SKLEROZA MULTIPLE
Skleroza e shumefishte/multiple (MS) eshte nje semundje autoimune. Ne keto kushte, sistemi juaj imunitar gabimisht sulmon qelizat e shendetshme. Tek njerezit me MS, sistemi imunitar sulmon qelizat me mielin, mbeshtjellesin qe rrethon nervat ne tru dhe palcen kurrizore.
Demtimi i mbeshtjellesit te mielines nderpret kalimin e sinjaleve nervore nga truri ne pjese te tjera te trupit . Demtimi mund te çoje ne simptoma qe prekin trurin, palcen kurrizore dhe syte.
Ekzistojne kater tipe te sklerozes multiple:
- MS e izoluar klinikisht .
Kur dikush ka nje episod te pare te simptomave te semundjes, mjeku shpesh e kategorizone ate keshtu. Jo te gjithe ata qe kane simptoma te lokalizuar mund te zhvillojne skleroze te multiple. - Skleroza multiple me qetesim dhe acarime te gjendjes.
Kjo eshte forma me e zakonshme e sklerozes multiple. Njerezit me kete tip kane shperthime te semundjes me perkeqesim te simptomave te reja apo egzistuese. Me pas kalojme ne periudhen e qetesis ku simptomat qetesohen. - MS primare progresive
Njerezit e diagnostikuar kane simptoma qe ngadale dhe gradualisht perkeqesohen pa asnje periudhe qetesie. - MS progresive sekondare
Ne shume raste, njerezit e diagnostikuar fillimisht me MS primare perfundimisht kalojne ne MS progresive. Me sklerozen multiple sekondare progresive, ju vazhdoni te shtoni dëmtime nervore. Simptomat tuaja perkeqesohen ne menyre progresive. Ndersa mund te perjetoni ende disa rikthime ose shperthime (kur simptomat rriten), nuk keni me periudha qetesimi te simptomave.
Kjo semundje prek me shume gjinine femerore se ate mashkullore dhe mosha me e rriskuar per te zhvilluar semundjen eshte 20-40 vjec.
KUSH JANE SHKAKTARET E SKLEROZES MULTIPLE?
Mjeket ende nuk e dine me siguri se çfare e shkakton sklerozen multiple.
Hulumtimet jane ne vazhdim per te ndihmuar ne identifikimin e asaj qe e shkakton semundjen. Faktoret qe mund te shkaktojne MS perfshijne:
- Ekspozimi ndaj disa viruseve ose baktereve.
Disa kerkime sugjerojne se ekspozimi ndaj infeksioneve te caktuara (si virusi Epstein-Barr) mund te shkaktoje MS me vone ne jete. - Vendi ku jetoni.
Mjedisi juaj mund te luaje nje rol ne rrezikun per zhvillimin e MS. Disa pjese te botes kane shkalle dukshem me te larte te semundjes se te tjerat. Zonat me larg nga ekuatori kane shkalle me te larte te MS. Kjo mund te jete per shkak se keto rajone marrin diell me pak intensiv. Njerezit qe marrin me pak diell kane nivele me te ulëta te vitamines D, nje faktor rreziku per zhvillimin e MS. - Si funksionon sistemi juaj imunitar.
Skleroza multiple eshte nje semundje autoimune. Studiuesit po punojne per te kuptuar se çfare i ben qelizat imune te disa njerezve te sulmojne gabimisht qelizat e shendetshme. - Mutacionet e gjeneve.
Te kesh nje anetar te familjes me MS rrit rrezikun e semundjes. Por eshte ende e paqarte saktesisht se si dhe cilat gjene luajne nje rol ne nxitjen e sklerozes multiple.
KUSH JANE SIMPTOMAT E SKLEROZES MULTIPLE?
PO NDERLIKIMET SE SEMUNDJES?
Problemet e shikimit, te tilla si neuriti optik (turbullira dhe dhimbje ne njerin sy), jane shpesh nje nga shenjat e para te sklerozes multiple.
Simptoma te tjera te zakonshme jane:
- Ndryshimet ne ecje.
- Lodhje.
- Humbje te ekuilibrit ose koordinimit.
- Spazma muskulore.
- Dobesi muskulore.
- Ndjesi shpimi gjilperash ose mpirje, veçanerisht ne kembe ose krahe.
Cilat jane nderlikimet e sklerozes multiple?
Nese MS perparon, perkeqesimi i simptomave mund te çoje ne komplikacione te tilla si:
- Veshtiresi ne ecje qe mund te rezultoje ne nevojen per bastun, kembesore ose karrige me rrota.
- Humbje e kontrollit te zorreve ose fshikezes se urines.
- Probleme me memorien.
- Veshtiresite seksuale.
SI DIAGNOSTIKOHET SKLEROZA MULTIPLE?
Shume semundje mund te shkaktojne simptoma te ngjashme neurologjike. Marrja e nje diagnoze te saktë ndonjehere eshte e veshtire. Disa njerez shohin mjek te shumte gjate viteve perpara se te vendosni nje diagnoze.
Identifikimi dhe trajtimi i MS sa me shpejt qe te jete e mundur mund te ndihmoje ne ngadalesimin e perparimit te semundjes.
Nese mjeku juaj i kujdesit paresor dyshon se mund te keni MS, do t’ju duhet te shkoni tek nje neurolog. Nje neurolog eshte nje mjek i specializuar ne trajtimin e kushteve qe ndikojne ne sistemin nervor, i cili perfshin trurin dhe palcen kurrizore.
Asnje test nuk mund te jape nje diagnoze perfundimtare te MS. Per te kuptuar se çfare i shkakton simptomat, mjeku juaj i do te beje nje ekzaminim fizik. Ju gjithashtu mund te beni analiza gjaku dhe teste imazherike, te tilla si MRI.
Nje MRI kerkon prova te zonave te demtimit ne tru ose ne palcen kurrizore qe tregojne skleroze te shumefishte. Lezionet zhvillohen si rezultat i demtimit te mielines qe rrethon nervat. Mund te duhet gjithashtu te behet nje tpunksion lumbal, qe te mund te merrni pak likid nga shtylla kurrizore per analize.
Nese keto teste nuk japin nje përgjigje te qarte, neurologu mund te rekomandoje nje test te potencialeve te evokuara. Ky test kontrollon funksionin nervor duke matur aktivitetin elektrik ne tru dhe palcen kurrizore.
SI MUND TA MENAXHOJME APO TA TRAJTOJME SKLEROZEN MULTIPLE?
Aktualisht nuk ka kure per MS, i gjithe trajtimi eshte simptomatik.
Trajtimi fokusohet ne menaxhimin e simptomave, reduktimin e rikthimeve te krizave (periudhave kur simptomat perkeqesohen) dhe ngadalesimin e perparimit te semundjes.
Ajo qe duhet te bejme eshte:
- Terapite modifikuese te semundjes.
Disa medikamente kane miratimin e FDA per trajtimin afatgjate te MS. Keto barna ndihmojne ne reduktimin e rikthimeve te simptomave(te quajtura edhe shpërthime ose sulme). Ata ngadalesojne perparimin e semundjes, ato mund te parandalojne formimin e lezioneve te reja ne tru dhe palcen kurrizore. - Medikamente per menaxhimin e rikthimit te simptomave.
Nese keni nje atak te rende, neurologu mund te rekomandoje nje doze te larte kortikosteroide. Ilaçi mund te zvogeloje shpejt inflamacionin. Ata ngadalesojne demtimin e mielines qe rrethon qelizat tuaja nervore. - Rehabilitimi fizik
Skleroza multiple mund te ndikoje ne funksionin fizik. Qendrimi fizikisht i afte dhe i forte do t’ju ndihmoje te ruani levizshmerine dhe prakticitetin. - Keshillimi per shendetin mendor
Perballja me nje gjendje kronike mund te jete emocionalisht sfiduese. Dhe MS ndonjehere mund te ndikoje ne kujtesen tuaj. Puna me nje neuropsikolog ose marrja e mbeshtetjes tjeter emocionale eshte nje pjese thelbesore e menaxhimit te semundjes.
REFERENCAT
- Farbu E, Rekand T, Vik-Mo EO, Lygren H, Gilhus NE, Aarli JA. Post-polio syndrome. Tidsskr Nor Laegeforen. 2005;125(5):597-600. PMID: 15770570.
- Gonzalez H, Olsson T, Borg K. Management of postpolio syndrome. Lancet Neurol. 2010;9(6):634-642. doi:10.1016/S1474-4422(10)70091-8
- Halstead LS, Rossi CD. New developments in postpolio syndrome. Curr Opin Neurol. 2004;17(6):653-657. doi:10.1097/01.wco.0000142971.76451.4d
- Jubelt B, Drucker J. Postpolio syndrome: pathogenesis and clinical management. Crit Rev Phys Rehabil Med. 2002;14(4):305-331.
- Trojan DA, Cashman NR. Post-polio syndrome. Muscle Nerve. 2005;31(1):6-19. doi:10.1002/mus.20219