STRABIZMI
Strabizmi eshte nje problem i cili prek syte, ne kete rast kemi nje mosfunksionim te muskujve te syrit gje qe krijon nje problem ne fokusimin e te dy syve ne nje drejtim. Ne strabizem drejtimi i boshteve te pamjes eshte i gabuar dhe per kete rrjedhoje syte nuk jane uniform, por shikojne scili ne drejtim te ndryshem.
Ne fakt, ne personat me sy te kryqezuar, syte shikojne ne dy drejtime te ndryshme dhe truri nuk eshte ne gjendje te nxjerre informacion nga dy retinat, duke shkaktuar nje shikim te bezdisshem qe mund te ndikoje negativisht ne perceptimin e pamjes.
Ne varesi te drejtimit ne te cilin eshte kthyer syri i prekur, strabizmi mund te jete:
- Konvergjente (ose Esotropia), syri eshte i kthyer nga brenda.
- Divergjente (ose Exotropia), syri eshte kthyer nga jashte.
- Vertikale, syri eshte i kthyer lart (Hypertropia) ose poshte (Hypotropia).
KUSH JANE SHKAQET E STRABIZMIT?
Problemi ne strabizem qendron ne nje crregullim te kontrrollit neuromuskulor te levizjeve te syrit.
Shkaqet e strabizmit nuk dihen gjithmone, por tek femijet ajo mund te lindi me nje forme te strabizmit kongjenital, ndersa njerezit e tjere e zhvillojne semundjen ne moshe madhore (strabizmi i fituar).
Ne pergjithesi, shtremberimi i boshteve te syve mund te shkaktohet nga mosfunksionimi i muskujve te syrit, nervave kraniale ose qendrave me te larta te trurit pergjegjes per kontrollin e levizjes se syve.
Ne disa raste strabizmi mund te shfaqet edhe si pasoje e traumave(lendimeve) te kokes, sulmeve ne tru apo paralizave te ndryshme.
SIMPTOMAT E STRABIZMIT
Simptomat qe lidhen me strabizmin mund te jene:
- Dhimbje koke
- Lodhje dhe djegie te syve
- Ndjeshmeria e rritur ndaj drites
- Pjerresia e kokes,per te lehtesuar shikimin
- Levizje te pakontrrolluara te syve
- Diplopia (vizion i dyfishte)
- Vertigo dhe veshtiresi ne orientim
SI VENDOSET DIAGNOZA E SEMUNDJES?
Kontrrollet per problemet e syrit behen tek mjeku specialist, qe ndryshe njihet si mjek okulist.
Diagnoza e strabizmit behet gjate nje ekzaminimi/kontrrolli normal te syrit, gjate te cilit okulisti mund te kryeje testet e meposhtme:
- Matja e mprehtesise se shikimit
- Testi i perthyerjes se drites
- Ekzaminimi i shtrirjes dhe fokusimit te syve
- Studimi i levizshmerise se syrit
- Testet prizmatike per diplopi
Ne shumicen e rasteve, analizat behen pa perdorimin e pikave ne sy, ne menyre qe mjeku te vleresoje reagimin e syve ne rrethana normale.
Nese zbulohet dhe trajtohet heret, levizja e pakontrrolluar e syve eshte lehtesisht e korrigjueshme, anasjelltas nese neglizhohen dhe nuk trajtohen, veshtiresite e shikimit rrezikojne te perkeqesohen ose te behen te perhershme.
Pas perfundimit te vizites dhe ne rast te pranise se konstatuar te strabizmit, mjeku do te jete ne gjendje te keshilloje pacientin tuaj per trajtimin me te pershtatshem.
SI TRAJTOHET STRABIZMI?
Ne varesi te çrregullimit dhe moshes se pacientit, strabizmi mund te trajtohet me:
- Syze
- Ushtrime per syte, qe kontribuojne ne permiresimin e elasticitetit te muskujve te syrit
- Injektimin e toksines botulinike
- Nderhyrje kirurgjikale
Alternativa e fundit aplikohet vetem ne disa raste te strabizmit dhe ju ndihmon ne dobesimin e nje muskuli teper aktiv te syrit. Efektet e injeksioneve te toksines botulinum zgjasin vetem disa jave (rreth 12 jave), por kujdes aplikimi i saj per nje kohe te gjate mund te shkaktoje semundje te padeshiruara.
Ne rast se keto trajtime nuk rezultojne te suksesshme, atehere mund te drejtoheni ne kirurgji, gjate se ciles nderhyhet ne muskujt e syrit per t’i forcuar, dobesuar ose levizur per te marre nje pamje normale te tyre.
Operacioni kirurgjikal i strabizmit eshte nje procedure e zakonshme dhe ne shumicen e rasteve garanton nje permiresim te dukshem te gjendjes se pacientit.
REFERENCAT
- American Association for Pediatric Ophthalmology and Strabismus. (2019). Strabismus (Crossed Eyes). Marrë nga: https://www.aapos.org/terms/conditions/22
- Holmes, J.M. (2019). Strabismus. The Lancet, 393(10180), 1167-1178.
- National Eye Institute. (2021). Strabismus. Marrë nga: https://www.nei.nih.gov/learn-about-eye-health/eye-conditions-and-diseases/strabismus
- Mayo Clinic. (2021). Strabismus. Marrë nga: https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/strabismus/symptoms-causes/syc-20352911
- American Academy of Ophthalmology. (2022). Strabismus (Misaligned Eyes). Marrë nga: https://www.aao.org/eye-health/diseases/strabismus-misaligned-eyes