Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Testet mjeksore qe kerkohen per te zbuluar alergjite ushqimore

Alergjia ushqimore eshte nje reagim i sistemit imunitar qe ndodh menjehere pas ngrenies se nje ushqimi te caktuar. Edhe nje sasi e vogel e ushqimit qe shkakton alergji mund te shkaktoje shenja/simptoma te tilla si probleme me tretjen, urtikarie(kruarje) ose edeme te rrugeve te frymemarrjes. Disa njerez e dine saktesisht se çfare ushqimi u shkakton alergji. Per shembull, ka nga ata njerez qe hane kikirike ose nje ushqim qe ka kikirike brenda dhe menjehere shperthejne ne nje skuqje te lekures dhe shenja te tjera te alergjise. Te tjere kane nevoje per ndihmen e nje mjeku per te gjetur shkakun. Ndonjehere, simptomat/shenjat e alergjise shfaqen shume ore pasi kane ngrene ushqimin, duke e bere te veshtire percaktimin e problemit.

Per fat te mire, alergologet (mjeket specialist per problemet e alergjise) kane nje trajnim te specializuar qe i ben ata eksperte ne testimin dhe diagnostikimin e alergjive ushqimore!

Kush eshte dallimi ndermjet alergjise ushqimore dhe intolerances ushqimore?

Alergjia ushqimore eshte nje reagim i sistemit imunitar qe ndodh menjehere pas ngrenies se nje ushqimi te caktuar.
Nuk ka kure per alergjine ndaj ushqimeve, megjithese disa femije i tejkalojne alergjite e tyre ushqimore ndersa rriten.
Eshte e lehte te ngaterroni nje alergji ushqimore me nje reagim shume me te zakonshem te njohur si intolerance ushqimore. Ndonese e bezdisshme, intoleranca ushqimore eshte nje gjendje me pak serioze qe nuk perfshin sistemin imunitar.

Kush jane shenjat qe na lene te kuptojme se kemi nje reaksion alergjik ndaj nje ushqimi?

Shenjat dhe simptomat me te zakonshme te alergjise ushqimore jane:

  1. Mpirje ose mizerim ne goje.
  2. Urtikarie, kruajtje ose ekzeme ne lekure.
  3. Enjtje e buzeve, fytyres, gjuhes dhe fytit ose pjeseve te tjera te trupit.
  4. Veshtiresi ne frymemarrje, kullim te hundeve.
  5. Dhimbje barku, diarre, nauze ose te vjella.
  6. Marramendje ose te fiket.
  7. Anafilaksi (forma me e rende e reaksionit alergjik).
    Kjo forme e alergjise mund te shkaktoje shenja dhe simptoma kercenuese per jeten:
    -Ngushtim te rrugeve te frymemarrjes.
    -Edema(enjtje) ne fyt qe e ben te veshtire frymemarrjen.
    -Ulje te menjehershme te tensionit te gjakut.
    -Te rrahura te shpejta te zemres.
    -Marramendje ose humbje e vetedijes.

Nga cilat ushqime duhet te keni me shume kujdes?

Shumica e alergjive ushqimore shkaktohen nga disa proteina qe gjenden ne:

  • Ushqimet e detit, te tilla si karkalecat, kallamaret, gaforret, etj.
  • Kikiriket
  • Arrat
  • Peshku
  • Veza
  • Qumeshti i lopes
  • Gruri
  • Soja

Kush jane testet qe kerkohen nga ana e mjekut kur dyshohet se pacienti vuan nga nje alergji ushqimore?

Nese analizat behen ne menyre korrekte dhe interpretohen nga nje alergolog, testet e aplikuara ne lekure ose testet e gjakut jane te besueshme dhe mund te perjashtojne nje alergji ushqimore qe te ndodhi serisht.

Alergologu do te interpretoje pergjigjet e testit dhe do t’i perdore ato per te ndihmuar ne vendosjen e nje diagnoze. Ndersa te dy llojet e testeve mund te sinjalizojne nje alergji ushqimore, asnjera nuk eshte perfundimtare. Nje rezultat pozitiv i testit per nje ushqim specifik nuk tregon gjithmone se nje pacient do te reagoje ndaj atij ushqimi kur ta konsumoje.
Asnjë test nuk mund te parashikoje se sa ashper do te reagoje nje pacient nese hane nje ushqim specifik.

  1. Testet i lergjise i aplikuar ne lekure.
    Ky test kryhet ne zyren e mjekut dhe rezultatet jepen brenda 15-30 minutave. Nje infermiere ose nje alergolog i administron keto teste ne krahun ose shpinen e pacientit duke shpuar lekuren me nje age te vogel sterile qe permban nje sasi te vogel te alergjenit ushqimor. Testi i alergjise i aplikuar ne lekure, nuk eshte aspak i dhimbshem, por mund te jete i pakendshme (kryesisht me kruarje). Testi konsiderohen pozitive nese ne vendin e aplikimit zhvillohet nje edeme (e ngjashem me nje enjtje te pickimit te mushkonjave).

Madhesia e enjtjes nuk parashikon domosdoshmerisht se sa i ashper mund te jete reagimi juaj nese hani ate ushqim.

  1. Testi i alergjise nepermjet gjakut.
    Ky lloj testi mat sasine e antitrupave IgE ndaj ushqimit specifik qe testohet. Rezultatet jane zakonisht te disponueshme per rreth 1-2 jave.

Niveli i antitrupave IgE te larta te gjetur per nje ushqim specifik tregon se ju jeni alergjik ndaj ati ushqimi, por nuk parashikon domosdoshmerisht se sa i rende do te jete reagimi juaj nese hani ate ushqim.

  1. Testi i marrjes se ushqimit nga goja
    Per te konfirmuar rezultatet e testit, alergologu mund te rekomandoje nje test tjeter “marrja e ushqimit nga goja”, e cila eshte standardi i arte per diagnostikimin e alergjive ushqimore. Megjithate, si test mund te jete i kushtueshem, kerkon kohe dhe ne disa raste eshte potencialisht i rrezikshem, keshtu qe nuk kryhet ne menyre rutinore.

Gjate marrjes se ushqimit nga goja, pacienti ushqehet gradualisht duke rritur sasine e ushqimit te dyshuar qe shkakton alergji gjate nje periudhe kohore nen mbikeqyrje te rrepte nga nje alergolog. Medikamentet e urgjences dhe pajisjet e urgjences duhet te jene ne dispozicion gjate kesaj procedure.

Si veprohet ne ato raste kur kemi nje alergji ushqimore?

  1. Ndalo konsumimin e ushqimit
    Nese keni njohuri ose dyshoni se keni nje alergji te caktuar ushqimore, ndalo konsumimin e tij menjehere.
  2. Merrni antihistaminike
    Ne rastet e reaksioneve te lehta te alergjise ushqimore, mund te merrni nje antihistaminik qe jua ka dhene mjeku ose alergologu per te ndihmuar ne zvogelimin e simptomave te alergjise, si skuqje, kruarje, etj.
  3. Per reaksionet e renda
    Ne rastet e reaksioneve te renda, si veshtiresi ne frymemarrje, shpeshtim te rrahjeve te zemres ose humbje te ndergjegjies, duhet te thirrni menjehere urgjencen.

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org

https://medlineplus.gov

https://my.clevelandclinic.org

https://www.nhs.uk

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?