Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SI TE MENAXHOJME SIMPTOMAT E SEMUNDJEVE REUMATIZMALE

1.Si te menaxhoni dhimbjen?

Dhimbja eshte nje mekanizem mbrojtes qe paralajmeron trurin kur trupi demtohet qofte nga nje demtim fizik ashtu edhe nga nje demtim psikologjik apo emocional. Nervat jane ato qe dergojne sinjale permes palces kurrizore ne tru. Truri lokalizon demtimin dhe shkakton nje proces sherimi.
Kur kemi nje demtim te indeve te shkaktuar nga nje semundje, nervat ne pjesen e prekur te trupit behen me te ndjeshme se normalja, keshtu qe sinjalet e dhimbjes shkaktohen me lehte dhe na paralajmerojne nese ka ndonje kercenim te metejshem per zonen e dhimbshme.

Nje metode per menaxhimin e dhimbjes jane barnat(ilacet) kunder dhimbjes

  1. Barnat qetesuese, si paracetamoli, tramadoli apo barna qe kane ne permbajtie te tyre pak morfine.
  2. AIJS ose antiinflamatoret, si ibuprofen(merret edhe pa recete nga mjeku), diklofenak, naproxen, indometacin qe keto te fundit merren vetem me recete nga mjeku.
  3. Kortikosteroidet, si prednizoloni qe po ashtu merret me recete nga mjeku.

Metoda te tjera te trajtimit te dhimbjes se artritit jane:

  • Ushtrimet fizike per forcimin e muskujve dhe permiresimin e gjendjes se pergjithshme.
  • TENS(paisje elektrike), bllokon dhimbjen me ane te stimulimit nervor elektrik transkutan.
  • Akupunktura(shpimi me gjilpera), stimulon clirimin e disa hormoneve te quajtura endofrin dhe encefalin qe ndikojne mire tek dhimbja duke e bllokuar ate.
  • Hidroterapia(terapia nen uje), uji mbaj peshen trupore dhe si rrjedhoje ju ndihmon te beni ushtrime dhe permiresoni levizshmerine e kyceve.
  • Splintet jane fiksator/mbeshtjelles te jashtem qe ndihmojne ne mbajtien e kyceve ne pozicionin korrekt duke qetesuar dhimbjen.
  • Psikoterapia, mbeshtetja psikologjike.

2.Si te menaxhoni lodhjen?

Lodhja eshte nje dobesi ekstreme, ndonjehere derrmuese fizike dhe mendore, qe nuk permiresohet me pushimin ose gjumin. Eshte nje problem i zakonshem qe lidhet me artritin dhe mund te behet shkak qe simptoma te tjera, si dhimbja dhe ngurtesimi i kyçeve te ndjehen me te renda dhe kufizuese.

Ka nje sere veprimesh qe mund te beni per te ndihmuar ne menaxhimin e lodhjes .

  • Planifikimi i kohes per te shperndare energjine tuaj gjate gjithe dites. Eshte gjithashtu e rendesishme qe te perfshini disa ushtrime te buta ne nje pjese te dites tuaj dhe te ndiqni nje diete te shendetshme.
    Ritmi i dites ka te beje me te mos harxhuarit te gjithe energjine tuaj me disa levizje. Ne keshillojme per ndarjen e aktiviteteve ne detyra me te vogla, veçanerisht ato dite per te cilat do t’ju duhet me shume energji.
  • Ekziston nje lidhje e forte midis gjumit te mjaftueshem dhe lodhjes. Ka disa hapa pozitive qe mund te ndermerrni per te permiresuar shanset per te fjetur mire, duke filluar qe me krijimin e nje ambienti te qete ne dhomen e gjumit, berjen e ushtrimeve para gjumit, berjen e nje dushi te ngrohte ,etj.
  • Stresi dhe shqetesimi mund ta bejne lodhjen te ndihet me keq, keshtu qe eshte mire te dalloni çdo gje qe ju shkakton stres dhe te perpiqeni t’i trajtoni ato ne kohen e duhur ose ti qendroni larg tyre.
  • Ushtrimet fizike qetesojne gjendjen. Qendrimi aktiv rrit forcen tuaj muskulore. Muskujt e dobet perdorin me shume energji, keshtu qe mungesa e aktivitetit fizik mund te jete po aq e demshme sa edhe aktiviteti i rende fizik.
    Futja e aktivitetit fizik ne diten tuaj mund te jete e lodhshme ne fillim. Mos e teproni, filloni aktivitetin ngadale, ndoshta thjesht me nje shetitje 5-10 minuta ne dite.

3.Menaxhimi i procesit te ushqyerjes!

Ngrenia e nje ushqimi te ekuilibruar dhe nje menyre jetese te shendetshme si aktiviteti i rregullt fizik, mos pirja e duhanit, mos pirja e sasive te teperta te alkoolit mund te kene nje ndikim te madh ne artrit dhe shendetin tone ne pergjithesi.

Kur behet fjale per ate qe hame, dy gjerat mund te kene ndikimin te madh ne artrit :

  1. Pesha juaj
    Mbipesha mund te rrise presionin ne kyçet tuaja, keshtu qe mbajtja e nje peshe te shendetshme mund tju ndihmoje. Te qenit mbipeshe mund te rrisë gjithashtu rrezikun e zhvillimit te semundjeve te caktuara, te tilla si artriti reumatoid ose perdhesi(Gouta).
    Ju mund te percaktoni peshen tuaj ideale, pra BMI, me ane te formulave te gatshme ne internet ku kufiri ideal i BMI eshte 18.5-24.9 .
  2. Ngrenia e nje diete te ekuilibruar
    Ngrenia e nje diete me te gjitha vitaminat dhe mineralet qe ju nevojiten eshte e rendesishme per te gjithe, por per njerezit me artrit mund te ndihmoje ne reduktimin e efekteve anesore te disa barnave dhe t’ju mbroje nga komplikacionet qe prekin zemren dhe gjakun, te cilat mund te jene nje nderlikim i disa formave te artritit.
    Per nje diete te ekuilibruar, duhet te perpiqeni te hani nje sere ushqimesh nga grupet e meposhtme:
  • Fruta dhe perime, permiresojne proceset e rigjenerimit ne trup.
  • Ushqime me permbajti te niseshtes, te tilla si patatet, dritherat, buke, oriz ose makarona.
    Jane ushqime qe kane shume fibra dhe permiresojne tretjen e ushqimeve.
  • Ushqime qe permbajne proteina, te tilla si fasulet, bishtajat, mishi, peshku ose vezet. Jane ushqime qe rrisin masen muskulore ne trup dhe jane pozitive ne semundjet reumatizmale.
  • Qumshti ose nenproduktet e qumeshtit,si djathi,gjiza,etj.
    Keto ushqime jane shume te pasura ne kalcium dhe ndihmojne ne mbajtien e kockave te shendetshme.
  • Yndyrnat e shendetshme, te tilla si yndyrnat e pangopura psh vaji i ullirit,vaji i luledjellit,etj.

4.Mbrojtia e kyceve!

Te gjithe duhet te kujdesemi per kycet tona, por kujdesi i kyceve eshte veçanerisht i rendesishem per njerezit me artrit duke:

  • zvogeluar dhimbjen dhe inflamacionin
  • menaxhuar lodhjen
  • menaxhimi i aktiviteteve ditore ju lejon te reduktoni lodhjen

Nese keni artrit, muskujt mund te dobesohen me kalimin e kohes, duke bere qe kycet tuaja te duken te paqendrueshme.
Keshtu qe kockat dhe kercet mund te demtohen dhe si rezultat kycet ne trup mund te ndryshojne formen e tyre.
Nese keni nje lloj artriti inflamator qe shkakton dhimbje, enjtje dhe ngurtesi ne kyçet tuaja, siç eshte artriti reumatoid, ligamentet qe mbeshtesin kapsulen artikulare mund te dobesohen se tepermi per shkak te enjtjes se perseritur te kyçeve dhe te japin dhimbje te madhe.
Veshja e kepuceve te mira dhe te pershtatshme mund te ndihmojne ne permiresimin e ekuilibrit dhe qendrimit tuaj. Kjo zvogelon tendosjen edhe ne kyçet tuaja.

Nese problemet tuaja egzistojne per nje kohe te gjate mjeku reumatolog mund tju keshilloje te shkoni tek nje mjek ortoped. Ai eshte nje profesionist i kujdesit shendetesor qe eshte i specializuar ne ofrimin e sherbimeve te tilla si splinta(allci, fiksator te tjere te jashtem), per te mbeshtetur nyjet e dobesuara, per te zvogeluar dhimbjen dhe per te permiresuar levizshmerine tuaj.
Disa paisje te tilla do te permendim:

  • Shirita mbeshtjelles rreth kyceve kur beni punet e perditshme.
  • Splinte(fiksator te jashtem) qe mbahen gjate pushimit,per shembull kur shikoni TV gjate dites apo edhe gjate gjumit.

Disa keshilla nga mjeku jane:

  • Kujdesuni ta mbani canten e shkolles ne te 2 shpatullat dhe jo ne njeren ane.
  • Kujdesuni ta mbani canten ne krahe dhe jo ne dore sepse kycet e duarve jane me te rriskuara nga peshat.
  • Kujdesuni ta mbani posturen e trupit drejt.
  • Me e rendesishmja nga te gjitha eshte kujdesuni per kycet me te vogla te trupit dhe perdorni kycet me te medha ne vend te saj sepse jane me te forta dhe i perballojne peshat me shume.

5.Si te menaxhojme gjumin dhe pushimin per te trajtuar simptomat e semundjeve reumatizmale?

Mungesa e gjumit apo nje gjume jocilesor mund te perkeqesoj simptomat e semundjeve reumatizmale me kalimin e kohes.
Disa keshilla se si duhet te trajtoni problemet e gjumit jane:

  • marrja e suplementeve te hekurit ose vitaminave
  • shmangia e kafeines dhe alkoolit
  • ndalimi i pirjes se duhanit
  • te humbni peshe nese jeni mbipeshe
  • duke identifikuar situatat stresante ne jeten tuaj dhe duke ndermarre hapa per ta perballuar ate
  • strecing dhe masazhimi i muskujve.

Ne disa raste mjeku mund tju pershkruaj edhe barna gjumesjelles,por kjo kerkon berjen e nje vizite tek mjeku.

REFERENCAT

https://www.versusarthritis.org

https://www.nhs.uk

https://www.mayoclinic.org

https://www.ncbi.nlm.nih.gov

https://www.arthritis.org/

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?