Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SI TE JETOSH ME NJE NJERI ME HIV?

HIV ose Virusi i Imunodeficences Humane eshte nje virus qe sulmon qelizat e sistemit imunitar. Ky virus shkaterron qelizat qe mbrojne organizmin tone dhe me specifikisht limfocitet T. Sa me shume viruse te keni ne trup, aq me i dobet eshte imuniteti i personit te prekur. Nese nje person ka HIV, por nuk merr terapi antiretrovirale (ilace qe luftojne virusin HIV), ai semuret gjithnje e me shpesh, gervishtjet ose plaget sherohen ngadale dhe ndonjehere shfaqen mavijosje.

Pa trajtim, HIV-i mund te kthehet ne SIDA (Sindroma e Fituar e Mungeses se Imunitetit).
Ne kete faze, sistemi imunitar nuk mund te luftoje vete infeksionet, pa trajtim, i infektuari mund te jetoje jo edhe per shume vite dhe cilesia e jetes eshte shume e ulet.

SI MUND TE TRANSMETOHET VIRUSI I HIV?

Virusi i HIV mund te hyje ne trup permes:

  • Gjakut
  • Spermes
  • Sekrecioneve vaginale
  • Qumeshtit te gjirit

Infektimi me kete virus nepermjet rrugeve te gjakut ndodh ne ato raste kur ne spitale ose edhe ne kushte normale perdoren instrumente josterile apo nga injeksionet e cfare do lloji dhe nga transfuzionet e gjakut. Po ashtu transmetimi i semundjes mund te ndodh edhe gjate marredhenieve seksuale ose nga nena tek femija gjate lindjes.

Mos kini frike te pini nga e njejta gote me nje person HIV pozitiv ose te ndani nje peshqir, te shtrengoni duart, te flisni ose te puthni. Infeksioni nuk transmetohet nga sperklat ajrore ose nepermjet peshtymes.

CILAT JANE SIMPTOMAT E NJE PERSONI ME HIV?

Simptomat e HIV ndryshojne nga nje person tek nje tjeter.
Sidoqofte, simptomat ne fazat e hershme zakonisht jane si me poshte:

  • ethe dhe te dridhura
  • djersitje gjate nates
  • dhimbje te muskujve
  • skuqje te trupit
  • nje dhimbje te fytit
  • lodhje e pergjithshme
  • nyjet limfatike te fryra
  • ulcerat e gojes

Megjithate, jo te gjithe do t’i perjetojne keto simptoma.

A MUND TE SHEROHET HIV?

Virusi i mungeses se imunitetit te njeriut apo HIV mund te trajtohet, por ne kete rast nuk behet fjale per sherim, por per zgjatje te jetes. Me ndihmen e terapise antiretrovirale shume aktive, mjeket kane arritur te zgjasin jetegjatesine e pacienteve HIV pozitiv ne 70-80 vjet.

Mekanizmi i terapise bazohet ne faktin se ilaçet ose shtypin enzimen e virusit qe vepron me proteinat e qelizat njerezore ose bllokojne receptoret ne qelizat imune, duke parandaluar kontaktin e virusit me to. Per shkak te kesaj, sasia e virusit ne gjak zvogelohet, por nuk zhduket plotesisht dhe ne praktike kjo quhet nje ngarkese virale e pazbulueshme. Ne kete rast, HIV nuk do te jete ne gjendje te kaloje ne fazen e SIDA-s.

SI DUHET TE SILLEMI ME NJE PERSON HIV POZITIV?

Te jesh HIV pozitiv nuk eshte nje denim me vdekje. Ju mund te jetoni me te, te vazhdoni te punoni dhe madje te lindni pasardhes. Nese nje i/e infektuar raporton semundjen e tij, atehere gjeja me e mire eshte ta mbeshtesni ate. Ne fillim, personi i infektuar perjeton nje game te gjere emocionesh negative per shkak te statusit te tij te ri. Ndonjehere kjo mund te çoje ate ne depresion. Prandaj, eshte veçanerisht e rendesishme qe miqte dhe te afermit te mos e lene nje person vetem me fatkeqesine e tyre.

Ne familjet apo çiftet ku marredheniet ndertohen mbi respekt dhe besim, treguesit e shendetit fizik dhe mendor jane te kenaqshem sepse ato jane te vetedijshem per rruget qe merret semundja dhe dine te mbrohen prej virusit. Ne momentin qe zbulohet nje anetar i familjes me HIV duhet te perdore mjete te tilla personale si furçe dhembesh, prehese per thonjte dhe brisqe rruajtjeje. Per me teper ne mardheniet seksuale ne cift eshte e keshillueshme te perdoren masa mbrojtese si prezevative, ne menyre qe te pengohet kalimi i virusit tek partneri tjeter.

Ndersa aty ku marredheniet me te dashurit nuk zhvillohen, ka nje respekt te ulet ndaj trajtimit, mosrespektim te regjimit, gje qe mund te çoje ne nje perkeqesim te rrjedhes se semundjes.

Per informacione me te personalizuara rreth semundjes mund te drejtoheni tek mjeku i familjes ose mund te na shkruani ne faqen tone.

CILAT JANE SIMPTOMAT E INFEKSIONEVE OPORTUNISTE DHE KANCERIT?

Ata persona HIV pozitiv qe nuk marrin trajtimin e nevojshem kane nje rrezik ne rritje per te zhvilluar nje sere infeksionesh oportuniste dhe disa forma te kancerit.

Vaksinimet dhe barnat antiretrovirale minimizojne shanset e zhvillimit te nderlikimeve.
Megjithate, njerezit me HIV duhet te monitorojne shendetin e tyre dhe te jene ne gjendje te njohin simptomat e kancerit dhe semundjeve infektive. Ata gjithashtu duhet te flasin me mjekun e tyre per menyrat per te zvogeluar rrezikun e zhvillimit te ketyre problemeve.
Kur ndodhin infeksione oportuniste, ato duhet te trajtohen me antibiotike(nese mikrobi eshte nje bakter), antimykotike(nese mikrobi eshte nje shkaktar mykotik) dhe strategji te tjera terapeutike.

MENYRAT E SHENDETSHME TE JETESES PER PERSONAT ME HIV POZITIV?

Dieta e duhur dhe aktiviteti i rregullt fizik jane veçanerisht te rendesishme per njerezit me HIV.

Disa nga parimet baze te dietes qe duhet te ndjekin personat e infektuar me HIV jane si ne vijim:

  • ngrenia e shume frutave, perimeve dhe dritherave
  • perfshirja e yndyrave te shendetshme ne dieten tuaj, te tilla si ato qe gjenden ne arra, avokado dhe vaj ulliri
  • konsumimi i proteinave pa yndyre, si peshku, shpendet dhe bishtajore
  • shmangia e ushqimeve te perpunuara, si dhe ushqimeve te pasura me sheqer dhe kripe.

Njerezit qe jane HIV pozitiv ndonjehere kane probleme me te ngrene ose te përthithin disa ushqime sepse mund te kene shqetesime ne stomak apo infeksione qe pengoje perthithjen e ushqimeve.

Higjena e ushqimeve eshte po ashtu shume e rendesishme.
Paciente te tille duhet te shmangin burimet e mundshme te infeksionit, duke perfshire ushqimet qe mund te permbajne mikroorganizma te demshem.
Keshillat e meposhtme do te ndihmojne ne reduktimin e ketyre infeksioneve oportuniste:

  • respektoni higjienen gjate ruajtjes, konsumimit dhe pergatitjes se ushqimit
  • shmangni mishin e paperpunuar, ushqimet e detit, vezet dhe produktet e qumeshtit te papasterizuara
  • mos e pini kurre uje jo te filtruar, ne lumenj apo burime te tjera
  • mos pini duhan, mos merrni droge ose pini alkool.

Aktiviteti i rregullt fizik eshte gjithashtu i rendesishem. Ushtrimi stimulon funksionin imunitar, permireson oreksin dhe shendetin mendor. Perveç kesaj, nje menyre jetese aktive shpesh ndihmon per te shmangur kapsllekun.

Nje pushim i mire gjate nates eshte çelesi i mireqenies se mire fizike dhe emocionale, si dhe funksioni i forte imunitar.

Studimet kane treguar se deri ne 70% e njerezve te infektuar me HIV vuajne nga problemet e gjumit qe mund te zhvillohen nen ndikimin e rrethanave te meposhtme:

  • depresion ose ankth
  • marrja e barnave per trajtimin e HIV
  • kushtet mjekesore ose simptomat e lidhura me HIV
  • apnea e gjumit

Per nje pushim te mire, duhet te flini nga 7-9 ore ne dite.
Per te arritur kete rezultat, mund te ndiqni rekomandimet e meposhtme:

  • shkoni ne shtrat dhe zgjohuni ne te njejtat ore çdo dite
  • relaksohuni para gjumit duke bere nje banje te ngrohte, duke lexuar nje liber, duke pire çaj bimor ose duke degjuar muzike.

REFERENCAT

  1. Organizata Botërore e Shëndetit (WHO): “Living with HIV”
  2. Centri për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC): “Living with HIV”
  3. Avert.org: “Living with HIV”
  4. HIV.gov: “Living with HIV”
  5. Shërbimet Kombëtare të Shëndetit (NHS): “Living with HIV”