mund te marre nje moster te indit tuaj per biopsi.
  3. Tampon per hunden ose fytin.
  4. Testi i lengut pleural (torakocenteza).
    Nese keni leng rreth mushkerive tuaja, mjeku mund te marre nje moster te tij gjate nje torakocenteze.

SI TRAJTOHET TULAREMIA?

Trajtimi i tularemise perfshin antibiotiket me spekter te gjere, te dhene nga mjeku ne formen e gjilperave ose per tu marre nga goja. Ju mund te keni nevoje per trajtime te tjera nese keni komplikime serioze.

Eshte e rendesishme qe tularemia te trajtohet sa me shpejt te jete e mundur. Mjeku juaj mund tju jape antibiotike perpara se te vijne rezultatet e testit per te parandaluar komplikacionet e renda.

Tularemia eshte e sherueshme tek njerëzit. Antibiotiket mund te vrasin bakteret qe shkaktojne tularemine.

Antibiotiket e perdorur per trajtimin e tularemise perfshijne:

  • Streptomicina
  • Gentamicina
  • Doksicikline
  • Azitromicina
  • Ciprofloxacin ose levofloxacin

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/emergency-preparedness-response/public-health-care-system-preparedness/tularemia.html

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/17775-tularemia

https://www.cdc.gov/tularemia/index.html

https://emergency.cdc.gov/agent/tularemia/faq.asp#:~:text=What%20is%20tularemia%3F,all%20U.S.%20states%20except%20Hawaii.

https://www.msdmanuals.com/professional/infectious-d

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?