Si te ulim tensionin e larte te gjakut ne kushte shtepie!
Hipertensioni arterial apo i njohur edhe si tensioni i larte i gjakut eshte nje semundje komplekse, shpesh-here ajo nuk ka nje shkaktare te vetem, por nje sere shkaqesh.
Tensioni i larte i gjakut eshte ajo semundje ku presioni i madh i gjakut godet ne menyre te vazhdueshme muret e arterieve dhe shkakton probleme te vazhdueshme te shendetit. Problemi me i madh qendron tek zemra sepse ajo duhet te punoj me shume per te pompuar gjakun drejt trupit.
Tensioni i gjakut shprehet me dy numra, ku numri me i madh shpreh tensioni sistolik dhe ai me i vogli tensionin diasistolik.
Tensioni sistolik tregon forcen qe ushtron gjaku ne enet e tij kur zemra tkurret(hedh gjakun ne arterie), ndersa tensioni diasistolik tregon forcen qe ushtron gjaku ne enet e tij kur zemra eshte ne qetesi.
Vlerat e tensionit te gjakut!
Tensioni normal i gjakut | 120-80mmHg Tensioni sistolik (i madhi) 120mmHg Tensioni diasistolik ( i vogli) 80mmHg |
Tensioni i ngritur i gjakut | Tensioni sistolik (i madhi) 130-139mmHg Tensioni diasistolik ( i vogli) 80-89mmHg |
Hipertension shkalla e pare | Tensioni sistolik (i madhi) 140-159 mmHg Tensioni diasistolik ( i vogli) 90-99 mmHg |
Hipertension shkalla e dyte | Tensioni sistolik (i madhi) mbi 160 mmHg Tensioni diasistolik ( i vogli) mbi 110mmHg |
Urgjenc(krize) hipertensive | 180-120mmHg |
Si te dalloni qe jeni duke perjetuar nje rritje te tensionit te gjakut?
Njerezit me tension shume te larte te gjakut mund te shfaqin shenja te tilla si:
- dhimbje koke te forta
- dhimbje gjoksi
- marramendje
- veshtiresi ne frymemarrje
- te perziera dhe te vjella
- turbullim i shikimit ose ndryshime te shikimit
- ankthi
- konfuzion
- gumezhime ne vesh
- gjakderdhje nga hunda
- ritem jonormal te zemres
Si veprohet ne rastet kur kemi tension te larte te gjakut?
Qellimi per uljen e tensionit te larte te gjakut nuk eshte te arrihet nje tension normal i gjakut menjehere, por te ulet presioni i gjakut gradualisht. Pacienti duhet te mbahet ne monitorim per 12 deri ne 24 ore, ku gjate kesaj kohe ulja e tensionit duhet te jete graduale sepse reduktimi i shpejte i tij mund te ishte i rrezikshem per komplikacione te veshkave, te zemres apo crregullime te pamjes.
1. Si te ulim presionin e larte te gjakut ne kushte shtepie?
Nese jeni duke u perpjekur si te ulni tensionin e gjakut, ketu jane disa nga metodat qe mund te ndiqni:
Pirja e ujit mund te ndihmoje ne hollimin e gjakut dhe uljen e perkohshme te tensionit te gjakut. Duhet te qendroni te hidratuar ne menyre adekuate gjate gjithe dites, veçanerisht gjate nje emergjence.
Teknikat e frymemarrjes se thelle mund te ndihmojne, merrni fryme ngadale dhe thelle permes hundes dhe nxirreni permes gojes. Kjo mund te ndihmoje ne uljen e tensionit te gjakut duke reduktuar stresin dhe tensionin.
Vendosja e kompresave te ftohta, si pako akulli ose peshqire te ftohte, ne balle, qafe ose kyçet e dores mund te ndihmoje ne zgjerimin e eneve te gjakut dhe uljen e presionit te gjakut.
Nje filxhan çaj hibiskusi ose kamomil gjithashtu mund t’ju ndihmoje te ndiheni me te qete.
Por nga ana tjeter duhet te shmangni çajin ose kafene e zeze ne te njejten kohe.
Aktiviteti i lehte fizik, si ecja, mund te ndihmoje ne uljen e perkohshme te tensionit te gjakut.
Merrni parasysh rritjen e marrjes se kaliumit dhe reduktoni konsumin e kripes per te ulur tensionin e gjakut. Kaliumi gjithashtu lehteson tensionin ne trupin tuaj.
Po ashtu mjeku mund tju kete dhene nje prej medikamenteve te meposhtme per tu perdorur ne raste urgjente, kur tensioni eshte vertet i larte.
2. Trinitrina ose Trinitroglicerina
Trinitroglicerina eshte nje ilac shume i fuqishem per uljen e tensionit te larte te gjakut.
Kujdes duhet te matni tensionin e gjakut me pare, me ane te nje aparati, dhe nese vlerat jane me shume se 140/90mmHg atehere duhet te merrni masat e duhura. Ne keto momente duhet patjeter te uleni diku dhe te merrni medikamentet qe mjeku ju ka dhene ne raste urgjente.
Trinitrina eshte nje ilac shume i fuqishem ne rastet e hipertensionit kur ai eshte i shoqeruar me shtrengime ne kraharor.
Trinitrina jepet nengjuhe dhe mund te merren deri ne maksimumi 3 kokrra ne nje distance kohore prej 15 minutash nga njera tjetra. Nese gjate kesaj kohe vlerat e tensionit te gjakut vazhdojne te mbesin te larta, atehere ju duhet te shkoni ne urgjencen me te afert per nje vizite te specializuar.
3. Furosemidi
Furosemidi apo sic njihet edhe si lasiksi eshte nje ilac shume i fuqishem ne uljen e tensionit te larte te gjakut.
Ky medikament vepron duke rritur diurezen, pra duke rritur sasine e urines qe nxirret nga trupi, per uljen e tensionit te gjakut. Ky eshte nje lloj diuretiku (shkarkuesi) qe nuk perdoret ne perditshmeri, por vetem ne raste urgjente.
Ky medikament merret nga goja ose mund te mbahet nen gjuhe, ne varesi te pershkrimit te mjekut.
4. Klasa e kalcibllokuesve
NIfedipina apo sic njihet ndryshe nga ne adalati, eshte nje ilac shume i perdorur ne urgjencat hipertensive. Adalati eshte nje nder ilacet qe mjeket e rekomandojne me shume dhe qe duhet patjeter te jete ne shtepine e nje pacienti hipertensiv. Ne raste kur kemi nje krize hipertensive, pra kur vlerat e tensionit jane 180/110mmHg zakonisht keshillohet te jepen 2 adalat nen gjuhe.
REFERENCAT
https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/hypertension