Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

TRAJTIMI MJEKESOR I SEMUNDJEVE REUMATIZMALE

Semundjet reumatizmale jane semundje autoimune ( sistemi juaj imunitar sulmon qelizat e vete trupit tuaj), qe prekin kockat dhe kycet edhe qe mund te shkaktojne dhimbje e inflamacion.

Mjeku qe merret me trajtimin e ketyre semundjeve quhet mjek reumatolog.

Trajtimi mjekesor i semundjeve reumatizmale varet nga lloji i semundjes dhe simptomat e pacientit, zakonisht plani i trajtimit perfshin nje kombinim te perdorimit te medikamenteve, terapive fizike dhe ndryshimeve ne stilin e jetes.

1. Terapia medikamentoze

Antiinflamatoret dhe kortikosteroidet jane ilace te zakonshme per te trajtuar inflamacionin dhe dhimbjen e semundjeve reumatizmale. Ne raste te renda, agjentet imunosupresive mund te perdoren per te frenuar sistemin imunitar te shkaktoje inflamacion ne trup.

  • Anti-inflamatoret jo steroid
    Ilacet me te perdorura te kesaj klase jane ibuprofeni, naprokseni, diklofenaku, etj. Keto ilace ndihmojne ne zvogelimin e dhimbjes dhe inflamacionit.
  • Kortikosteroidet
    Ilacet me te perdorura te kesaj klase jane prednizoloni, metilprednizoloni, etj. Keto ilace ndihmojne ne zvogelimin e inflamacionit dhe simptomave te tjera te semundjeve reumatizmale.
  • Antimalarialet
    Medikamentet me te perdorura te kesaj klase jane hidroksiklorokina dhe klorokina. Keto ilace ndihmojne ne zvogelimin e inflamacionit dhe simptomave te semundjeve autoimune.
  • Immunofrenuesit
    Medikamentet me te perdorura te kesaj klase jane metotreksati,ciklofosfamidi. Keto ilace ndihmojne ne frenimin e sistemit imunitar qe sulmon indet e vet trupit.
  • Terapia biologjike
    Medikamentet me te perdorura te kesaj klase jane etanercepti, infliximab, adalimumabi, etj. Keto ilace jane bere nga proteina qe jane pjese e sistemit imunitar dhe ndihmojne ne frenimin e sulmeve te sistemit imunitar ndaj indeve te trupit .

Vleresimi dhe zgjedhja e ilaceve te duhura per trajtimin e semundjeve reumatizmale varione ne varesi te shenjave dhe simptomave te semundjes dhe ne varesi te rendesise se semundjes. Vizita tek mjeku reumatolog eshte celesi i zgjidhjes se problemit.

2.Terapia fizike

Terapia fizike eshte nje element i rendesishem ne trajtimin e semundjeve reumatizmale. Kjo terapi perfshin trajtimin e simptomave dhe problematikave te lidhura me semundjet reumatizmale duke perdorur teknika dhe procedura fizioterapeutike, sic jane:

  • Ushtrimet fizike
    Nje plan ushtrimesh i personalizuar mund te ndihmoje ne forcimin e muskujve, permirësimin e levizshmerise dhe zvogelimin e dhimbjes. Ushtrime te vecanta per keto semundje reumatizmale mund te ndihmojne ne permiresimin e koordinimit, balances dhe zvogelimin e stresit.
  • Masazhi
    Masazhet e terapise fizike mund te ndihmojne ne relaksimin e muskujve dhe zvogelimin e dhimbjes. Nje fizioterapist mund te perdore teknika te ndryshme per te zgjidhur problematikat e semundjes reumatizmale.
  • Aplikimi i te nxehetave dhe te ftohetave
    Nje fizioterapiste mund te perdore aplikimin e nxehtesise dhe ftohjes per te ndihmuar ne trajtimin e dhimbjeve dhe inflamacionit.
  • Elektroterapia
    Kjo perfshin aplikimin e stimulimit elektrik ne pjese te trupit per te zvogeluar dhimbjen dhe inflamacionin. Teknika mund te perdoret per trajtimin e shume semundjeve reumatizmale.
  • Hidroterapia
    Kjo lloj terapie perfshin ushtrimet ne uje, qe mund te ndihmojne ne reduktimin e dhimbjes. Per semundjet reumatizmale, terapia ne uje mund te jete e vecante ne zvogelimin e tensionit ne nyje dhe muskuj.

Terapia fizike mund te ndihmoje ne permiresimin e cilesise se jetes se pacienteve me semundje reumatizmale, duke zvogeluar dhimbjen dhe rritur levizshmerine e kyceve dhe duke rritur foren muskulore.

3.Ndihma mjekesore

Per pacientet me semundje reumatizmale, ndihma mjekesore mund te jete e nevojshme per te menaxhuar simptomat e tyre dhe per te permiresuar cilesine e tyre te jetes. Kjo mund te perfshije mbeshtetje psikologjike dhe keshilla per menaxhimin e dhimbjeve dhe inflamacionit.

4.Ndryshimet ne stilin e jetes

  • Ushtrimet
    Ushtrimet jane shume te rendesishme per te mbajtur kycet dhe muskujt e shendetshem dhe per te ndihmuar ne zvogelimin e dhimbjes dhe inflamacionit. Keshillohuni me nje specialist per ushtrimet e duhura per semundjen reumatizmale qe keni.
  • Dieta e shendetshme
    Dieta e shendetshme mund te ndihmoje ne kontrollin e peshes dhe ne zvogelimin e inflamacionit ne trup. Keshillohuni me nje specialist per dieten qe duhet te ndiqni nese keni semundje reumatizmale .
  • Aplikimi i kompresave te ngrohta apo te ftohta
    Perdorimi i nxehtesise dhe ftohjes mund te ndihmoje ne zvogelimin e dhimbjes dhe inflamacionit ne trup. Keshillohuni me nje specialist per menyrat e duhura te perdorimit te nxehtesise dhe ftohjes nese keni semundjen reumatizmale .
  • Parandalimi i demtimit te kyceve
    Mundohuni te parandaloni demtimin e perhershem te kyceve duke perdorur teknika te duhura te qarkullimit dhe duke shmangur aktivitetet qe mund te demtojne kycet.
  • Menaxhimi i stresit
    Stresi mund te rrise inflamacionin ne trup dhe te rendojne simptomat e semundjes reumatizmale. Teknikat e relaksimit si meditimi, joga dhe aromaterapia mund te ndihmojne ne zvogelimin e stresit dhe ne menaxhimin e semundjes.
  • Kujdesi i perditshem
    Ne rastet e renda te semundjes reumatizmale, mund te jete e nevojshme nje kujdes i perditshem dhe ndihma nga nje person tjeter.

Permiresimi i stilit te jeteses mund te ndihmoje ne menaxhimin dhe parandalimin e semundjeve reumatizmale. Këshillohuni gjithmone me nje specialist per te zgjedhur metodat e duhura per semundjen reumatizmale qe keni dhe per te parandaluar demtimin e perhershem te kyceve.

REFERENCAT

https://www.everydayhealth.com/rheumatic-diseases/guide/

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC5723174/

https://www.stanfordchildrens.org/en/topic/default?id=treatment-for-arthritis-and-other-rheumatic-diseases-in-children-90-P01733#:~:text=Examples%20of%20disease%2Dmodifying%20anti,orally%20or%20as%20an%20injection.

https://www.cdc.gov/arthritis/communications/features/rheumatic-diseases-and-pain.html