Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Si ndikojne lendet narkotike ne organe te tjera te trupit!

Ekzistojnë 10 sisteme kryesore te organeve ne trupin e njeriut, dhe çuditerisht, abuzimi me drogen ndikon negativisht ne secilin prej tyre. Kur nje ose me shume nga keto organe demtohen, rrezikoni semundje serioze kronike dhe vdekje.

1. Sistemi skeletik.

(Kockat, kercet, tendinat dhe ligamentet)
Lendet narkotike dhe alkooli nderhyn ne aftesine e trupit per te absorbuar dhe perdorur kalciumin, gje qe rezulton ne dobesim te kockave dhe thyerje te tyre. Kjo do te thote qe ju jeni me te prirur ndaj lendimeve dhe me te ndjeshem ndaj osteoporozes.

2. Sistemi muskulor.

(Muskujt e skeletit dhe muskujt e lemuar ne te gjithe trupin)
Alkooli dhe droga mund te ngadalesojne levizjen e muskujve dhe te demtojne koordinimin e tyre. Gjate nje periudhe te gjate kohore, abuzimi me substancat narkotike redukton masen muskulore dhe ju ve ne rrezik per zhvillimin e rabdomiolizes(shkaterrimi i muskujve). Kjo gjendje ben qe fibrat muskulore te trupit te demtohen dhe kjo mund te rezultoje ne demtim te rende te veshkave, deri ne deshtim te punes se veshkave. Kjo vjen si rrjedhoje e rritjes se shkaterrimit te proteinave dhe per rrjedhoj rritet puna e veshkes.

3. Sistemi i qarkullimit te gjakut ose sistemi kardiovaskular.

(Zemra, enet e gjakut dhe gjaku)
Lendet narkotike ndikojne shume ne zemer dhe enet e saj. Kjo mund te shkaktoje disa semundje kronike te zemres, duke perfshire tensionin e larte te gjakut, demtin te muskujve te zemres (kardiomiopati) dhe nje rrahje te parregullt te saj (aritmi). Tensioni i larte i gjakut mund te shkaktoje crregullime hormonale dhe goditje ne tru. Perkeqesimi i punes se muskulit te zemres zvogelon rrjedhen e gjakut, gje qe mund te nderhyje ne jeten tuaj te perditshme dhe ju ve ne rrezik me te larte per sulme ne zemer. Abuzimi me drogen gjithashtu nderhyn ne mpiksjen e gjakut, shkakton anemi dhe kontribuon ne cirrozen e melçise.

4. Sistemit Nervor

(Truri, palca kurrizore dhe nervat periferike)
Alkooli dhe droga ndikojne ne menyren se si nje person leviz, percepton, mendon dhe ndihet. Alkooli vepron si nje depresant ne te gjithe sistemin dhe ngadaleson aftesine per te perpunuar informacionin dhe menyren se si trupi juaj kryen funksionet e tij themelore. Drogat nderhyjne ne aftesine e sistemit nervor per te rregulluar gjendjen shpirterore, te menduarit dhe koordinimin e funksioneve trupore. Shumica e njerezve abuzojne me drogen dhe alkoolin sepse ato ndikojne menjehere ne sistemin nervor duke ndryshuar punen e tyre. Abuzimi me drogen dhe alkoolin rrezikon sistemin e organeve kryesore ku mbeshteten te gjitha organet e tjera. Abuzimi i vazhdueshem i substancave shkakton demtime te pakthyeshme te trurit, te cilat mund te shfaqen si humbje e kujteses dhe ndryshime te personalitetit.

5. Sistemi respirator.

(Hunda, trakea dhe mushkerite)
Sistemi i frymemarrjes eshte pergjegjes per dergimin e oksigjenit ne te gjithe trupin. Si abuzimi me alkoolin ashtu edhe drogen nderhyjne ne kete proces duke penguar ose ngadalesuar frymemarrjen. Kur frymemarrja ngadalesohet, mund te çoje ne deshtim te punes se mushkerive duke i privuar ato nga oksigjeni qe eshte shume i rendesishem. Mungesa e oksigjenit mund te rezultoje ne demtim te trurit ose vdekje. Ne varesi te llojit te droges ju rrezikoni gjithashtu kancer dhe semundje te tjera te mushkerive.

6. Sistemi tretes.

(Goje, ezofag, stomak, melçi, zorret e holla dhe te trasha)
Abuzimi me drogen dhe alkoolin mund te shkaktoje shtim ose humbje peshe. Gjithashtu mund t’ju beje me te ndjeshem ndaj ulcerave dhe gureve te temthit. Ai nderhyn ne proceset metabolike qe pengojne perthithjen e lendeve ushqyese ne trupin. Kjo hap deren per semundje me te renda si kancer dhe cirroze te melçise.

7. Sistemi urinar.

(Veshkat, ureteret, fshikeza dhe uretra)
Sistemi urinar largon lengjet e teperta nga trupi. Abuzimi me drogen dhe alkoolin mund te nderhyje ne eliminimin e ketyre elementeve te panevojshem duke shkaktuar crregullime ne urinim. Nese keto mbetje nuk eliminohen nga trupi, kjo mund te çoje ne infeksion. Ne te kunderten, nese lengjet largohen nga trupi shume shpejt, ju mund te dehidratoheni. Komplikacionet me serioze jane guret ne veshka, infeksionet e traktit urinar dhe demtimin ose deshtimin te punes se veshkave. Nese nuk trajtohet, shume shpejt demtimet e veshkave mund te sjellin vdekje.

8. Sistemi endokrin/hormonal.

(Gjendra te tilla si hipotalamusi, hipofiza, tiroidja, pankreasi dhe veshkat)
Ne shume menyra, sistemi endokrin konsiderohet nje “sistem i dyte nervor”. Ai rregullon punen e hormoneve qe lejojne pjese te ndryshme te trupit te komunikojne mes tyre. Abuzimi me alkoolin dhe drogen mund te demtoje prodhimin dhe sekretimin e ketyre hormoneve. Per shembull, duke bllokuar perthithjen e kalciumit ne trup, mund te zhvillohet osteoporoza ose thyerje te kockave. Disa komplikacione te tjera jane demtim i sistemit imunitar, crregullime kardiovaskulare per shkak te çekuilibrit te glukozes dhe yndyrnave.

9. Sistemi riprodhues.

(Femrat: vezoret, mitra, vagina dhe gjendrat e qumështit. Meshkujt: testikujt, vezika seminale dhe penisi)
Abuzimi me drogen dhe alkoolin mund te ndikoje ne riprodhim dhe clirimin e hormoneve riprodhuese si testosteroni dhe estrogjeni.
Per meshkujt, kjo mund te shkaktoje zmadhim te gjinjve, zvogelim te testikujve dhe impotence.
Per grate, abuzimi me drogen dhe alkoolin mund te çoje ne ulje te deshires seksuale dhe parregullsi menstruale. Abuzuesit e substancave si meshkujt ashtu edhe femrat rrezikojne infertilitetin(mund te mos lindin femije) dhe mosfunksionimin seksual.

10. Sistemi limfatik/imunitar.

(Limfat, enet limfatike, qelizat e bardha te gjakut, qelizat T dhe B)
Sistemi imunitar eshte pergjegjes per mbrojtjen e trupit kunder infeksioneve dhe semundjeve. E thene thjesht, abuzimi me drogen dhe alkoolin demton sistemin imunitar. Ky demtim ju ben me te ndjeshem ndaj infeksioneve, viruseve dhe semundjeve te tjera.

REFERENCAT

https://bradfordhealth.com/damaged-organs-i-drug-alcohol/

https://nida.nih.gov/publications/drugfacts/prescription-opioids

https://www.health.gov.au/topics/drugs/about-drugs/what-are-the-effects-of-taking-drugs

https://www.cdc.gov/stopoverdose/polysubstance-use/index.html