Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Kush jane analizat qe kontrrollojne punen e veshkave tek nje pacient diabetik

Nese jeni nje person qe vuani nga diabeti, atehere ju keni nje rrezik te larte per te zhvilluar semundje kronike te veshkave. Pikerisht per kete arsye mjeket kerkojne kontrrolle te vazhdueshme per te pare punen e veshkave dhe per te marre masa per ti mbrojtur ato nese dicka nuk shkon mire.

Insuficenca kronike e veshkave eshte nje semundje ne te cilen veshkat demtohen me kalimin e kohes dhe nuk mund te filtrojne gjakun ashtu siç duhet. Diabeti eshte nje shkaktar kryesor i kesaj semundje, i cili shpesh nuk shkakton simptoma apo shenja derisa veshkat tuaja te demtohen rende dhe te mos filtrojne me gjak.

Pikerisht per te mbrojtur veshkat dhe shendetin tuaj, ne menyre te vazhdueshme duhet te kryeni kontrrolle tek mjeku. Ai/ajo mund tju udhezoje te beni analiza gjaku ose urine per te pare nivelin ku jeni.

Analizat e urines

Nje nga shenjat e hershme te semundjeve te veshkave eshte proteinuria, kur proteina gjendet e lire ne urine. Per te kontrolluar nese pacienti vuan nga nje gjendje e quajtur proteinuri, mjeku mund tju kerkoje te beni nje analize urine.
Jane dy lloje analizash urine qe kontrollojne per proteinuri.

  1. Analiza e urines me dipstick.
    Kjo analize shpesh behet si pjese e nje analize te pergjithshme urine, por mund te behet edhe si nje test i shpejte per te kerkuar albuminen (nje proteine qe prodhohet ne melci) ne urine.
    Kjo lloj analize nuk jep te dhena te sakta per sasine e albumines, por i ben te ditur mjekut nese ajo eshte apo jo e pranishme ne urine.
    Nese keni nivele jonormale te albumines, mjeku juaj mund tju kerkoje te kryeni analiza te tjera.
  2. Raporti i albumines ne urine ndaj kreatinines.
    Ky test mat sasine e albumines dhe e krahason ate me sasine e kreatinines (nje lende e demshme qe vjen nga metabolizmi i proteinave) ne urine. Kjo analize i lejon mjekut te dije se sa albumine kalon ne urine gjate nje periudhe 24-oreshe. Nje vlere e albumines ne urine 30 ose me lart mund te nenkuptoje nje semundje te veshkave.

Analiza te tilla mund te perseritet 1-2 here per te konfirmuar rezultatet.
Nese keni semundje te veshkave, sasia e albumines ne urine e ndihmon mjekun te kuptoje se cili trajtim eshte me i miri per ju.
Nje nivel i albumines ne urine qe qendron i njejte ose ulet do te thote qe trajtimi juaj po funksionon.

Analizat e gjakut

Per shkak se veshkat kane per funksion te largojne mbetjet, toksinat dhe lengjet e teperta nga gjaku, mjeku do te kerkoje gjithashtu nje analize gjaku per te kontrolluar funksionin e veshkave.

Disa prej analizave te gjakut qe perdoren me shpesh jane:

  1. Niveli i kreatinines.

Nje analize gjaku e tille mat sasine e kreatinines ne gjakun tuaj. Nese veshkat nuk punojne si duhet, niveli i kreatinines ne serum rritet.
Zakonisht nje nivel i kreatinines me shume se 1.2 per grate dhe me shume se 1.4 per burrat mund te jete nje shenje se veshkat nuk punojne si duhet.

  1. Shkalla e filtrimit glomerular.

Shkalla e filtrimit glomerular eshte nje vlere qe tregon punen e veshkave per largimin e mbetjeve, toksinave dhe lengjeve shtese nga gjaku juaj.
Ashtu si analizat e tjera per te vlersuar punen e veshkave, vlera normale e shkalles se filtrimit glomerular do te varet nga mosha dhe gjinia.
Nese shkalla e filtrimit glomerular eshte e ulet, veshkat kane te ngjare te mos funksionojne siç duhet. Ndersa semundja e veshkave perparon, funksioni i saj per te larguar mbetjet nga trupi ulet.

Si ti lexoni rezultatet e analise suaj:

Nese keni nje rezultat ne analize rreth 60, se bashku me nje analize normale te albumines ne urine, ju jeni ne intervalin normal. Pra ju gezoni nje shendet te mire te veshkave, por megjithate duhet te kini kujdes dhe te beni kontrrolle te vazhdushme.
Nese keni nje rezultat ne analize rreth 60, mund te nenkuptoje se keni semundje te veshkave. Duhet me patjeter te beni analiza te tjera per te gjetur dhe mjekuar shkakun.
Nese keni nje rezultat ne analize me te vogel se 15, kjo mund te nenkuptoje se veshkat jane ne gjendje shume te rende shendetesore. Nese rezultatet tregojne deshtim te veshkave, ka te ngjare te keni nevoje per dialize ose transplantim te veshkave.

  1. Analiza e azotit dhe urese ne gjak.

Kjo analize mat sasine e azotit dhe urese ne gjak, veshkat e shendetshme filtrojne azotin dhe urene nga gjaku dhe i largojne nga trupi permes urines.
Nje nivel normal i azotit dhe urese do te varet nga mosha dhe semundje te tjera qe mund te keni, por zakonisht varion nga 7 ne 20. Nese nivelet e analizes jane me te larta se normalja, mund te jete nje shenje se veshkat tuaja nuk po funksionojne ashtu si jane. Ndersa semundja e veshkave perparon, niveli juaj i analizes rritet.

Analiza te tjera

Mjeku mund te kerkoje gjithashtu te kontrrolloni tensionin e gjakut dhe analiza te tjera si teste imazherike ose biopsi per te kontrolluar ndonje problem me veshkat.

  1. Tensioni i gjakut.
    Per shkak se tensioni i larte i gjakut eshte nje shkak kryesor i semundjes se veshkave, atehere edhe menaxhimi i tensionit te larte te gjakut, sheqerit ne gjak dhe niveleve te kolesterolit eshte shume e rendesishme. Kjo sepse keto faktore mund te behen shkak per semundje te zemres dhe goditje ne tru.
  2. Analizat imazherike.
    Keto teste perdoren per te marre nje pamje te veshkave, per te kerkuar ndonje problem apo demtim. Testet imazherike lejojne mjekun te shohe se sa mire rrjedh gjaku ne veshkat tuaja ose nese ka ndonjë bllokim ose ngushtim ne enet e gjakut.
  3. Biopsia e veshkave.
    Nje biopsi e veshkave eshte nje procedure ku nje pjese e vogel e indit te veshkave hiqet dhe ekzaminohet nen nje mikroskop per shenja demtimi ose semundjeje.

REFERENCAT

https://www.cdc.gov

https://www.sciencedirect.com

https://medlineplus.gov

https://www.nlm.nih.gov

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?