Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

STRESI

CFARE ESHTE STRESI?

Stresi eshte  nje reagim normal qe I ndodh trupit ne momentin qe perballet me ndryshime qe nuk I konsideron normale, duke dhene nje pergjigje fizike, emocionale dhe intelektuale. Stresi eshte  nje reagim normal njerëzor që i ndodh te gjitheve te pakten nje here ne jete. Ne fakt, trupi i njeriut eshte krijuar per te perjetuar stresin dhe per te reaguar ndaj tij. Kur perjetoni ndryshime ose sfida (situate stresante), trupi juaj prodhon nje  pergjigje fizike dhe mendore. Ky quhet stres.

Trajnimi per menaxhimin e stresit mund t’ju ndihmoje te perballeni me ndryshimet ne nje menyre me te shendetshme.

Pergjigjet ndaj stresit ndihmojne trupin tuaj te pershtatet me situatat e reja.

Stresi mund te jete pozitiv, duke na mbajtur vigjilent, te motivuar dhe te gatshem per te shmangur rrezikun. Per shembull, nese keni nje provim te rendesishme ne prag, nje pergjigje ndaj stresit mund ta ndihmoje trupin tuaj te punoje me shume dhe te qendroje zgjuar me gjate.                                                                                     Por stresi behet problem kur faktoret stresant  vazhdojne pa lehtesim apo periudha relaksi.

Cfare ndodh me trupin gjate situatave stresante?

Sistemi nervor autonom i trupit kontrollon keto  funksione jetesore :

  • rrahjet tuaja te zemres
  • frymemarrjen
  •  ndryshimet e shikimit.,etj

Pergjigja e integruar ndaj stresit eshte  “pergjigja lufto-ose-ik”,kjo  e ndihmon trupin te përballet me situata stresuese.

Kur nje person ka stres afatgjate (kronik), aktivizimi i vazhdueshem i pergjigjes ndaj stresit shkakton konsumim te trupit. Zhvillohen simptoma fizike, emocionale dhe te sjelljes.

Simptomat fizike te stresit permendim :

  • Dhimbje
  • Dhimbje gjoksi ose nje ndjenje sikur zemra juaj po rreh shpejt
  • Lodhje ose probleme me gjumin
  • Dhimbje koke, marramendje ose dridhje
  • Presioni i larte i gjakut
  • Tensionim te muskujve ose shtrengim te nofulles
  • Probleme me stomakun ose tretjen
  • Probleme ne mardheniet intime
  • Sistemi imunitar i dobet

Stresi mund te coje ne simptoma emocionale dhe mendore si:

  • Ankth ose nervozizem
  • Depresion
  • Sulmet e panikut
  • Trishtim dhe merzitje te pergjithshme

Shpesh, njerezit me stres kronik perpiqen ta menaxhojne ate me sjellje jo te shendetshme, ketu permendim :

  • Pirja e sasive te medha te alkoolit dhe kronik te tij
  • Luajtia e lojerave te fatit
  • Ngrenia e tepert ose zhvillimi i  crregullimeve te te ngrenit
  • Pirja e duhanit.
  • Perdorimi i drogerave

Si diagnostikohet stresi?

Stresi eshte  subjektiv – i pamatshem me teste. Vetem personi qe e perjeton mund te percaktoje nese eshte  i pranishem dhe sa e rende ndihet ai. Mjeku apo nje profesionist I shendetit mendor mund te perdore pyetesore per te kuptuar stresin dhe se si ai ndikon ne jeten tuaj.

Nese keni stres kronik, mjeku mund te vlerësoje simptomat qe vijne nga stresi. Per shembull,eshte njesoj si  presioni i larte i gjakut I cili mund te diagnostikohet dhe trajtohet.

Cilat jane disa strategji per lehtesimin e stresit?

Ju nuk mund ta shmangni stresin, por mund ta ndaloni ate te behet shkaterrues I jetes suaj duke praktikuar disa nga strategjite e meposhtme:

  1. Ushtroni aktivitet fizik kur ndjeni se po perballeni me simptoma te stresit. Edhe nje shetitje e shkurter mund te permiresoje shendetin tuaj emocional.
  2. Ne fund te cdo dite, merrni nje moment per te menduar per ate qe keni arritur – jo per ate qe nuk keni bere.
  3. Vendosni objektiva ditore apo edhe javore. Kujdes krijimi I planeve afatgjat mund te rris incidencen per situate stresante ne jeten tuaj,prandaj fokusohuni ne plane afatshkurtra.
  4. Konsideroni te flisni me nje terapist ose mjekun tuaj per shqetesimet qe mund te keni.

Cilat jane disa menyra per te parandaluar stresin?

Shume strategji ditore mund tju ndihmojne te mbani larg stresin:

Provoni aktivitete relaksimi, të tilla si : meditimi, joga, tai chi, ushtrime te frymemarrjes dhe relaksim i muskujve. Programet jane te disponueshme ne internet, ne aplikacionet e smartfoneve dhe ne shume palestra dhe qendra komunitare.

Kujdesuni mire per trupin tuaj cdo dite. Ushqimi i duhur, stervitja dhe gjumi i mjaftueshem e ndihmojne trupin tuaj te perballoje stresin shume me mire.

Qendroni pozitive dhe praktikoni mirenjohjen, duke pranuar pjeset e mira te dites ose jetes suaj.

Pranoni qe nuk mund te kontrolloni gjithcka. Gjeni menyra per te hequr qafe shqetesimin per situatat qe nuk mund ti ndryshoni.

Mesoni t’i thoni “jo” pergjegjesive shtese kur jeni shume te zene ose te stresuar.

Qendroni te lidhur me njerez qe ju bejne te ndiheni te  qete, ju bejne te lumtur, ofrojne mbeshtetje emocionale dhe ju ndihmojne me gjera praktike. Nje mik, nje anetar i familjes ose nje fqinj mund te behet nje degjues i mire ose te ndaje pergjegjesite ne menyre qe stresi te mos behet i madh.

Sa zgjat nje situat stresi?

Stresi mund te jete nje ceshtje afatshkurter ose nje problem afatgjate, ne varesi te asaj qe ndryshon ne jeten tuaj. Perdorimi i rregullt i teknikave te menaxhimit te stresit mund tju ndihmoje te shmangni shumicen e simptomave fizike, emocionale dhe te sjelljes ndaj stresit.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/stress.html

https://my.clevelandclinic.org/health/articles/11874-stress

https://medlineplus.gov/ency/article/003211.htm

https://www.mind.org.uk/information-support/types-of-mental-health-problems/stress/what-is-stress/

https://www.who.int/news-room/questions-and-answers/item/stress#:~:text=Stress%20can%20be%20defined%20as,to%20your%20overall%20well%2Dbeing.

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?