Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

TESTI CEA-se

Cfare eshte nje test CEA?

Testi CEA do te thote presence te  antigen karcinoembrional ne trup. Sakterisht eshte nje proteine qe gjendet ne indet e nje femije në zhvillim. Nivelet e CEA zakonisht behen shume te uleta ose zhduken pas lindjes. Te rriturit e shendetshem duhet te kene shume pak ose aspak CEA ne trupin e tyre.

Ky test zakonisht mat sasine e CEA ne gjak,  ndonjehere edhe ne lengjet e tjera te trupit. CEA eshte  nje lloj shenuesi tumoral. Markeret  tumoral jane substanca te prodhuara nga qelizat kancerogjene ose nga qelizat normale ne pergjigje te kancerit ne trup.

Nje nivel i larte i CEA mund te jete nje shenje e llojeve te caktuara te kancerit. Keto perfshijne kancerin: zorres se trashe dherektumit, prostates, vezores, mushkerive, tiroides ose melcise.                                  

Nivelet e larta te CEA mund te jene gjithashtu nje shenje e disa gjendjeve jo kanceroze, te tilla si :  cirroza, semundja jokanceroze e gjirit dhe emfizema.

Nje test CEA nuk mund t’ju tregoje nese keni kancer apo se cfare lloj kanceri keni. Pra, testi nuk perdoret per shqyrtimin apo diagnostikimin e kancerit. Por nese tashme jeni diagnostikuar me kancer, nje test CEA mund te ndihmoje ne monitorimin e efektivitetit te trajtimit tuaj dhe/ose te ndihmoje te zbuloni nese semundja eshte perhapur ne pjese te tjera te trupit tuaj.

Per cfare perdoret testi I CEA?

Nje test CEA mund te perdoret per:

  • Monitorimi I  trajtimit te njerezve me lloje te caktuara te kancerit. Keto perfshijne kancerin e zorres se trashe ,kancerin e rektumit, prostates, vezores, mushkerive, tiroides dhe melcise.
  • Zbuloni stadin e kancerit ne trupin tuaj. Kjo do te thote te kontrollosh madhësine e tumorit dhe sa  eshte perhapur kanceri.
  • Shihni nese kanceri eshte rikthyer pas trajtimit.

Pse duhet te realizohet nje test CEA?

Ju mund te keni nevoje per kete test nese jeni diagnostikuar me kancer. Mjeku mund te kerkoj realizimin e testit perpara se te filloni trajtimin dhe me pas rregullisht gjate gjithe terapise suaj. Kjo mund te ndihmoje mjekun te kuptoje se sa mire funksionon trajtimi juaj. Ju gjithashtu mund te beni nje test CEA pasi te keni perfunduar trajtimin. Testi mund te ndihmoje te tregoje gjithashtu nese kanceri eshte rishfaqur.

Cfare  ndodh gjate realizimit te nje  testi CEA?

Per realizimin e testit zakonisht merret nje moster gjaku nga pacienti ne fjal.                                                Gjate nje testi gjaku CEA, nje profesionist i kujdesit shendetesor do te marre nje moster gjaku nga nje vene ne krahun tuaj duke perdorur nje gjilpere te vogel. Pas futjes se gjilperes, nje sasi e vogel gjaku do te mblidhet ne nje epruvete ose shishke. Mund te ndjeni nje pickim shume te vogel dhe asgje tjeter. Kjo zakonisht zgjat me pak se pese minuta.

Ndonjehere, CEA testohet ne likidin  kurrizor ose nga likidi ne murin e barkut. Per keto teste, mjeku juaj do te heqe nje moster te vogel likidi duke perdorur nje gjilpere te holle dhe/ose shiringe.                           Likidet e meposhtme mund te testohen:

  • Likidi cerebrospinal (CSF), nje likid i paster dhe pa ngjyre qe gjendet ne palcen kurrizore
  • Likidi peritoneal, nje likid qe merret nga abdomeni
  • Likidi pleural, nje likid brenda zgavres se gjoksit tuaj qe mbulon pjesen e jashtme te mushkerive

A do te me duhet te bej ndonje gje per t’u pergatitur per testin?

Ju nuk keni nevoje per ndonje pergatitje te vecante per nje test gjaku CEA ose nje test te likidi tjeter te trupit,ashtu sic kemi permendur me siper.

Mund t’ju kerkohet te zbrazni fshikezen e urines dhe zorren  perpara marrjes se nje mostre per te realizuar testin CEA.

A ka ndonje rrezik per realizimin e  testit CEA?

Ka shume pak rrezik per te bere nje test gjaku CEA. Mund te keni dhimbje te lehta ose mavijosje ne vendin ku eshte vendosur gjilpera, por shumica e simptomave largohen shpejt.

Testet CEA te likideve te tjera trupore jane zakonisht shume te sigurta. Problemet serioze jane te rralla. Por ju mund te perjetoni nje ose me shume nga efektet anesore te meposhtme:

  • Nese keni bere nje test CSF, mund te ndjeni dhimbje ose butesi ne shpine ne vendin ku eshte futur gjilpera. Disa njerez kane dhimbje koke pas testit. Kjo quhet dhimbje koke post-lumbare.
  • Nese keni bere nje test te likidit peritoneal, mund te ndiheni pak te trullosur ose kokeforte pas procedures. Ekziston nje rrezik i vogel i demtimit te zorreve ose fshikezes, gje qe mund te shkaktoje nje infeksion.
  • Nese keni bere nje test te likidit pleural, ekziston nje rrezik i vogel i demtimit te mushkerive, infeksionit ose humbjes se gjakut.

Cfare nenkuptojne rezultatet?

Nese jeni testuar perpara se te filloni trajtimin per kancerin, rezultatet tuaja mund te tregojne:

  1. Nje nivel i ulet i CEA. Kjo mund te nenkuptoje se tumori juaj eshte i vogel dhe kanceri nuk eshte perhapur ne pjese te tjera te trupit tuaj.
  2. Nje nivel i larte i CEA. Kjo mund te nenkuptoje se ju keni nje tumor me te madh dhe/ose kanceri juaj mund te jete perhapur ne trup.

Nese jeni duke u trajtuar per kancer, mund te testoheni disa here  gjate gjithe trajtimit. Keto rezultate mund te tregojne:

  1. Nivelet tuaja te CEA filluan te larta dhe mbeten te larta. Kjo mund te nenkuptoje se kanceri nuk po i përgjigjet trajtimit.
  2. Nivelet tuaja te CEA filluan te larta, por me pas u ulen. Kjo mund te nenkuptoje se trajtimi juaj po funksionon.
  3. Nivelet tuaja te CEA u ulen, por me pas u rriten me vone. Kjo mund te nenkuptoje se kanceri eshte  rikthyer pasi te keni perfunduar trajtimin.

Nese keni bere nje test me likid te marre ne shtyllen kurrizore, abdomen apo ne kraharor ,nje nivel i larte i CEA mund te nenkuptoje se kanceri eshte  perhapur ne ate zone.

Nese keni pyetje ne lidhje me rezultatet tuaja, bisedoni me mjekun tuaj.

REFERENCAT

https://medlineplus.gov/lab-tests/cea-test/

https://www.nhs.uk/conditions/cea-test/

https://my.clevelandclinic.org/health/diagnostics/22744-cea-test-carcinoembryonic-antigen

https://www.webmd.com/cancer/cea-tests

https://www.mountsinai.org/health-library/tests/cea-blood-test