SINDROMI POST-POLIOMELITIT
Sindroma post-poliomelitit eshte nje semundje qe mund te preki njerezit disa vjet pas nje infeksioni fillestar te poliomielit. Kjo semundje shkakton dobesi graduale te forces se muskujve dhe atrofi(masa muskulore pakesohet).
Nuk ka sherim per kete lloj sindrome, keshtu qe trajtimi fokusohet ne kontrrollin dhe menaxhimin e simptomave.
Sindromi post-poliomelitit mund te ndodhi deri ne 10-40 vjet pasi te jeni sheruar nga infeksioni fillestar i poliomielitit.
Poliomieliti eshte nje semundje e shkaktuar nga virusi i polios(poliomelitit). Ajo shkakton simptoma te lehta ose mund te mos shfaqi aspak shenja dhe kjo ne varesi te individit. E megjithate mund te ndodhi edhe pse rrall-here qe te shkaktoje komplikacione si paralize deri ne vdekje.
Ekzistojnë tre variacione te poliovirusit, te quajtur poliovirusi i eger tipi 1, 2 dhe 3. Llojet e poliomielitit te eger 2 dhe 3 jane çrrenjosur (nuk ekzistojne me), dhe poliomieliti i eger i tipit 1 ekziston vetem ne disa vende te botes.
KUSH PREKEN ME SHUME NGA SINDROMI POST-POLIOMELITIT?
Sindromi post-poliomelitit prek njerezit qe kane kaluar virusin e poliomielitit.
Kjo lloj semundje zhvillohet 10 vjet ose me shume pas semundjes fillestare me virusin e poliomelitit, por mund te shfaqet edhe deri ne 40 vjet me vone.
Perafersisht 30-40% e njerezve qe kane kaluar poliomielitin kane rrezikun ta zhvillojne kete semundje. Nje person qe eshte prekur me rende nga poliomieliti mund te zhvilloje nje rast me te rende te semundjes dhe me komplikacione.
SA I SHPESHTE ESHTE SINDROMI POST-POLIOMELITIT?
Sindromi post-poliomelitit eshte i rralle sepse poliomieliti vete eshte i rralle si rrjedhoje edhe e parandalimeve me vaksine.
Vaksina e poliomielitit ka hequr qafe poliomielitin nga shume vende te botes ku ajo aplikohet.
Megjithate, poliomieliti ekziston ende ne disa vende dhe raste te reja me poliomelit ende ndodhin.
KUSH JANE SHENJAT E POLIOMELITIT?
Shenja e pare dhe me e zakonshme e sindromit post-poliomelitit eshte dobesimi gradual, pak nga pak ne muskujt qe ishin prekur me pare kur keni kaluar poliomielitn.
Ashpersia e simptomave mund te ndryshoje nga personi ne person.
Simptomat perfshijne:
- Dobesi muskulore e ngadalte dhe progresive.
- Lodhje.
- Atrofi graduale e muskujve.
- Dhimbje muskulore dhe dridhje.
- Dhimbje kyçesh.
- Deformime skeletore te tilla si lakimi i shtylles kurrizore (skolioza).
- Nese muskujt e qe ndihmojne ne frymemarrje dhe gelltitje preken, mund te keni veshtiresi me si ne frymemarrje ashtu edhe ne gelltitje.
CFARE SHKAKTON SINDROMI I POST-POLIOMELITIT DHE A ESHTE AI NGJITES?
Shkencetaret nuk e dine ende shkakun e sindromes se post-poliomelitit.
Nje teori thote se ajo mund te jete per shkak te kalimit te infeksionit primar te poliomelititi . Gjate sherimit nga poliomieliti, qelizat nervore ne muskujt e prekur mund te prodhojne shume dege me te vogla (dendrite) nga deget e medha (aksonet) te qelizave nervore. Keto dendrite marrin persiper funksionin e neuroneve qe vrau virusi i poliomielitit.
Shkencetaret mendojne se pas vitesh funksionimi pertej kapacitetit te tyre(mbingarkese), qelizat nervore dobesohen dhe humbasin aftesine e tyre per te mirmbajtur dendritet. Dendritet me pas tkurren dhe i gjithe muskuli behet me i dobet.
Sindroma post-poliomelitit nuk eshte ngjitese, qe do te thote se nuk perhapet nga personi ne person.
Kini kujdes kjo nuk eshte e vertete per infeksionin nga poliomeliti, virusi i poliomielitit eshte shume ngjites. Kjo eshte arsyeja pse eshte e rendesishme te mbroheni me vaksinen e poliomielitit.
SI MUND TE DIAGNOSTIKOHET SINDROMI I POST-POLIOMELITIT?
Nuk ka asnje analize specifike qe mund te diagnostikoje sindromin post-poliomelitit.
Ne vend te kesaj, mjeket e diagnostikojne sindromin ne fjale pasi kryejne nje ekzaminim fizik dhe bejne pyetje ne lidhje me historine dhe simptomat mjekesore.
Ata gjithashtu duhet te perjashtojne semundje te tjera qe mund te shkaktojne simptomat tuaja.
Mjeku juaj mund te urdheroje te beni ndonje nga testet e meposhtme per te ndihmuar ne diagnostikimin e sindromit post-poliomelitit dhe per te perjashtuar semundje te tjera qe mund te pengojne diagnozen e vertete te semundjes:
- MRI(rezonance magnetike) dhe CT (skaner) te palces kurrizore.
- Elektromiografia (EMG).
- Biopsia e muskujve.
- Analiza e likidit cerebro-spinal, analiza e lengut qe merret nga shtylla kurrizore.
SI MUND TE MJEKOHET SINDROMI I POST-POLIOMELITIT DHE A ESHTE AI I SHERUESHEM?
Aktualisht nuk ka asnje trajtim specifik per sindromin post-poliomelitit. Ne vend te kesaj, mjeket fokusohen ne menaxhimin e simptomave dhe permiresimin e cilesise se jetes.
Eshte e rendesishme te konsultoheni me nje mjek qe eshte i specializuar ne fushen e infektivologjise.
Strategjite specifike qe mund te ndihmojne ne menaxhimin e simptomave te semundjes jane :
- Ushtrime jo lodhese: Ushtrimet qe nuk shkaktojne dhimbje ose lodhje mund te permiresojne forcen e muskujve dhe te zvogelojne lodhjen e pergjithshme.
- Trajnimi i qendrueshmerise kardiorespiratore: Qendrueshmeria kardiorespiratore eshte niveli ne te cilin zemra, mushkerite dhe muskujt tuaj punojne se bashku kur ushtroheni per nje kohe te gjate. Ju duhet te flisni me mjekun tuaj perpara se te provoni kete lloj trajnimi.
- Mjetet per lehtesimin e levizjes: Pajisjet si bastun apo karrocat mund te ndihmojne me levizshmerine dhe ndihmojne ne shmangien e lodhjes dhe rraskapitjes se shpejte te muskujve.
- Terapia profesionale: Nje terapist profesional mund t’ju ndihmoje te beni rregullime ne shtepine tuaj, ne menyre qe te mund te kryeni me lehte detyrat e perditshme.
- Terapia e te folurit: Nese semundja e ka bere te veshtire gelltitjen, nje terapist i te folurit mund te ndihmoje.
- Ndryshimet e stilit te jeteses: Mjeku juaj ka te ngjare te rekomandoje te hani nje diete te shendetshme, te menaxhoni peshen tuaj, te beni gjume cilesor dhe te mos pini duhan per te ndihmuar ne menaxhimin e simptomave dhe te qëndroni te shendetshem.
- Keshillimi (psikoterapia) mund t’ju ndihmoje ju dhe familjen tuaj te pershtateni me jeten dhe pasojat qe le poliomeliti. Grupet mbeshtetese qe inkurajojne vete-ndihmen dhe shkembimin e pervojave mund te jene gjithashtu te dobishme.
A eshte i sherueshem sindroma post-poliomelitit?
Ne keto dite qe flasim, nuk ka kure per sherimin e sindromes post-poliomeliti.
REFERENCAT
- Farbu E, Rekand T, Vik-Mo EO, Lygren H, Gilhus NE, Aarli JA. Post-polio syndrome. Tidsskr Nor Laegeforen. 2005;125(5):597-600. PMID: 15770570.
- Gonzalez H, Olsson T, Borg K. Management of postpolio syndrome. Lancet Neurol. 2010;9(6):634-642. doi:10.1016/S1474-4422(10)70091-8
- Halstead LS, Rossi CD. New developments in postpolio syndrome. Curr Opin Neurol. 2004;17(6):653-657. doi:10.1097/01.wco.0000142971.76451.4d
- Jubelt B, Drucker J. Postpolio syndrome: pathogenesis and clinical management. Crit Rev Phys Rehabil Med. 2002;14(4):305-331.
- Trojan DA, Cashman NR. Post-polio syndrome. Muscle Nerve. 2005;31(1):6-19. doi:10.1002/mus.20219