TRAJTIMI I SEMUNDJEVE REUMATIZMALE
Ashtu sic edhe e kemi thene ne temat e para semundjet reumatizmale jane nje semundje qe prek kockat dhe muskujt, sistemin muskuloskeletik. Llojet e semundjeve reumatizmale jane te ndryshme dhe si rrjedhoje shenjat qe shfaq semundja ne trup ndryshojne nga njera patologji tek tjetra.
Shenjat me te shpeshta qe shfaqin semundjet reumatizmale ne organizem jane:
- Dhimbja e kyceve dhe kockave
- Ngurtesim mengjesor
- Enjtje te kyceve
- Skuqje te lekures ku ka ndodhur inflamacioni, e si pasoje edhe ndjesia e nje kyci te ngrohet
- Ulje te levizshmerise
Ne trajtimin e semundjeve reumatizmale, ndjekja e nje plani trajtim me ane te nje konsulte tek mjeku mund te ndihmoje ne zvogelimin e simptomave dhe ne permiresimin e cilesise se jetes.
Disa metoda te zakonshme trajtimi per semundjet reumatizmale jane:
1.Terapia medikamentoze
- Barnat (ilacet) kunder inflamacionit
Medikamentet/barnat me te perdorura kunder inflamacionit jane: ibuprofeni,naproxen,diclofenac dhe aspirina. Keto barna megjithese nuk mund te sherojne perfundimisht semundjen mund te ndihmojne ne zvogelimin e inflamacionit dhe dhimbjes.
Megjithate duhet te kini shume kujdes me keto medikamente sepse pacientet qe perdorin doza te medha antiinflamatoresh jane te rriskuar per ulcera ne stomak apo demtime te tjera te stomakut. - Barnat qe dobesojne sistemin imunitar ne organizem
Keto medikamente, si metotreksati dhe sulfasalazina, ndihmojne ne frenimin e proceseve inflamatore dhe ndryshimet degjenerative ne kocka. I gjithe ky proces realizohet ne saj te frenimit te sistemit imunitar. - Kortikosteroidet
Keto jane barna shume te fuqishme qe ulin nivelin e dhimbjes ne trup,ngurtesimin e gjymtyreve dhe inflamacionin.
Barna te tilla si prednizoloni, mund te jepen ne formen e:
-tabletave (kokerra qe merren nga goja)
-injeksioneve ne muskul (gjilperave i/m)
-injeksioneve direkt ne kyce
Kujdes duhet te beni nga efektet anesore te tyre si:
-shtim ne peshe
-osteoporoze(dobesim te kockave)
-dobesim muskulor
-demtime ne lekure - Terapia biologjike
Kjo lloj terapie perdoret per te frenuar proteinat specifike qe shkaktojne inflamacion ne trup. Perdoren zakonisht ne raste te renda te semundjeve reumatizmale.
2.Fizioterapia si nje element baze ne trajtimin e semundjeve reumatizmale.
Fizioterapistet jane pjese e nje ekipi profesionistesh te kujdesit shendetesor qe ju ndihmojne te rifitoni ose mbani nje jete aktive dhe te pavarur si ne shtepi ashtu edhe ne pune.
Fizioterapisti ndoshta do tju rekomandoje nje kombinim te:
- ushtrimeve relaksuese per te ndihmuar ne lehtesimin e dhimbjeve dhe per te perjetuar levizje pa dhimbje te kyceve tuaja.
- ushtrimet forcuese te muskujve per te ndertuar ose ruajtur forcen muskulore ne menyre qe te mbeshtesin nyjet tuaja
- ushtrime te pergjithshme fitnesi, te cilat jane te rendesishme per shendetin tuaj te pergjithshem
- ushtrime proprioceptive, te cilat permiresojne ekuilibrin, koordinimin dhe shkathtesine.
Nje element shume i rendesishem ne trajtimin e simptomave te semundjeve reumatizmale eshte hidroterapia (terapia me ane te ujit).
Terapia ne uje ose hidroterapia, perfshin ushtrime speciale qe behen ne nje pishine me uje te ngrohte. Temperatura e ujit eshte zakonisht 33–36ºC.
Terapia ne uje mund te jete e dobishme edhe kur shume nga kycet tuaja jane prekur nga semundja.
Perdoret edhe kur keni pasur nje operacion per zevendesimin e kyceve ose nese keni dhimbje shpine, spondilit ankiloz, artrit psoriatik dhe osteoartrit, por mund te perdoret edhe per lloje te tjera te artritit.
Terapia ne uje mund t’ju ndihmoje ne nje sere menyrash te ndryshme:
- Ngrohtesia e ujit i lejon muskujt te relaksohen dhe te lehtesoje dhimbjen ne kycet, duke ju ndihmuar ne levizje.
- Uji mban peshen tuaj trupore, gje qe ndihmon pe te lehtesuar dhimbjen dhe per te rritur gamen e levizjeve te kyera ne uje .
- Uji mund te perdoret per te siguruar rezistence ndaj levizjes se kyceve tuaja. Duke i shtyre krahet dhe kembet kunder rrjedhes se ujit, ju gjithashtu mund te permiresoni forcen e muskujve.
3.TENS ose Stimulimi Nervor Elektrik Transkutan
Stimulimi elektrik nervor transkutan (TENS) eshte nje trajtim qe administron rryma te lehta elektrike ne lekure per te lehtesuar dhimbjen.
Gjate perdorimit te nje makinerie TENS, do te perjetoni nje ndjesi shpimi gjilperash ose gumezhimash jo te dhimbshme dhe kjo do tju ndihmoje ne bllokimin ose shtypjen e mesazheve te dhimbjes.
4. Splintet ose fiksuesit e jashtem
Splintet (fiksator te jashtem ose allcit) e gjymtyreve dhe te kyçit te dores jane krijuar per te mbrojtur dhe mbeshtetur nyjet e dhimbshme, te fryra ose te dobeta dhe strukturave te tyre perreth, duke u siguruar qe dora dhe kyçi i dores tuaj te jene te pozicionuara ne menyre korrekte.
Splintet mund te perdoren per nyjet e prekura nga artriti ose per kushte te tjera, te tilla si sindroma e tunelit karpal.
Splinetet perdoren me se miri:
- nese keni dhimbje gjate nates qe ju prish gjumin
- here pas here gjate dites nese duart tuaja jane veçanerisht te dhimbshme
- gjate shperthimeve te dhimbjes se artritit .
REFERENCAT
https://www.versusarthritis.org/about-arthritis/treatments/splints/
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/rheumatoid-arthritis/diagnosis-treatment/drc-20353653