Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

TROMBOZA E VENAVE TE THELLA

Tromboza e venave te thella (DVT) eshte ajo gjendje shendetesore e cila shfaqet kur nje mpiksje gjaku (tromb) formohet ne nje ose me shume vena te thella ne trup, zakonisht me shume ne vena e kembes.
Tromboza e venave te thella mund te shkaktoje dhimbje ne kembe ose enjtje te tyre. Megjithate ndonjehere kjo semundje nuk ka simptoma te dukshme.

Ju mund te prekeni nga trombozat e venave te thella nese keni disa gjendje mjekesore te caktuara qe ndikojne ne mpiksjen e gjakut.
Nje mpiksje gjaku ne kembe mund te zhvillohet gjithashtu nese nuk levizni per nje kohe shume te gjate.
Per shembull, mund te mos levizni shume kur udhetoni ne nje distance te gjate(kjo edhe mund te mos perbej nje faktor shume te forte rreziku),por kur jeni ne shtrat per nje kohe te gjate per shkak te operacionit, nje semundjeje ose nje aksidenti eshte nje faktore shume i rrezikshem.

Tromboza e venave te thella mund te jete serioze sepse koagulat(mpiksjet e formuara) e gjakut ne vena mund te shkeputen prej saj. Koagulat mund te udhetojne me pas nepermjet qarkullimit te gjakut dhe te vendosen/bllokohen ne mushkeri, duke bllokuar rrjedhen e gjakut (emboli pulmonare).
Kur DVT dhe emboli pulmonare ndodhin se bashku, quhet tromboemboli pulmonare.

SIMPTOMAT

Simptomat e trombozes se venave te thella (DVT) mund te perfshijne:

  • Enjtje/fryrje te kembeve
  • Dhimbje ne kembe, ngerce ose dhimbje qe shpesh fillon ne venen qe eshte e fryre
  • Ndryshim ne ngjyren e lekures ne kembe, si e kuqe ose vjollce
  • Nje ndjenje ngrohtesie ne kemben e prekur
  • Tromboza e venave te thella mund te ndodhe edhe pa simptoma te dukshme.

Kur duhet te shkoni tek mjeku?

Nese keni simptoma te nje embolie pulmonare (PE),qe eshte nje nderlikim kercenues per jeten e shkaktuar edhe ndoshta per shkak te DVT, kerkoni ndihme urgjente mjekesore.

Shenjat dhe simptomat paralajmeruese te nje embolie pulmonare jane:

  • Frymemarrje e veshtire qe fillon papritur
  • Dhimbje gjoksi ose shqetesime qe perkeqesohen kur merrni fryme thelle ose kur kolliteni
  • Ndjenja e dhimbjes se kokes ose marramendje
  • Te fiket
  • Puls i shpejte
  • Frymemarrje e shpejte
  • Kollitja me gjak

FAKTORET E RRISKUT PER SHFAQJEN E TROMBOZES SE VENAVE TE THELLA

Faktoret rriskant per shfaqjene e trombozave te venave te thella do te permendim:

  • Mosha,mbi 60 vjec.
  • Mungesa e levizjeve,e si pasoje edhe mungesa e tkurrjes se muskujve behet shkak per pellgezimin e gjakut ne vena duke rritur rrezikun per tromboze.
  • Nderhyrjet kirurgjikale te ndryshme.
  • Shtatzania,ndodh sepse rritet presioni ne venat e thella te kembeve dhe ne pelvis(legen)
  • Kontraceptivet,qe perdoren per te parandaluar nje shtatzani te padeshiruar.
  • Mbi pesha ose obeziteti
  • Duhanpirja
  • Kanceri
  • Sulmet ne zemer
  • Historia familjare per tromboz te venave te thella
  • Faktori gjenetik

3 Komplikacionet madhore te semundjes jane:

  1. Tromboembolia pulmonare,ndodh kur trombi ngec ne njeren prej eneve te gjakut ne mushkeri dhe qe duhet permendur eshte semundje shume e rrezikshme.
  2. Sindromi postflebitik,qe manifestohet me dhimbje ne kembe,dhimbje mesi dhe ndryshime te ngjyres se lekure.
  3. Trajtimi i komplikacioneve,nje komplikacion qe duhet trajtuar eshte edhe hemorragjia.

ANALIZAT QE ZBULOJNE TROMBOZAT E VENAVE TE THELLA

  1. Testi D-dimer
  2. Echo te venave te thella
  3. Grafia e venave
  4. Rezonanca magnetike

SI TRAJTOHET KJO SEMUNDJE?

Menyra me e mire e trajtimit eshte parandalimi,i cili realizohet duke:

  • ruajtur nje peshe normale
  • shmangur duhanpirjen
  • rritur aktivitete fizike
  • duke u konsultuar me mjekun per kontraceptivet qe merrni
  • fillimi i levizjeve sa me shpejte pas operacionit,etj.

Po ashtu duhen :

  • Perdorur sipas pershkrimit te mjekut antikoagulantet(holluesit) e gjakut.
  • Barnat trombolitike,perdoren ne gjendje shendetesore me te rrezikshme se barnat antiakoagulante.

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/deep-vein-thrombosis/diagnosis-treatment/drc-20352563

https://medlineplus.gov/deepveinthrombosis.html

https://www.cdc.gov/ncbddd/dvt/facts.html#:~:text=Deep%20vein%20thrombosis%20(DVT)%20is,also%20occur%20in%20the%20arm.

https://www.nhs.uk/conditions/deep-vein-thrombosis-dvt/

https://www.healthline.com/health/deep-venous-thrombosis