Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

TRICHOMONIASIS

CFARE ESHTE TRICHOMONIASIS?

Trichomoniasis eshte nje infeksion seksualisht i transmetueshem (SST) i shkaktuar nga nje parazit i quajtur Trichomonas vaginalis (TV).
Megjithese simptomat e semundjes ndryshojne, shumica e grave dhe burrave qe jane mbartes te parazitit ne fjale nuk jane ne dijeni te infeksionit.

CILET JANE SHKAKTARET E SEMUNDJES SE TRICHOMONIASIS DHE SI MUND TE INFEKTOHET NJE PERSON PREJ TIJ?

Trichomoniaza shkaktohet nga paraziti protozoar njeqelizor Trichomonas vaginalis.
Vagina eshte vendi me i zakonshem i shfaqjes se infeksionit tek femrat dhe uretra eshte vendi me i zakonshem i shfaqjes se infeksionit tek meshkujt.
Transmetimi i semundjes!
Paraziti kalon nga nje person i infektuar ne nje person i painfektuar gjate mardhenieve seksuale.
Tek femrat, pjesa me e shpeshte e infektuar e trupit eshte trakti i poshtem genital (vulva, vagina ose uretra),ndersa tek meshkujt pjesa e trupit me e infektuar eshte pjesa e brendshme e penisit (uretra).
Gjate mardhenieve seksuale, paraziti zakonisht transmetohet nga penisi ne vagine ose anasjelltas. Nuk eshte e zakonshme qe paraziti te infektoje pjese te tjera te trupit si duart, gojen ose anusin.
Nuk eshte ende e qarte pse disa njerez me infeksion nga mikrobi ne fjale shfaqin simptoma ndersa te tjeret jo, por ndoshta varet edhe nga faktore te tjere si mosha e personit dhe shendeti i pergjithshem.
Njerezit e infektuar pa simptoma ende mund ta transmetojne infeksionin te te tjeret.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ SEMUNDJA NE ORGANIZEM?

Simptomat e trichomoniazes!
Simptomat e trichomoniazes zakonisht zhvillohen brenda nje muaji nga infektimit primar me mikrobin pergjegjes.
Deri me tani rreth gjysma e personave te infektuar kane rezultuar te mos kene zhvilluar asnje simptome te semundjes (megjithese ata ende mund ta kalojne infeksionin te te tjeret).

Simptomat e trichomoniazes jane te ngjashme me ato te shume infeksioneve te tjera seksualisht të transmetueshme (SST), keshtu qe ndonjehere mund te jete e veshtire per tu diagnostikuar.

Simptomat tek femrat!
Trichomoniasis tek femrat mund te shkaktoje:

  • rrjedhje jonormale vaginale qe mund te jete e trashe, e holle ose e shkumezuar dhe me ngjyre te verdhe-jeshile
  • duke prodhuar me shume sekrecione se normalja, e cila gjithashtu mund te kete nje ere te pakendshme si aroma e peshkut
  • dhimbje, enjtje dhe kruajtje rreth vagines – ndonjehere edhe pjesa e brendshme e kofsheve kruhet
  • dhimbje ose siklet kur urinoni ose gjate mardhenieve seksuale

Simptomat tek meshkujt!
Trichomoniaza tek meshkujt mund te shkaktoje:

  • dhimbje gjate urinimit ose gjate ejakulimit
  • nevoja per urinim me e shpesht se zakonisht
  • rrjedhje te sekrecioneve te holla dhe te bardha nga penisi
  • dhimbje, enjtje dhe skuqje rreth kokes se penisit(koka e orgnit genital) ose tek testet

Nese ju zhvilloni nje apo disa nga simptomat e mesiperme duhet me patjeter te kontaktoni me mjekun tuaj per zhvillimin e analizave te nevojshme per te vertetuar pranine ose jo te mikrobit ne fjale.

Trichomoniaza zakonisht mund te diagnostikohet pas nje ekzaminimi te organeve genitale dhe nje testi laboratorik te kryer ne nje brush ( ingjashem me furcen e remelit) te marre nga vagina ose penisi.

Nese testi tregon se keni trikomoniaze eshte e rendesishme qe partneri juaj aktual seksual dhe do partner tjeter qe keni pas mardhenie se fundmi te testohen dhe trajtohen gjithashtu.

SI DIAGNOSTIKOHET TRICHOMONIASIS?

Per te diagnostikuar trichomoniazen, nje ofrues i kujdesit shendetesor duhet te kryeje nje ekzaminim fizik dhe test laboratorik.
Tek grate, nje ekzaminim i pelvisit mund te zbulojë ulcera te vogla te kuqe ne murin vaginal ose qafen e mitres.
Testet laboratorike kryhen ne nje moster te marre nga vagina ose uretra per te kerkuar parazitin qe shkakton semundjen.
Paraziti eshte me i veshtire per tu diagnostikuar tek meshkujt sesa tek femrat.

SI MUND TE TRAJTOHET TRICHOMONIASIS?

Trichomoniaza mund te kurohet nese behet nje vizite tek mjeku dhe merrni nga ai kombinimin e duhur te medikamenteve,qe ne rastin tone jane antibiotiket.
Antibiotiket mund te jene te tipit te metronidazol ose tinidazol, zakonisht pilula te cilat mund te merren nga goja.
Kjo eshte shume e rendesishme sidomos per grate shtatzena, ti marrin ilacet e pershkruara nga mjeku ne menyren e duhur.
Per njerezit qe pine alkool brenda 24 oreve pas marrjes se ketij lloji antibiotikut mund te kene efekte anesore te pakendshme.

Njerezit qe jane trajtuar per trichomoniasis mund te ri-infektohen perseri prej saj.
Rreth 1/5 njerez infektohen perseri brenda tre muajve pas trajtimit. Per te shmangur ri-infektimin, sigurohuni qe te gjithe partneret tuaj seksual te trajtohen dhe nderprisni cdo lloj mardhenie seksuale deri ne momentin qe te gjitha simptomat e semundjes te jene larguar.

Kujdes mardheniet seksuale te rastesishme dhe ato me shume partner seksual, perdorni masa mbrojtese te tipit te prezevativev!!!

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/trichomoniasis.html

https://www.nhs.uk/conditions/trichomoniasis/

https://www.cdc.gov/std/trichomonas/stdfact-trichomoniasis.htm

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/4696-trichomoniasis

https://www.webmd.com/sexual-conditions/guide/trichomoniasis

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?