Shenjat jo te zakonta te COVID-19
Pershendetje,
Jetojme ne nje situate pandemie nga infeksioni COVID-19. Sipas CDC (Center for Disease Control), prezantimi klinik i COVID-19 permban keto shenja klinike:
- temperature
- kolle e thate
- ethe
- rrjedhje te hundeve (kongjestion nasal)
- lodhje
- dhimbje muskujsh ose gjithe trupit
- dhimbje koke,
- dhimbje apo djegie fyti
- humbje te nuhatjes apo shijes
- probleme me frymemarrjen
Keto shenja jane si rezultat i demtimeve qe virusi shkakton ne mushkeri dhe arrin derisa te shkaktoje pneumoni.
Nese do shikonim listen e gjatete shenjave klinike, ka dhe shenja te tjera si :
- nauze (te perziera)
- te vjella
- diarre (heqje barku),
te cilat rralle shihen ne semundjet e mushkerive. Ose me sakte ne rastet e pneumonise te lobeve bazale. Studimet e fundit kane arritur ne perfunfimin se Coronavirus (SARS-CoV-2) mund te arrije te preke e demtoje te gjitha organet e trupit.
Pjesa me e madhe e pacienteve te rezultuar pozitive per COVID-19 kane patur vetem shenjat respiratore tipike. Ne kete artikull, do ju tregojme per shenjat klinike te pazakonta dhe jo tipike te COVID-19 te cilat nuk duhen nenvleresuar.
I. SHENJAT NE LEKURE
Manifestimet e lekures jane shfaqje klinike te lidhura me infeksionin COVID-19, te cilat po verehen ne praktiken klinike. Me te zakonshme ato jane pare ne femijet asimptomatike (pa shenja te tjera klinike) dhe ne adultet e rinj (te rinjte). Ne nje studim te mbajtur ne Spanje ne 375 paciente pozitive me COVID-19:
- Gishtat e COVID: 19% te ketyre pacienteve jane paraqitur me vezikula te kuqe (qese te kuqe) apo enjtje te gishtave te kembes, te cilat ishin shume te dhimbshme dhe kruheshin shume. Meqenese keto vezikula paraqiten ngjashmeri me inflaminim e eneve te vogla te gjakut ne lekure si rezultat i ekzpozimit ndaj te ftohtit (chilblains eshte termi mjekesor i perdorur), ato jane cilesuar si “gishtat e COVID” (apo pseudo-chilblains)
- Urtikaria – pacientet u paraqiten me keto lezione ngjyre roze, te ngritura mbi lekure dhe qe kruheshin shume, sidomos ne pellembet e duarve (gati 19% e ketyre pacienteve)
- Lezione te vogla, rrafsh me siperfaqen e lekures apo dhe mbi te – ne gati 47% te pacienteve u vune re keto gunga, te cilat ishin shume te vogla dhe lehtesisht te ngritura mbi siperfaqen e lekures
- Lezione te ngjashme me infeksionin nga Lija : gati 9% e pacienteve paraqiten keto qeska ne lekure, qe u kruheshin shume, dhe me lokalizim ne gjymtyre dhe ne pjesen e trungut te trupit.
- Nekroza : ne pacientet e semure rende dhe ne pacientet e vjeter, si rezultat i qarkullimit te keq te gjakut, lekure merrte ngjyre te kuqe te erret ose blu.
II. SHENJAT GASTROINTESTINALE (GI)
Shenjat gastrointestinale te prezantuara me shpesh ne studimet e meparshme perfshijne te vjellat, humbje te oreksit, diarre. Por te tjera shenja GI jane shtuar kesaj liste te CDC.
Receptoret ACE2 jane te pranishme me shumice ne traktin tretes. Jane pikerisht keto qeliza qe permbajne keto receptore, te cilat virusi coronavirus lidhet dhe shumohet. Ne pergjithsi, kur virusi hyn ne traktin tretes, ai demtohet nga mjedisi acidik i stomakut dhe kjo con ne eleminimin e tij. Por, ne rastin e pacienteve te cilet marrin antacide dhe ilace per te ulur aciditetin e stomakut, ne keto raste krijohet nje mjedis perfekt per virusin qe te manifestoje shenjat GI.
III. HUMBJA E NUHATJES DHE E SHIJES
Humbja e nuhatjes ose e shijes apo e te dyjave njekohesisht eshte pare e pranishme ne pjesen me te madhe te pacienteve me COVID-19, madje dhe perpara shfaqjes se shenjave te tjera klinike.
Kjo eshte arsyeja se shume doktore po e perdorin kete si nje indikator te hershem dhe nje shenje shume e rendesishme ndersa bejne testimin per COVID-19.
Eshte e vertete qe humbja e nuhatjes apo shijes jane te lidhura me konxhestionin nasal, por ne rastin e COVID-19, keto shenja shfaqen pa patur fare bllokim te hundeve (konxhestion nasal) dhe zgjatin 9 deri ne 14 dite.
IV. HYPOXIA E ASHTUQUAJTUR “E LUMTUR”
Per t’jua shpjeguar me mire, mund t’ju them se Hypoxia eshte nje gjendje ku niveli i oksigjenit ne trup peson renie. Kjo con ne veshtiresi ne frymemarrje, te listuar ne listen e shenjave te COVID-19 te CDC.
Por ne disa raste, disa paciente jane paraqitur me nivele shume te ulta te oksigjenit pavaresisht qe mund te merrnin fryme normalisht dhe ndoshta dhe nuk paraqitnin asnje shenje tjeter. Prandaj dhe eshte quajtur si Hypoxia “e Lumtur”. Kjo ka cuar ne komplikacione fatale, pasi pacientet nuk kane qene te vetedijshem per keto nivele te ulta te oksigjenit, dhe keshtu qe nuk kerkon ndihme mjekesore.
V. MPIKJA E GJAKUT
Mpiksja e gjakut eshte pare ne pak paciente me COVID-19, sidomos ne adultet e rinj (moshat e reja). Keto koagula bllokojne enet e vogla te gjakut ne pjese te ndryshme te trupit, ose nderpresin furnizimin me gjak te zemres dhe trurit duke shkaktuar goditje ne zemer apo goditje ne tru. Duke bllokuar furnizimin me gjak ne mushkeri, kjo mund te shkaktoje embolizme pulmonare (PE).
Me e keqja eshte se holluesit e gjakut nuk munden dot te cbllokojne enet e bllokuara nga koagulat (mpikja e gjakut) dhe kerkohet trajtim me kirurgji.
Ju lutem na shkruani nese do keni ndonje problem shendetsor si ato te cituara me lart apo dhe probleme te tjera shendetsore. Ekipi yne do ju ndihmoje ne cdo kohe.
Gjithe te mirat.