Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Si te pergatitemi per proceduren e kolonoskopise

Cfare eshte kolonoskopia?

Kolonoskopia eshte nje ekzaminim klinik qe u rekomandohet te gjithe personave mbi moshen 40 vjeç pavaresisht nese kane apo jo shenja domethenese per kryerjen e ketij egzaminimi.
Kjo procedure eshte nje ekzaminim diagnostikues(eshte e vetmja teknike per vendosjen e emrit te sakte te semundjes) dhe parandalues(zbulimin e semundjes ne stadet e hershme), duke u bere nje mjet shume i rendesishem per zbulimin e kancerit te zorres ne stade te kurueshme.
Kanceri i zorres se trashe dhe i rektumit eshte nje prej kancereve me te shpeshte,qe mund te preki kedo pavaresisht gjinise. E megjithate ai mbetet kanceri me i parandalueshem nese behet zbulimi i hershem i semundjes.

Kush eshte rendesia e ketij egzaminimi?

Sipas Shoqates Amerikane Kunder Kancerit, deklarohet se eshte shume e rendesishme qe cdo person i moshes mbi 40 vjec duhet te kryej me patjeter egzaminimin e kolonoskopise cdo 5 vjet. Kjo per vet faktin e se semundja po prek nje pjese te madhe te popullsise pa dallim gjinie apo rrace.
Qellimi kryesor i procedures se kolonoskopise eshte zbulimi i tumoreve te vegjel te quajtura polipe apo e thene ndryshe zbulimit te kancerit ne fazat e hershme.
Hemorroidet prej se ciles vuan nje pjese e madhe e popullsise nuk jane kancer, por per vendosjen e diagnozes se sakte(qe nuk eshte kancer) duhet realizuar nje konsulte tek mjeku specialist gastroenterologu.

A eshte i dhimbshem egzaminimi i kolonoskopise?

Ne saj te perparimit te kerkimeve shkencore mjeksore eshte bere e mundur qe teknika e kolonoskopise te realizohet me sa me pak shqetesime.
Kjo eshte arritur ne saj te perdorimit te ilaceve gjumedhenese(sedativeve), te cilat jepen ne rruge intravenoze(nga vena) ne menyre qe pacienti te jete sa me rehate gjate procedures se kolonoskopise. Per shkak te efekteve te barnave (ilaceve) qetesuese dhe gjumedhenese shume pacient nuk mbajne mend asgje rreth procedures.

Sigurisht, nuk duhet harruar edhe procedura e pastrimit te zorres nga jashteqitjet para procedures se kolonoskopise.

Kush jane ato semundje qe duhet realizuar me patjeter kolonoskopia?

  • Kancer i zorres
  • Polipe te kolonit
  • Koliti (ulçeroz ose Crohn’s)
  • Divertikulosis dhe divertikulitis
  • Lezione hemorragjike
  • Diskomfort abdominal kur eshte i shoqeruar me humbje ne peshe ose me anemi
  • Pasazh intestinal jo normal
  • Diarre kronike, konstipacion ose ndryshime te regjimit te zorres.
  • Anemia

Si pergatitet zorra per kryerjen e kolonoskopise?

Per te marre pamje sa me te qarta nga egzaminimi i kolonoskopise duhet qe para procedures zorra te jete patjeter e pastruar nga mbetjet ushqimore, pra nga jashteqitjet.
Duhet theksuar se eshte shume e rendesishme qe pacienti para procedures se kolonoskopise, pacientit ti tregohet se si duhet pastruar zorra kjo edhe ne saj te disa preparateve te marra ne farmaci.
Ai/ajo duhet te konsumoje te pakten per 3 dite para kolonoskopise:

  • ushqime te lengshme
  • laksative( merren ne farmaci).

Gjithashtu nuk duhet te konsumoje asnje lloj ushqimi nje dite para ekzaminimit.

Gjate kryerjes sekolonoskopise, ashtu sic edhe e kemi thene me siper, pacienti eshte i qetesuar ( me ilace gjumedhenese), endoskopi futet nepermjet anusit dhe kalon me kujdes pergjate gjithe zorres. Ne qofte se gjate ekzaminimit hasen polipe, perdoret nje lak i holle prej teli per t’i keputur. Elektokauteri (pajisje elektrike), eshte nje paisje qe perdoret per te prere me djegie pa shkaktuar gjakderdhje.

Gjate kolonoskopise mund te kryhen edhe teste te tjera siç eshte marrja e masave te dyshuara si kancer per biopsi, ku merren disa copeza te vogla mukoze dhe shihen ne laborator me mikroskop. Procedura e kolonoskopise mund te zgjase 15-30 minuta. Me pas pacienti kalon ne dhomen e observimit ku i vleresohen shenjat jetesore deri sa zgjohet plotesisht. Dhimbjet e lehta te barkut jane normale pas ekzaminimit. Ato kalojne brenda nje ore. Per shkak te efektit te barnace qetesuese te perdorura, pacienti duhet te jete i shoqeruar nga familjaret.

Cfare mund te perdoret per te realizuar kolonoskopine?

Klean Prep eshte nje pluhur i posaçem qe perdoret per te pergatitur zorren perpara se te kryeni kolonoskopine. Nje kuti Klean Prep ka 4 paketa.

Nje dite perpara ekzaminimit duhet te konsumohet nje mengjes i lehte rreth ores 8:00.
Me vone nuk lejohet te konsumohet asnje lloj ushqim i forte.
Konsumoni lengje te kthjellta pergjate gjithe dites bashke me Klean-prep.

Lengje te kthjellta, te lejuara jane: uje, çajta te ndryshem pa ngjyre si psh kamomili, leng mishi, lengje frutash (por pa ngjyre).
Nuk duhet te pini lengje frutash me ngjyre te kuqe ose vjollce, ose te konservuara sepse keto mund te shkaktojne veshje te mukozes se zorres.
Shmangni ushqimet me fara, si: fiq, kivi,etj.

Ju duhet te filloni me pergatitjen e zorres duke filluar ne mesditen e ores 12.00 nje dite para procedures.
Çdo pakete Klean Prep duhet te tretet ne 1 liter uje secila dhe doza normale eshte 4 paketa ne nje sasi prej 4 litrash, duhet te merret nga nje gote çdo çerek ore(15 min) deri sa te konsumohet e gjitha.
Mos e pini menjehere te gjithe sasine me Klean Prep, sepse kjo mund te shkaktoje te vjella. Nese keni ndjesine e te vjelles, ngadalesojeni pak pirjen.
Mos harroni qe nderkohe konsumoni edhe uje apo lengje te tjera pa ngjyrues.

REFERENCAT

https://healthy.kaiserpermanente.org/

https://www.webmd.com/

https://my.clevelandclinic.org/

https://www.nhs.uk/

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?