Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SPONDILOARTROPATIA

Spondiloartropatite jane forma te artritit qe zakonisht godasin kockat ne shtyllen kurrizore dhe kycet e aferta. Ato mund te shkaktojne dhimbje dhe ndonjehere demtojne artikulacionet (lidhese te hapsirave kockore) ne shtyllen kurrizore, shpatulla dhe ije.

Artriti shkakton inflamacion (enjtje, skuqje dhe dhimbje) ne kycet e trupit . Eshte e zakonshme tek njerezit ndersa rriten. Spondiloartropatite shkaktojne artrit ne pikat ku kockat tuaja lidhen me indet e buta si ligamentet dhe ku tendinat lidhen me kockat dhe muskujt.

SIMPTOMAT E SPONDILITIT

Dhimbja e shpines(kurrizit) eshte simptoma me e zakonshme e nje spondiloartropatie.
Gjithashtu ka nje sere simptomash te tjera qe mund te tregojne per nje semundje te ketij lloji:

  • Kycet qofte ne gjunje ose berryla jane te dhimbshme dhe te fryra.
  • Pika ku tendinat dhe ligamentet (sigurojne levizjen) takohen me kocken marrin nje ngjyre te kuqe. Shenja e pare eshte zakonisht nje dhimbje ne pjesen e pasme ose ne fund te thembrave .
  • Nje inflamacion i tendinave ne gishtat e duarve dhe kembeve. Kjo u jep atyre nje pamje te fryre, si salcice.
  • Nje inflamacion ne sy, shkakton dhimbje ose skuqje ne njerin sy.

Shenja te tjera te mundshme jane nje skuqje e lekures e shoqeruar me psoriasis ose nje semundje inflamatore te zorreve.

Njerezit me spondilit ndonjehere zhvillojne artrit ne ije dhe/ose shpatulla . Gjithashtu mund t’ju beje te ndiheni te lodhur ose te humbni oreksin. Mund te keni nje temperature te lehte.

Ne disa raste te renda, mund ta beje shtyllen kurrizore me te ngurte. Gjithashtu mund te demtoje rruazat ose te shkaktoje qe dy ose me shume kocka te ferkohen se bashku. Kjo mund ta beje me te veshtire levizjen e kafazit te kraharorit. Te marresh fryme thelle mund te jete e veshtire per personate e prekur.

SI ZBULOHET SEMUNDJA?

Nese mjeku dyshon se keni nje gjendje spondilopatie, ai do te ekzaminoje trupin dhe nyjet tuaja dhe do te rishikoje te dhenat mjekesore.

Mund t’ju kerkohet t’i nenshtroheni nje radiografie ose nje lloj tjeter testi imazherie per te pare nyjet ne legen (në pjesën e poshtme te barkut), te cilat mund te tregojne shenja te hershme te spondiloartritit.

Dhe nje test gjaku mund t’i tregoje mjekut nese keni nje gjen qe rrit rrezikun e spondiloartropative. Quhet HLA-B27.

SI TRAJTOHET SPONDILOARTRITI?

Nuk ka kura te njohura, por mjeku mund t’ju ndihmoje te menaxhoni gjendjen tuaj.

Trajtimi juaj ka te ngjare te perfshije nje reumatolog. Ky eshte nje mjek i specializuar ne trajtimin e semundjeve si artriti.

Terapia fizike
Ushtrimet dhe terapia fizike mund te ndihmojne ne mbajtjen e nyjeve tuaja fleksibel.Mjeke te tjere qe mund tju ndihmojne jane :
Mjeku gastroenterolog, ky specialist merret me semundjet e sistemit tretes.
Okulisti, nese keni nje gjendje qe ndikon ne shikimin tuaj, do t’ju duhet te vizitoheni tej nje mjek okulist.

Zakonisht, hapi i pare eshte perdorimi i nje ilaci anti-inflamator josteroid (NSAID). Llojet me te zakonshme jane aspirina, ibuprofeni ose naprokseni. Ato mund te lehtesojne dhimbjen dhe te zvogelojne enjtjen ne kycet e prekura.
Nese simptomat nuk permiresohen pas marrjes se NSAID-ve, mund t’ju pershkruhet nje klasë me e fuqishme e barnave.
Per lehtesim e shpejte, por te perkohshem te dhimbjes, mund te merrni nje injeksion me kortikosteroide ne nje nyje vecanerisht te lenduar.

Ne disa raste, mjeket mund te kryejne operacion per te drejtuar shtyllen kurrizore kur rruazat jane shktrire se bashku ne nje pozicion te perkulur perpara. Ky konsiderohet nje operacion me rrezik te larte.

REFERENCAT

https://www.webmd.com/arthritis/types-of-spondyloarthropies

https://www.rheumatology.org/I-Am-A/Patient-Caregiver/Diseases-Conditions/Spondyloarthritis#:~:text=Spondyloarthritis%20(or%20spondyloarthropathy)%20is%20the,present%20in%20two%20main%20ways.

https://www.aafp.org/pubs/afp/issues/2004/0615/p2853.html

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?