Si te kujdesemi per shendetin mendor dhe ate emocional!
Shendeti mendor eshte nje mireqenien emocionale, psikologjike dhe sociale.
Eshte pikerisht shendeti mendor ai qe ndikon ne menyren se si mendojme, ndjejme, veprojme dhe reagojme ndaj gjerave qe perballemi ne jete. Keshtu per shembull, eshte shendeti mendor qe ndikon ne menyren se si ne e perballojme stresin ne jete, qe na ndihmone te marrim vendim dhe te krijojme lidhje me njerezit.
Shendeti mendor i mire eshte i rendesishem gjate gjithe jetes, jo vetem ne moshat e reja dhe te mesme, por edhe ne moshat e medha.
Te kujdesesh per shendetin mendor sot nuk eshte e pamundur sepse jane krijuar qendra dhe ka profesioniste, qofte psikolog, punonjes social apo mjek psikiater, pikerisht per te ardhur ne ndihme ne keto raste.
Pse eshte kaq shume e rendesishme te kujdesemi per shendetin mendor?
Njerezit jane krijesa elastike, ne jemi krijuar te tille qe te mund ti pershtatemi sfidave te ndryshme te jetes.
Kujdesi per shendetin mendor eshte po aq i rendesishem sa kujdesi per shendetin fizik. Ne momentin qe kemi nje shendet te mire mendor, mund te ndihmoje ne parandalimin qe problemet tona emocionale te ndikojne ne shendetin e pergjithshem.
Per shembull, menaxhimi i stresit mund te ndihmoje ne uljen e shanceve per semundje te zemres. Po ashtu kontrrolli i stresit, ankthit apo depresionit eshte shume i rendesishem per te qene me produktiv ne jete, rrit aftesine per te mesuar dhe per tu perqendruar ne pune.
Gjeja me e rendesishme nga te gjitha eshte fakti se mireqenia e shendetit mendor eshte faktori kyc qe parandalon krijimin e semundjeve te tilla si depresion, skizofreni, etj.
Si mund te duket nje njeri qe gezon nje shendet te mire mendor!
Se pari te gjithe ne duhet te dime dicka, askush prej nesh nuk eshte i persosur dhe te gjithe ne kemi gjera qe duhet ti rregullojme tek vetja.
Prandaj edhe pyetja se si duket nje person qe gezon shendet te mire mendor eshte shume e veshtire, kjo sepse secili prej nesh ka menyren e tij se si i perballon gjerat dhe veshtiresite ne jete.
Por disa vecori qe mund te tregojne se nje person gezon shendet te mire mendor jane:
- Ka qellime ne jete dhe i gezohet gjerave qe i sjell jeta.
- ka vetvleresim te larte dhe nje ndjenje te larte besimi.
- Ka aftesi per te shprehur ndjenjat dhe emocionet ne menyra te shendetshme.
- Ka rritje te “elasticitetit” si njeri, qe do te thote se di te pershtatet ne jete.
- Di te krijoje dhe mbaje marredhenie te mira me njerezit qe i rrethojne.
Kush jane disa nga menyrat se si ju mund te kujdeseni per shendetin tuaj mendor?
- Krijoni shendetit mendor aktivitete te vazhdueshme.
Kjo do te thote konsiderojeni shendetin mendor njesoj si ai fizik, ne te njejten menyre sic beni aktivitete fizike per te mbajtur trupin ne forme, ashtu duhet te kujdeseni edhe per shendetin mendor. Krijoni aktivitete te perditshme te tilla si shkrim, lexim apo te shkoni ne nje qender stervitore.
Kjo do tju ndihmoje te ndiheni me mire dhe te jepni me te miren tuaj ne dite. - Hani ushqime te shendetshme dhe pini shume uje.
Shendeti mendor dhe shendeti fizik jane te lidhur ngushte me njeri-tjetrin, kur ushqeheni shendetshem atehere edhe mendja juaj perfiton shume. Provoni te hani nje shumllojshmeri ushqimesh dhe te pini sa me shume uje dhe do ta shikoni ndryshimin ne gjendjen tuaj emocionale. - Provoni te kontrrolloni sjelljet tuaja.
Shpesh-here joga, meditimi apo aktivitetet fizike jane metodat me te mire qe mund tju mesojne se si te kontrrolloni emocionet dhe ndjenjat tuaja.
- Shprehni ndjenjat dhe emocionet.
Shumicen e ndjenjave tona, ne nuk mund ti mbajme perbrenda dhe shpesh-here zgjedhim ti shprehim ato. Te pasurit dike qe mund tju degjoje apo te shprehurit te ndjenjave tuaja ne nje ditar mund tju bej te ndiheni me mire. - Kujdesuni qe te pushoni mjaftueshem.
Te berit nje gjume te mire gjate nates eshte shume e rendesishme per nje funksionim te mire te trurit gjate dites.
Nje gjume i mire mund te ndihmoje ne uljen e ankthit, permiresimin e produktivitetit dhe zvogelimin e rreziqeve serioze per semundje te zemres. - Vendosni qellime per veten tuaj.
Eshtë mire te vendosni qellime ne jete, keshtu do te keni nje ide te qarte per te ardhmen tuaj dhe nje ide se çfare doni te arrini ne jete. - Krijoni miqesi te mire ne jete.
Njeriu eshte krijuar per te qene ne kontakt me njerez te tjere, jo per te qendruar vetem dhe i izoluar.
Ju mund te provoni te kaloni me shume kohe me familjen dhe miqte tuaj. - Pushoni.
Per nje shendet te mire mendor eshte shume e rendesishme ti jepni vetes pa pushim, shkoni diku dhe beni gjera ndryshe ne jete dhe do te ndiheni me te lumtur. - Kerkoni ndihme profesionale.
Sigurisht, keto keshilla per kujdesin e shendetit mendor nuk jane zgjidhje perfundimtare kur kemi probleme te shendetit mendor. Konsultohuni me mjekun ose nje punonjes te shendetit mendor per menyrat se si mund te mbeshtesim shendetin mendor.
Kush jane shenjat qe ju tregojne se ju duhet nje ndihme me e specializuar mjeksore?
Shendeti mendor nuk eshte diçka per te cilen duhet te kujdeseni vetem, ne disa raste ju mund te keni nevoje edhe per nje ndihme profesionale.
Nese shikoni se mund te jeni duke perjetuar ndonje nga keto 13 simptoma, kerkoni ndihme mjeksore:
- Ju keni veshtiresi ne kontrrollin e emocioneve tuaja.
- Performanca juaj ne pune ose ne shkolle nuk eshte shume e mire.
- Ju po perjetoni ndryshime ne cilesine e gjumit dhe oreks.
- Keni ndryshime te pakontrrolluara te humorit ose ndjeheni emocionalisht jo mire.
- Ju jeni duke luftuar per te mbajtur nje marredhenie te shendetshme me njerezit, megjithese sa vjen dhe behet me e veshtire.
- Keni nje humbje te interesit, motivimit dhe pasionit rreth gjerave qe pergjithesisht ju pelqen te beni.
- Ju jeni te pikelluar.
- Ju keni perjetuar nje lloj traume ose jeni duke perjetuar trauma.
- Ju vazhdimisht ndiheni te mbingarkuar ose te stresuar.
- Ju po krijoni zakone te pashendetshme per te perballuar problemin tuaj , si :alkool, duhan, etj.
- Mireqenia juaj emocionale dhe nivelet e energjise ne trup kane rene.
- Mund te keni ide tii beni keq vetes.
REFERENCAT
https://www.betterup.com/blog/how-to-take-care-of-mental-health
https://www.nimh.nih.gov/health/topics/caring-for-your-mental-health