Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SINDROMI METABOLIK

CFARE ESHTE SINDROMI METABOLIK?

Sindromi metabolike eshte nje grup semundjesh qe ndodhin se bashku, duke rritur rrezikun per:

  • Semundje te zemres
  • Goditje ne tru
  • Diabetit te tipit 2

Keto semundje apo ndryshime, qe jane pjese e sindromit metabolik dhe qe behen shkak per komplikacione edhe me te renda jane :

  1. Rritjen e presionit te gjakut( tensioni i larte i gjakut).
  2. Sheqeri i larte ne gjak.
  3. Yndyra (dhjamin) e tepert e trupit rreth belit.
  4. Nivele jonormale te kolesterolit ose triglicerideve.

Te kesh vetem nje nga keto kushte nuk do te thote qe keni sindromin metabolik.
Por kjo do te thote qe ju keni nje rrezik me te madh per semundje akoma me shume serioze. Dhe nese mbivendosen akoma me shume nga semundjet e mesiperme si diabeti i tipit 2 apo dhe semundjet te zemres atehere rreziku rritet edhe me shume.

Sindromi metaboli eshte shfaqur ne nje numer te madh te rriturish ne te gjithe boten dhe duhet thene se marrja e shpejte e masave ne ndryshimin e stilit te jeteses eshte nje element shume i rendesishem ne kete ane.

CILAT JANE SHENJAT E SINDROMIT METABOLIK?

Shumica e crregullimeve qe lidhen me sindromin metabolik nuk kane shenja ose simptoma te hershme. Nje shenje qe eshte e dukshme eshte perimetri i madh i madh i belit.
Nje sasi te larte te sheqerit ne gjak. Rritje te tensionit te gajkut.
Mund te vini re po ashtu shenjat dhe simptomat te diabetit te tilla si etja dhe urinimi i shtuar, lodhja dhe shikimi i paqarte.

Duhet te jemi shume te kujdesshem ne kete aspekt dhe te kontaktojme me nje mjek sa me shpejt te jete e mundur ne menyre qe te merren masat sa me shpejt dhe te parandalohen semundjet qe mund te vijen me pas.

SI SHKAKTOHET SINDROMI METABOLIK, NGA CFARE?

Sindromi metabolike eshte i lidhur ngushte me 3 element kryesor :

  • Mbipeshen
  • Obezitetin
  • Pasivitetin

Pervec 3 elementeve me siper ajo eshte gjithashtu e lidhur me nje gjendje te rende shendetesore te quajtur rezistence ndaj insulines.
Normalisht, sistemi juaj tretes i zberthen sheqernat(karbohidratet qe hani ne glukoz(sheqer) qe thithet nga qelizat. Insulina eshte nje hormon i prodhuar nga pankreasi qe ndihmon sheqerin te hyje ne qelizat tuaja per t’u perdorur si burim energjie per trupin.

Tek njerezit me rezistence ndaj insulines, qelizat nuk i pergjigjen normalisht insulines dhe glukoza nuk mund te hyje aq lehte ne qeliza.
Si rezultat, nivelet e sheqerit ne gjak rriten edhe pse trupi juaj prodhon gjithnje e me shume insuline ne përpjekje per te ulur sheqerin ne gjak.

KUSH JANE ATO FAKTORE QE RRISIN AKOMA ME SHUME RREZIKUN PER ZHVILLIMIN E SINDROMIT METABOLIK?

Faktoret e meposhtem rrisin shanset per te zhvilluar sindromin metabolik :

  1. Mosha.
    Rreziku i sindromit metabolike rritet me moshen.
  2. Rraca.
    Hispaniket, vecanerisht grate hispanike, duket se jane ne rrezik me te madh per te zhvilluar sindromin metabolike. Arsyet per kete nuk jane plotesisht te qarta.
  3. Obeziteti.
    Rritja e tepert e peshes, vecanerisht ne bark, rrit rrezikun e sindromit metabolik.
  4. Diabeti.
    Ju keni me shume shance te keni sindrome metabolik nese keni pasur diabet gjate shtatzenise (diabet gestacional) ose nese keni nje histori familjare te diabetit te tipit 2.
  5. Semundje te tjera.
    Rreziku i zhvillimit te sindromit metabolike eshte me i madh nese keni pasur ndonjehere semundje te melçise si melci e dhjamosur, sindromen e vezores policistike ose apnea te gjumit.

SI ZBULOHET KJO SEMUNDJE?

Sipas Udhezimeve te Institutit Kombetar te Shendetit do te quajme qe nje person vuan nga Sindromi Metabolik nese vuan ne nje nga keto 3 semundjet e meposhtme, edhe nese eshte duke marre ilace per ta trajtuar :

  • Bel i madh.
    Nje bel qe ka keto permasa 89 centimetra per grate dhe 102 centimetra per burrat.
  • Niveli i larte i triglicerideve.
    Nje vlere prej 150 mg/dL ose me i larte i ketij lloji yndyre qe gjendet ne gjak .
  • Ulja e kolesterolit “te mire” ose HDL.
    Jane shume te rriskuar ato persona qe kane vlera te HDL ne me pak se 40 mg/dL tek burrat ose me pak se 50 mg/dL tek grate .
  • Rritja e presionit te gjakut.
    Kane nje rrezik shume te madh ato persona qe kane vlera rreth 130/85mm Hg ose me te larta te tensionit ne gjak.
  • Rritja e sheqerit ne gjak.
    Rritja e niveleve te sheqerit ne gjak 100 mg/dL ose me e shume po ashtu eshte nje rrezik shume i madh.

A KA NJE SHERIM PER KETE SEMUNDJE?

Nese jeni diagnostikuar me sindromin metabolike ose ndonje nga komponentet e saj, berja e ndryshimeve te menyres se jeteses, ne nje jetese te shendetshme mund te ndihmoje ne parandalimin ose vonimin e problemeve serioze shendetesore, te tilla si nje atak ne zemer ose goditje ne tru.
Nje menyre jetese e shendetshme perfshin:

  1. Aktiviteti fizik i rregullt.
    Ekspertet e shendetit rekomandojne te beni te pakten 30 minuta ushtrime, si ecja e shpejte, çdo dite. Por ju nuk keni pse ta beni ate aktivitet menjehere. Kerkoni menyra per te permiresuar aktivitetin fizik cdo dite, te tilla si ecja ne vend te vozitjes dhe përdorimi i shkalleve ne vend te ashensorit.
  2. Humbje peshe.
    Humbja me 7% te peshes trupore mund te zvogeloje rezistencen ndaj insulinës, te ule tensioni e gjakut dhe te ule rrezikun e diabetit. Ne fakt, çdo sasi e humbjes se peshes eshte e dobishme.
  3. Diete e shendetshme.
    Planet e te ushqyerit te shendetshem, te tilla si dieta Dieta e Lidhur me Ndalimin e Hipertensionit (DASH) dhe dieta mesdhetare, theksojne ngrenien e perimeve, frutave, dritherave me fibra te larta dhe proteinave pa yndyre. Planet e te ushqyerit te shendetshem kane tendence te rekomandojne kufizimin e pijeve te ëmbla me sheqer, alkoolit, kripes, sheqerit dhe yndyres, vecanerisht yndyrave te ngopura.
  4. Ndalimi i pirjes se duhanit.
    Heqja dore nga duhanpirja permireson shume shendetin tuaj te pergjithshem.
  5. Reduktimin ose menaxhimin e stresit.
    Aktiviteti fizik, meditimi, joga dhe programe te tjera mund t’ju ndihmojne te perballoni stresin dhe te permiresoni shendetin tuaj emocional dhe fizik.

REFERENCAT

https://medlineplus.gov

https://my.clevelandclinic.org

https://www.mayoclinic.org

https://www.medicalnewstoday.com

https://www.webmd.com