SINUSITI
CFARE ESHTE SINUSITI?
Sinusiti eshte nje inflamacion/enjtje e indeve qe rrethojne sinuset. Sinuset jane hapesira te zbrazeta brenda kockave ndermjet syve, prapa mollezave dhe ne balle. Ato prodhojne lend veshtullore, e cila e mban te lagesht pjesen e brendshme te hundes. Kjo nga ana tjeter, ndihmon ne mbrojtjen kunder pluhurit, alergeneve dhe ndotesve.
Sinuset e shendetshme jane te mbushura me ajer. Por kur ato bllokohen dhe mbushen me lengje, mikrobet mund te rriten dhe te shkaktojne infeksion.
Gjendjet qe mund te shkaktojnë bllokim te sinusit perfshijne:
- Ftohja e zakonshme.
- Riniti alergjik, qe eshte enjtje e mukozes se hundes e shkaktuar nga alergenet.
- Rritje te vogla ne mukozen e hundes te quajtura polipe te hundes.
- Nje septum i devijuar, i cili eshte nje zhvendosje ne zgavren e hundes.
LLOJET E SINUSITIT
- Sinusiti akut zakonisht fillon me simptoma te ngjashme me te ftohuren, te tilla si rrjedhje te hundeve, hunde te bllokuara dhe dhimbje ne fytyre. Mund te filloje papritur dhe te zgjase 2 -4 jave.
- Sinusiti subakut zakonisht simptomat zgjat nga 4-12 jave.
- Simptomat e sinusitit kronik zgjasin 12 jave ose me shume.
- Sinusiti i perseritur ndodh disa here ne vit.
- Pansinusiti prek te gjitha sinuset ne koke, jo vetem nje ose dy qe prek zakonisht .
SHENJAT DHE SIMPTOMAT E SINUSITIT
Simptomat e zakonshme te sinusitit perfshijne:
- Hunde te bllokuara.
- Sekrecione nga hundet : te trasha, te bardha, te verdha ose te gjelberta.
- Dhimbje ne nofulla.
- Dhimbje ne fytyre. Kjo shpesh ndihet me keq kur nje person perkulet perpara.
Ju gjithashtu mund te keni:
- Ethe
- Kolle
- Probleme me nuhatjen
- Presioni ose bllokim ne vesh
- Nje dhimbje koke
- Frymarrje e veshtire nga hundet
- Nje ndjesi lodhjeje
TRAJTIMI MJEKSOR I SINUSITIT
- Antibiotiket.
Nese mjeku juaj mendon se nje infeksion bakterial eshte fajtor per sinusitin, ai mund te jape antibiotike. Per sinusitin akut, ju zakonisht ju merrni ilace vetem per 10-14 dite. Per sinusitin kronik, mund te jete me i gjate. Antibiotiket ndihmojne vetem me infeksionet bakteriale. Ata nuk funksionojne nese kjo semundje shkaktohet nga viruset. - Ilacet kunder dhimbjeve ose analgjeziket.
Shume njerez me sinusit marrin ilaçe kunder dhimbjes pa recete, si ibuprofen ose acetaminophen/paracetamol, per te lehtesuar shqetesimin. Ndiqni udhëzimet e medikamentit dhe mos i merrni per me shume se 10 dite. - Dekongestantet ose zhbllokuesit e hundeve.
Keto ilaçe ulin sasine e mukusit(lende veshtullore) ne sinuse. Disa jane ne dispozicion si spraj per hunde. Te tjerat jane pilula. Nese perdorni spraj per hunde dekongjestive per me shume se 3 dite, ato ne fakt mund t’ju bejne te ndiheni me te renduar. - Ilaçet kunder alergjive.
Shume raste me sinusitit jane per shkak te alergjive te pakontrolluara. Nese nuk jeni diagnostikuar kurre me alergji, mund te ia vleje te beni disa teste alergjie per te pare nese jeni alergjik. Nese e beni kete, mjekimi (si antihistaminet) dhe shmangia e shkaktareve tuaj do te ndihmojne. Nje tjeter mundesi eshte te beni vaksinen kunder alergjive, nje trajtim afatgjate qe ju ben gradualisht me pak te ndjeshem ndaj gjerave qe shkaktojne alergji tek ju. - Steroidet.
Ne disa raste, mjeku mund te pershkruaje steroid qe merren nga hundet, per te ulur enjtjen ne membranat e sinuseve. Per rastet e veshtira te sinusitit kronik, mund t’ju duhet te merrni steroid nga goja. - Kirurgjia.
Here pas here, nese keni sinusit kronik ose sinusit akut qe vazhdon te kthehet, nje operacion mund te jete zgjidhja me e mire. Kirurgu mund te heqe bllokimet dhe te zgjeroje pasazhet e sinusit, gje qe e bene me te lehte kullimin e tyre.
SI MUND TE TRAJTOSH SINUSITIN NE KUSHTE SHTEPIE?
Edhe pse ilacet mund te ndihmojne, ne shume raste sinusiti largohet vete, pa ndonje trajtim mjekesor. Nese e perjetoni shpesh kete gjendje, shumë nga keto metoda do t’ju ndihmojne gjithashtu ta parandaloni ate.
- Ajri i lagesht mund te ndihmoje ne sinusit.
Perdorni nje lageshtues ne dhomat ku kaloni shume kohe. - Merrni fryme nen avujt e ujit.
Ju ose mund te beni nje dush ose te thithni avull nga nje ene guzhine me uje qe te ngrohte, psh nje ene qe ka uje dhe gjethe dafine. Avujt e ujit lehtesojne zgavrat e hundes te bllokuara dhe te fryra.
3.Perdorni nje peshqir te ngrohte dhe te lagur ne fytyre. Mund te largoje nje pjese te presionit te mbledhur aty.
- Provoni duke marre nje farmaci nje spraj qe ka ne permbajtie te tij kripera.
Ato nuk permbajne ilac (eshte uje i kripur), ato mund te ndihmojne ne mbajtjen e lagesht te kanaleve te hundes. - Shpelajini hundet tuaja.
Shpelarja e hundes me uje te kripur mund te pastroje mukozen (dhe mbeturinat e tjera) dhe t’i mbaje sinuset tuaja te lageshta. - Pini shume lengje.
Ato do te ndihmojne ne hollimin e mukusit, i cili redukton bllokimin ne sinuset tuaja. Ulni konsumimin e alkoolit, gje qe e perkeqeson enjtjen. - Pushoni.
Kur keni nje infeksion te sinusit, merreni me lehte se normalisht. Flini shume dhe jepini trupit tuaj mundesine per t’u rikuperuar.
SI MUND TE PARANDALOJME SHFAQJEN E SINUSITIT?
Nuk ka asnje menyre te sigurt per te parandaluar sinusitin. Por ka disa gjera qe mund te ndihmojne.
- Mos pini duhan dhe shmangni tymin e njerezve qe pije duhan.
- Lani duart shpesh, veçanerisht gjate sezonit te dimrit dhe kur griperat jane ne qarkullim, dhe perpiquni te mos prekni fytyren.
- Qendroni larg gjerave per te cilat e dini se jeni alergjik. Bisedoni me mjekun per te pare nese keni nevoje per ilaçe me recete, vaksina kunder alergjive ose forma te tjera imunoterapie.
- Nese problemet tuaja me sinuset vazhdojne te kthehen, pyesni mjekun tuaj per te mirat dhe te keqijat e operacionit per te pastruar dhe kulluar sinuset.