Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Shpjegimi i elementeve te gjakut komplet

Shpeshhere bejme analiza gjaku dhe kemi rastisur me paciente qe e bera gjakun komplet analize. Dhe me kete analize mendohet te jene pare te gjithe elementet e trupit. Por jo. Gjaku komplet quhet keshtu pasi vlereson te gjitha rruazat dhe parametrat e gjakut, por jo te organeve te trupit. Ka shume parametra, por jo te gjitha ato ndryshojne kur ka probleme me organet e trupit.

Parametrat e gjakut komplet kane lidhje me organet hemopoetike (palcen e kockave), te shpretkes, dhe indirekt per probleme te organeve te tjera te trupit, te cilat do vertetohen me analiza te tjera me specifike.

Me poshte do ju permendim e japim informacione per parametrat e gjakut komplet.

Eritrocitet

Eritrocitet apo rruazat e kuqe të gjakut janë qeliza gjaku të cilat përmbajnë hemoglobinë dhe marrin pjesë në qarkullimin e oksigjenit të lidhur me hemoglobinën nga mushkëritë dhe indet e tjera.

Vlerat normale jane nga  3,86 x 10 ne fuqi 12/l deri 5,08 x 10 ne fuqi 12/l për femra dhe nga 4,34 x10 ne fuqi 12/l deri 5,72 x 10 ne fuqi 12/l për meshkuj.

Vlerat e ulëta më së shpeshti janë shenjë anemie apo humbje e gjakut për shkak të gjakrrjedhjes.

Vlerat e rritura mund të jenë të shkaktuara nga gjendjet e hemokoncetrimit të organizmit, te policitemia, por edhe te njerëzit e shëndetshëm.

 

Leukocitet

Leukocitet apo rruazat e bardha të gjakut, krijohen në palcën kockore dhe mbrojnë organizmin nga infeksionet. Marrin pjesë në përgjigjen imune.

Ekzistojnë pesë lloje të ndryshme të rruazave të bardha të gjakut dhe të gjitha ato janë pjesë e mbrojtjes së organizmit kundër invadimit të materieve infektive dhe materieve të tjera të dëmshme.

Vlerat normale  nga 3.9 – 10×10 ne fuqi 9 /l.

Numri i shtuar i leukociteve në organizëm do të thotë ndonjë infeksion bakterial. Numri i zvogëluar i leukociteve vihet re në sëmundjen virusale, te rasti i aplikimit të disa ilaçeve, kimioterapia, leukocitoza, në situatat stresuese, etj.

 

Trombocitet

Trombociet janë qeliza të cilat marrin pjesë në koagulimin (mpiksjen) e gjakut.

Vlerat normale janë  140 – 450 x 10 ne fuqi 9/l.
Teprica e trombociteve shkakton mpiksje të shtuar të gjakut dhe mund të çojë në krijimin e mpiksjeve të gjakut në sistemin kardiovaskular.

Mungesa e trombociteve (trombocitopenia) shkakton prirje gjakrrjedhjeje, trombocitet janë të zvogëluara te kimioterapia, sëmundjet malinje, hepatiti etj.

 

Hemoglobina

Hemoglobina paraqet elemente të rruazave të kuqe të gjakut. Ajo qarkullon oksigjenin nga mushkëritë në inde dhe dyoksidin e karbonit nga indet mbrapa në mushkëri. Me çdo frymëmarrje, gjaku në mushkëri merr oksigjen dhe pikërisht falë hemoglobinës e distribuon deri te të gjitha indet dhe organet.

Përqendrimi normal – 110-180 g/I.

Përqendrimi i ulur tregon aneminë. Përqendrimi i rritur është në gjendjet e kimiokoncentrimit të organizmit dhe te policitemia.

 

Proteina C reaktive (PCR)

Proteina C reaktive (PCR) është një protide e pranishme në gjak, përqendrimi i të cilës rritet në rastet e inflamacionit. Ajo prodhohet nga mëlçia dhe bën pjesë e atyre që quhen proteina të fazës akute, domethënë sintetizohet gjatë një procesi inflamator.

Tek njerëzit e shëndetshëm niveli i PCR në gjak është nën 8 mg/L.

Tek gratë këto vlera janë pak më të larta se tek burrat, dhe në përgjithësi vlera rritet me kalimin e viteve.

Nga këndvështrimi patologjik vlerat nisin të rriten brenda dy orëve nga fillimi i një episodi inflamator dhe mund të arrijnë sasinë e 50 mijë herëve më shumë nga norma gjatë fazës akute, duke arritur pikun 48 orë pas nisjes së procesit.

Analiza mund të kërkohet për të diagnostikuar apo monitoruar ecurinë e një inflamacioni, shoqëruar ose jo nga infeksioni; bëhet fjalë për gjendje të tilla si:
– Sepsis,
– Djegiet,
– Sëmundjet inflamatore të legenit,
– Sëmundjet inflamatore të zorrëve,
– Sëmundjet autoimune si lupus
– Artriti reumatoid

Duke e përgjithësuar, në çdo rast, PCR e lartë mund të jetë tregues i Sëmundjeve autoimune, Infektive (jo domosdoshmërisht të rënda), Neoplastikat.

Matjet e përsëritura janë veçanërisht të nevojshme për të monitoruar sëmundjen apo përgjigjen ndaj një terapie.

 

 

About Ruden Cakoni

Master ne Shkencat e te ushqyerit- Unitelma Sapienza Rome 2021 Specializim ne Endokrinologji ne spitalin "Fatebenefratelli", Rome. Specializim ne Endokrinologji ne QSU "Nene Tereza" 2015-2019 Licensim ne Mjekesi dhe Kirurgji 2015, "Tor Vergata", Rome. Mjekesi dhe kirurgji- Universiteti "Zoja e Keshillit te Mire" 2008-2014

Follow Me