TESTI I PCR .
Cfare eshte nje test PCR-je ?
PCR , e cila ndryshe njihet si proteina C reaktive , eshte nje proteine e cila sintetizohet nga hepari ( melcia ) dhe hidhet ne qarkullimin e gjakut ne momentin qe kemi nje pergjigje inflamatore ne organizem .
PCR ben pjese ne proteinat e fazes akute te nje procesi inflamator .
Pra ajo pretendohet se ka rolin e nje detektori , I cili eshte I afte te zbuloje ato elemente te cilet konsiderohen potencialisht te rrezikshem per organizmin .
Kjo jo vetem ne rastin e gjendjeve inflamatore te ardhura nga mikroorganizma te jashtem ,por edhe nga gjendje jo normale te vete organizmit .
Psh , nje PCR e rritur nga nje gjendje inflamatore pa nje shkaktar te jashtem mund te permendim :
• Artriti-Reumatoid( semundje autoimune )
• Pneumonia ( infeksion pulmonar )
• Semundja CROHN ose Koliti Ulceroz ( gjendje inflamatore te zorreve )
Pra sic e thame edhe me siper PCR eshte pjese e proteinave te fazes akute te nje procesi inflamator , qe do te thote se niveli I proteines C reaktive ne organizem fillon dhe rritet pa u shfaqur ndonje simptome e semundjes ne me te shumten e rasteve .
Po ashtu niveli I PCR fillon dhe ulet me fillimin e procesit te sherimit .
Si funksionon ky test ?
Testi I PCR ka funksion screening ( detektues ) . Ky funksion arrihet te realizohet ne saj te zbulimit te ADN-s ose ARN-s se patogjenit pergjegjes ose te qelizave jo normale te gjetura ne mostren e egzaminuar .
✗ ADN ose Acidi dezoksiribonukleik , eshte nje molekule e dyfishte( 2 vargje nukleotidesh ) e cila permban materialin gjenetik te afte per ta trasheguar ne breza .
✗ ARN ose Acidi ribonukleik , eshte nje molekule e cila ka vetem nje varg nukleotidesh dhe funksioni I saj primar eshte kodimi per aminoacidet , pra ndertimi I proteinave .
KURIOZITET : Nje virus eshte, e nje qelize me permasa te vogla dhe ndertimi I tij eshte shume I thjeshte . Materiali I tij gjenetik mund te jete nje ADN ose nje ARN , pra ai nuk mund ti kete asnjeher te 2-ja se
bashku si tek qelizat eukariote .
➔Ndryshe nga llojet e tjera te testeve , te cilet funksionojne duke kerkuar per antitrupa ne organizem , testi I PCR funksionon duke diktuar materialin gjenetik ARN ose ADN. Pikerisht eshte kjo arsyeja e cila e bene kete test shume efektiv dhe kjo ne saj te kohes rekord te zbulimit te patogjenit . Ndersa testet per kerkimin e antitrupave megjithese quhen ndryshe teste te shpejta ,ato behen ne momentin qe pacienti ka shfaqur simptoma te semundjes .
Perse perdoret ky test ?
Ky test perdoret per :
● Diagnostikimin e disa semundjeve infektive ..
● Detektimin e ndryshimeve gjenetike te afta te shkaktojne
semundshmeri .
● Zbulimin e mundshem te disa sasive te vogla te qelizave kancerogjene .
PCR punon ne kete menyre :
–Se pari : behet marrja e mostres qe do te egzaminohet e cila mund te jete
*nje moster gjaku :kjo e marre nga nje vene qe ne me te shumten e rasteve eshte nje vene e parakrahut . Procedure e cila nuk te zgjat me shume se 5 min.
*material nga rruget respiratore ( nazale ose nazofaringeale ) ky lloj materiali merret me ndihmen e nje tamponi , ku personi duhet te jete I ulur dhe me koken te kthyer lehtesisht prapa. Materiali mund te merret nga pjesa e perparme e zgavrave te hundes ( teknika nazale ),po merrret edhe material nga hapsira e pasme e zgavrave te hundes (teknika nazofaringeale ) [ dmth materiali merret nga te 2 zgavrat e hundes ].
*nje moster nga nje ind qe do te egzaminohet .
–Se dyti : mostra vendoset ne nje makineri speciale ne laborator .
Mostres po ashtu I shtohet nje enzime e quajtur Polimeraze .
Funksioni I kesaj enzime eshte te krijoje mijera kopje te materialit qe gjendet ne moster , ne saj te pershpejtimit te procesit te ndarjes .
–Se treti : nga paisja per realizimin e testit te PCR , nxirret tashme nje
material me mijera kopje ne saj te ritmit te larte te ndarjes. Nese ne te do te gjendjej nje material gjenetik patogjen paisja do te jete e afte ta identifikoje .
✗ Shume viruse sic eshte edhe COVID-19, jane te ndertuar nga nje ARN ne vend te nje ADN . Per keto viruse veprohe ne kete menyre , eshte nje teknike qe ben te mundur kthimin e ARN ne ADN me ane te pocesit te kundert te transkriptimit te PCR .
Cilat jane vlerat normale te nje testi PCR-je dhe cilat jo ?
Vlera normale e PCR, ne gjak , ne njerezit e shendetshem eshte nen 8 mg/l.
Po kjo eshte nje vlere e cila rritet me kalimin e viteve dhe eshte me e larte tek grate sese tek burrat .
Si vlere ajo fillon dhe rritet brenda 2 oreve nga fillimi I procesit inflamator dhe mund te arrij vlerat e 50 mije here me shume krahasuar me vlerat normale gjate fazes akute te inflamacionit .
Piku I kesaj vlere ndodh pas 48 ores nga fillimi I procesit inflamator .
Disa patologji , te cilat japin vlera te tilla permendim :
• sepsis
• djegiet
• semundjet autoimune
• semundjet inflamatore te kyceve
• semundjet inflamatore te zorreve
• semundjet neoplastike etj.
Vlerat e rritura :
per gjendje virale te lehta , vlerat e PCR mund te shkojne ne 10-40 mg/l per gjendjet inflamatore aktive dhe infeksionet bakteriale vlerat mund te shkojne 40-200 mg/l
Si te ulim vlerat e PCR ?
E vetmja menyre per te ulur nivelet e vlerave te PCR ne organizem eshte te kufizojme shkallen e perhapjes se infeksionit .
Trajtimi percaktohet nga mjeku dhe per cdo paqartesi kontaktoni me
mjekun !
REFERENCAT
https://medlineplus.gov/lab-tests/pcr-tests/
https://memjekun.com/2019/11/15/cfare-eshte-analiza-e-pcr-se-dhe-pseduhet/
https://ec.europa.eu/research-and-innovation/en/horizon-magazine/pcrantigen-and-antibody-five-things-know-about-coronavirus-tests
https://ec.europa.eu/research-and-innovation/en/horizon-magazine/pcrantigen-and-antibody-five-things-know-about-coronavirus-tests