Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJET KONGENITALE TE ZEMRES TEK FEMIJET

Semundjet kongjenitale te zemres jane semundje te struktures anatomike qe prekin zemren(ndertimin e saj). Ato jane semundje qe egzistojne qe ne lindje, megjithese shpesh-here shenjat e semundjes mund te mos shfaqen qe ne lindje.
Semundjet kongjenitale te zemres tek te rriturit dhe femijet mund te ndryshojne menyren se si rrjedh gjaku neper zemer.
Disa lloje te semundjeve te lindura te zemres mund te jene te lehta, por defektet komplekse mund te shkaktojne komplikacione kercenuese per jeten. Megjithate, zhvillimet ne diagnozen dhe trajtimin vazhdojne te permiresojne mbijetesen per ata me semundje kongjenitale te zemres.
Njerezit me semundje kongjenitale te zemres kane nevoje per kujdes mjekesor gjate gjithe jetes.
Trajtimi mund te perfshije kontrolle te rregullta , medikamente ose kirurgji.

LLOJET E SEMUNDJEVE KONGJENITALE TE ZEMRES TEK ADULTET

  • Defektet e septumit atrial
  • Defektet e kanalit atrioventrikular
  • Defektet kongjentitale te zemres tek femijes
  • Anomalit kongjenitale te valvules mitrale
  • Defektet ventrikulare me dy dalje
  • Sindroma e hipoplazise se zemres se majte
  • Kthimi i pjesshem i gjakut venoz ne pulmone(mushkeri)
  • Atrezia pulmonare
  • Atrezia pulmonare me defekt septal ventrikular
  • Atrezia pulmonare me septum ventrikular te paprekur
  • Stenoze e valvules pulmonre
  • Tetralogjia Fallot
  • Kthimi i plote i gjakut ne zemer
  • Atrezia trikuspidale
  • Defektet e septumit ventrikular
  • Sindromi Wolff-Parkinson-White

SHENJAT E SEMUNDJES

Per disa njerez, shenjat ose simptomat e semundjes kongjenitale te zemres nuk verehen deri ne moshe madhore. Simptomat mund te rikthehen vite pas trajtimit te nje defekti kongjenital te zemres.

Simptomat e zakonshme te semundjeve kongjenitale te zemres tek femijet e rritur jane:

  • Ritmet e parregullta te zemres (aritmi)
  • Lekura, buzet dhe thonjte ndryshonje ngjyre duke u thyer ne blu (cianoze)
  • Frymemarrje e shkurter
  • Ndiheni te lodhur shume shpejt gjate aktiviteteve fizike
  • Enjtje te indeve te trupit ose organeve (edeme)

FAKTORET E RRISKUT TE SEMUNDJEVE KONGJENITALE TE ZEMRES

Egzistojne disa faktore rrisku qofshin kongenital apo ambiental,te cilet luajne nje rol te rendesishem ne zhvillimin e semundjeve te zemres.

  1. Faktori gjenetik.
    Personat te cilet kane te aferm me defekte te lindura te zemres jane me te rriskuar se te tjeret per te zhvilluar semundjen ne fjale. Po ashtu kemi edhe rastet e femijeve me anomali gjenetike si sindromi Down.
  2. Rubeola
    Prekja e nenes gjate shtatzanise nga rubeola eshte po ashtu nje faktor rreziku.
  3. Diabeti
    Diabeti tip 1 dhe 2 gjate shtatzanise rrit rrezikun per semundje te lindura te zemres,ndersa diabeti gestacional nuk eshte shume i rrezikshem ne kete pjese.
  4. Medikamentet
    Marrja e disa ilaceve gjate shtatzanise mund te behet shkak per semundje te lindura te zemres.Nder ilacet me te rrezikshme permendim antipsikotiket(ilace per te trajtuar semundje mendore) dhe disa prej ilaceve qe perdoren per te sheruar aknet. Per cdo medikament te perdorur gjate shtatzanise duhet te konsultoheni me mjekun.
  5. Alkooli
    Aklooli gjate shtatzanise rrit rrezikun per lindjen e nje femije me defekte te zemres.
  6. Duhanpirja
    Duhanpirja gjate shtatzanise rrit rrezikun per lindjen e nje femije me defekte te zemres.

KOMPLIKACIONET E SEMUNDJEVE TE LINDURA TE ZEMRES

  1. Aritmi,ndryshime ne numrin e te rrahurave te zemres
  2. Infeksione te zemres
  3. Goditje ne tru
  4. Rritja e presionit arterial pulmonar
  5. Ndalimi i zemres

ANALIZAT QE NDIHMOJNE NE ZBULIMIN E SEMUNDJES

  1. EKG(Elektrokardiograma)
  2. Radiografi e kraharorit
  3. Puls-oksimeteri(mat sasine e oksigjenit ne gjak)
  4. Ekokardiograma transezofageale
  5. Testi stresit (vlereson punen e zemres pas ushtrimeve te lodhshme fizike)
  6. CT-skaner dhe MRI(rezonanca magnetike)
  7. Kateterizimi i zemres
    Vendosja e nje kateteri direkt ne zemer,per te vleresuar qarkullimin e gjakut.

TRAJTIMI I PROBLEMIT

Dy jane shtyllat kryesore te trajtimit.

  1. Terapia medikamentoze
    Ato kane per qellim te rregullojne punen e zemres dhe te parandalojne formimin e koagulave te gjakut.
  2. Nderhyrjet kirurgjikale
    Ketu do te permendim: vendosjen e nje pacemaker ne zemer(aparat qe stimulon rrahjet e zemres), operacionet e hapura te zemres duke rregulluar problemin dhe i fundit transplanti i zemres.

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/adult-congenital-heart-disease/diagnosis-treatment/drc-20355461

https://www.nhs.uk/conditions/congenital-heart-disease/

https://www.cdc.gov/ncbddd/heartdefects/facts.html

https://medlineplus.gov/congenitalheartdefects.html

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/21674-congenital-heart-disease