Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJET REUMATIZMALE

Semundjet reumatizmale jane nje grup semundjesh qe qe njihen ne gjuhen popullore si “artrite” .
Keto semundje me se shumti prekin muskujt dhe kockat,por mund te prekin nyjet dhe indet e lidhura me to.
Disa nga semundjet reumatizmale te njohura jane:

  1. Artriti reumatoid
    Eshte nje semundje autoimune qe shkakton inflamacion ne nyjet artikulare(hapsira qe gjendet midis 2 kockave) dhe indeve te tjera te trupit duke shkaktuar shume dhimbje.
  2. Osteoartriti
    Eshte nje nga semundjet me te zakonshme qe shkakton demtime ne kartilagot e kockave ku si pasoje e dhimbjes se madhe mund te behet shkak e paaftesive per te kryer aktivitetet e perditshme/punet e perditshme.
  3. Spondiloartropatia
    Ky eshte një grup semundjesh inflamatore qe prekin hapsiren ndermjet unazave dhe kockave te shtylles kurrizore.
  1. Lupus
    Eshte nje semundje autoimune qe mund te preki shume organe te trupit, perfshire muskujt dhe artikulacionet(nyjat lidhese midis dy kockave).
  2. Skleroza sistemike Eshte nje semundje autoimune qe prek sistemin nervor,por mund te preki edhe nyjet.
  3. Fibromialgjia
    Eshte nje gjendje kronike qe shfaqet me dobesi muskulare dhe qe shkakton dhimbje dhe lodhje te pergjithshme.
  4. Guta
    Eshte nje semundje metabolike qe shkakton akumulimin e acidit urik ne indet e trupit dhe shpesh prek nyjet, nyja e pare eshte gishti i madh i kembes.

Semundjet reumatizmale mund te shkaktojne dhimbje, lodhje dhe ndryshime ne levizshmeri, po ashtu mund te ndikoje ne cilesine e jetes se nje personi ne menyra te ndryshme. Konsultimi me nje mjek reumatolog(eshte emri i mjekut qe trajton semundjet qe prekin sistemin muskuloskeletal) mund te ndihmoje ne diagnostikimin dhe trajtimin e semundjeve reumatizmale.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT E SEMUNDJEVE REUMATIZMALE

Lloje te ndryshme te semundjeve reumatizmale kane simptoma te ndryshme.

Me poshte jane disa nga simptomat me te zakonshme te artritit dhe semundjeve reumatizmale :

  • Dhimbje kycesh
  • Enjtie e ne nyje ose kyce
  • Ngurtesi te kyceve qe zgjat te pakten nje ore ne mengjes heret
  • Dhimbje ose ndjeshmeri(dhimbje kur e prek) kronike ne nyje ose kyce
  • Ngrohtesi ose skuqje ne nje zone prekur nga artriti
  • Levizje e kufizuar ne kycin ose nyjen e prekur
  • Lodhja

Pervec kesaj, disa semundje reumatizmale karakterizohen nga simptoma specifike.
Per shembull, shumica e njerezve me lupus do te perjetojne nje forme skuqjeje te lekures se bashku me dhimbjen e kyceve me inflamacion dhe lodhje.

SHKAQET E ZHVILLIMIT TE SEMUNDJEVE REUMATIZMALE

Ka disa faktore qe mund te rrisin mundesine qe nje person te preket nga semundjet reumatizmale.
Ne vazhdim jane disa nga faktoret me te zakonshem:

  1. Gjenetika
    Ekziston nje predispozite gjenetike per shume semundje reumatizmale. Nese nje anetar i familjes ka nje semundje reumatizmale, rreziku i te zhvilluarit te kesaj semundjeje rritet tek ju.
  2. Mosha
    Shume semundje reumatizmale shfaqen zakonisht ne moshen e mesme dhe tek te moshuarit.
  3. Gjinia
    Ne disa semundje reumatizmale si artriti reumatoid dhe lupus, rreziku eshte me i larte tek femrat.
  4. Trajtimet e meparshme
    Njerezit qe kane pesuar demtime te renda, infeksione, jane perdorues te drogerave, perdorin antibiotike dhe terapi me rrezatim, kane nje rrezik me te larte per te zhvilluar semundje reumatizmale.
  5. Infeksionet
    Nje numer infeksionesh mund te ndikojne ne zhvillimin e semundjeve reumatizmale.
  6. Stili i jetes
    Stresi, duhani, konsumimi i tepert i alkoolit, mungesa e ushtrimeve fizike dhe ushqimi jo i shendetshem mund te ndikojne ne rrezikun e nje personi per te zhvilluar semundje reumatizmale.

Ne pergjithesi, faktoret e mesipërm jane disa nga me te zakonshmit, por nuk jane shkaktaret e plote te semundjeve reumatizmale. Rendesia e konsultimit me nje mjek specialist ne reumatologji varet nga simptomat e individit dhe historiku mjekesor i tyre.

SI ZBULOHEN SEMUNDJET REUMATIZMALE?

Diagnostikimi i semundjeve reumatizmale mund te jete sfidues per shkak te semundjeve te ndryshme qe mund te shkaktojne simptoma te ngjashme.
Ne pergjithesi, diagnoza behet nepermjet nje procesi te detajuar qe mund te perfshije keto hapa:

  1. Historia mjekesore
    Mjeku do te pyesi per simptomat dhe do te kerkoje informacione mbi simptomat aktuale, simptomat e meparshme dhe probleme te lidhura me shendetin ne pergjithesi.
  2. Ekzaminimi fizik
    Mjeku do te kontrolloje muskujt, nyjet dhe indet per ndryshime fizike dhe do te vleresoje levizshmerine e tyre.
  3. Testet e gjakut
    Testet e gjakut mund te tregojne nivelin e inflamacionit, kete si niveli i proteinës C reaktive (CRP), sedimentacioni i gjakut dhe analiza e antitrupave.
  4. Imazhet
    Testet imazherike si radiografia, ultratingujt (EKO) dhe rezonanca magnetike (MRI) mund te ndihmojne ne veshtrimin e struktures se nyjeve dhe indet.
  5. Biopsia
    Ne raste te caktuara, biopsia e indit mund te nevojitet per te vleresuar demtimin e tyre.

Pas perfundimit te ketyre testeve, mjeku do te beje nje diagnoze te qarte dhe do te percaktoje nje plan trajtimi ne varesi te semundjes reumatizmale te identifikuar.

Kur diagnoza eshte e veshtire per te kuptuar, duhet te konsultoheni me nje mjek specialist ne reumatologji, i cili mund te kete me shume pervoje ne diagnostikimin dhe trajtimin e ketyre semundjeve.

TRAJTIMI I SEMUNDJEVE REUMATIZMALE

Kohezgjatja e semundjeve reumatizmale mund te ndryshojne nga personi ne person dhe varion ne varesi te llojit te semundjes. Disa lloje te semundjeve reumatizmale jane kronike dhe zgjasin gjate gjithe jetes, ndersa te tjere mund te jene akute dhe mund te trajtohen me sukses.

Trajtimi i semundjeve reumatizmale mund te varioje ne varesi te llojit te semundjes dhe rendesise se saj, por ne pergjithesi trajtimi mund te perfshije keto aspekte:

  • Medikamentet kunder inflamacionit
    Keto medikamente, te tilla si ibuprofeni dhe aspirina, mund te ndihmojne ne zvogelimin e dhimbjes dhe inflamacionit ne nyje dhe indet.
  • Medikamente imunosupresive
    Keto medikamente ndihmojne ne frenimin e pergjigjes imunitare ne organizem, duke reduktuar inflamacionin dhe demtimin e nyjeve dhe indeve. Ne disa raste, perdorimi i medikamenteve imunosupresive mund te ndihmoje ne frenimin e perparimit te semundjes.
  • Terapi biologjike
    Keto jane medikamente te vecanta qe ndikojne ne sistemin imunitar dhe ndihmojne ne frenimin e demtimit te nyjeve dhe indeve. Perdorimi i ketyre medikamenteve mund te jete efektiv ne trajtimin e semundjeve reumatizmale te renda.
  • Terapia fizike
    Terapia fizike, si ushtrimet e specializuara dhe fizioterapia, mund te ndihmojne ne permiresimin e levizshmerise se nyjeve dhe indeve, si dhe ne rritjen e forces se muskujve per te ndihmuar ne mbeshtetjen e nyjeve.
  • Kirurgjia
    Ne raste te renda te demtimit te nyjeve dhe indeve, kirurgjia mund te jete e nevojshme per te zevendesuar ose riparuar nyjet dhe indet e demtuara.

Ne pergjithesi, eshte e rendesishme qe pacientet me semundje reumatizmale te ndiqen me nje mjek specialist reumatolog per te percaktuar planin e trajtimit te pershtatshem dhe per te mbajtur nen kontroll simptomat dhe demtimin e indeve.

REFERENCAT

https://www.rheumatology.org/I-Am-A/Patient-Caregiver/Diseases-Conditions

https://www.indyrheumatology.com/treatment/rheumatology-conditions

https://www.webmd.com/rheumatoid-arthritis/an-overview-of-rheumatic-diseases

https://www.cdc.gov/arthritis/communications/features/rheumatic-diseases-and-pain.html

https://www.healthline.com/health/rheumatic-diseases

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?