Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJET E ZEMRES TEK GRATE

CFARE JANE SEMUNDJET E ZEMRES?

Semundjet e zemres perbejne nje term te pergjithshem qe perfshijne shume lloje te problemeve te zemres. Ndryshe mund te quhen edhe semundje kardiovaskulare, qe do te thote semundje e zemres dhe eneve te gjakut.
Ka shume lloje te ndryshme te sëmundjeve te zemres. Disa prej tyre jane te lindura apo te quajtura semundje kongenitale te zemres. Ndersa llojet te tjera zhvillohen gjate jetes .

Semundjet e arterieve koronare (arterie qe ushqejne zemren) eshte lloji me i zakonshem i sëmundjeve te zemres. Ndodh ngadale me kalimin e kohes kur pllakat aterosklerotike ngushtojne hapsiren e arterieve qe ushqejne zemren. Si rrjedhoje e kesaj semundje mund te zhvillohet me pas:

Angina, dhimbje gjoksi nga mungesa ose zvogelimi i rrjedhjes se gjakut.
Sulmet ne zemer, kur nje pjese e muskulit te zemres vdes nga mungesa e rrjedhjes se gjakut.
Deshtimi i zemres, kur zemra juaj nuk mund te pompoje mjaftueshem gjak per te permbushur nevojat e trupit.
Aritmia – nje problem me ritmin ose numrin e rrahjeve te zemres.
-Llojet e tjera te semundjeve te zemres mund te prekin valvulat e zemres ose muskujt e zemres (kardiomiopatia).

SI NDIKOJNE SEMUNDJET E ZEMRES TEK GRATE?

Ne shume vende te botes, semundjet e zemres jane shkaku numer nje i vdekjeve tek grate. Por grate shpesh nuk diagnostikohen me semundje te zemres aq shpejt sa burrat.
Kjo sepse:

  • Grate kane me shume gjasa se burrat te kene semundje te zemres “te heshtura”, qe do te thote se ato nuk kane simptoma te semundjes.
  • Mjeket kardiolog mund te mos njohin shenjat e hershme te semundjeve te zemres tek grate, duke e lidhur ate edhe probleme te tjera te shumta qe kane grate.
  • Grate kane me shume gjasa se burrat te kene disa lloje te semundjeve te zemres qe mund te jene me te veshtira per t’u diagnostikuar.

Nje vonese ne diagnostikim mund te behet shkak per vonesa ne dhenien e kujdesit mjekesor qe mund te ndihmoje ne parandalimin e problemeve me serioze, te tilla si nje atak ne zemer.

CILAT JANE SEMUNDJET E ZEMRES QE PREKIN ME SHUME GRATE?

  1. Semundjet koronare mikrovaskulare.
    Kjo semundje perfaqeson nje dhimbje gjoksi nga spazma (shtrengim i papritur) i arterieve te vogla te zemres qe pengojne rrjedhen e gjakut te shkoje ne muskulin e zemres. Zakonisht ndodh gjate pushimit ose aktiviteteve rutine. Kjo gjendje e rende rrit rrezikun per te pasur nje atak ne zemer ose semundje te tjera te zemres. Kjo lloj semundje mund te jete me e veshtire per t’u diagnostikuar pasi bllokimet ne arteriet e vogla mund te jete me e veshtire per t’u pare ne testet imazherike.
  2. Sindroma e “zemres se thyer”.
    Kjo lloj semundje jep dhimbje te forta gjoksi ose shenja te tjera qe duken te ngjashme si sulmi ne zemer. Shkaktohet nga stresi i emocioneve te fuqishme, si pikellimi i thelle, zemerimi ose befasia. Mund te ndodhe edhe tek personat qe mendojne se jane te shendetshem. Me se shumti prek grate pas menopauzes dhe zakonisht nuk shkakton ndonje demtim te qendrueshem.
  3. Angina ndryshueshme.
    Ky eshte nje lloj i rralle i nje dhimbje te forte gjoksi nga spazmat (shtrengim i papritur) ne arteriet e zemres. Dhimbja zakonisht ndodh ne nje moment gjate gjumit. Angina ndryshueshme rralle shkakton nje atak ne zemer.

CILAT JANE SHENJAT E SULMIT NE ZEMER(ARRESTI KARDIAK) TEK GRATE?

Shenjat e sulmit ne zemer jane pothuajse te njejta si tek burrat ashtu edhe tek grate, nje lloj dhimbje gjoksi, shtrengim ne gjoks apo nje shqetesimi qe zgjat me shume se disa minuta ose sa vjen dhe zbutet.

Por dhimbja e gjoksit nuk eshte gjithmone e rende apo edhe simptomat nuk jane gjithmone te dukshme, veçanërisht te femrat. Grate shpesh e pershkruajne dhimbjen gjate sulmit ne zemer si nje ndjesi shtrengimi ne kraharor. Po ashtu eshte e mundur qe grate te kene nje sulm/atak ne zemer pa dhimbje gjoksi.

Grate kane me shume mundesi se burrat te kene simptoma te sulmit/atakut ne zemer qe nuk lidhet me dhimbjen e gjoksit, te tilla si:

  • Dhimbje ne qafe, nofull, shpatull, pjesen e siperme te shpines ose barkut (barkut).
  • Frymemarrje e shkurter.
  • Dhimbje ne njerin ose te dy krahet.
  • Nauze ose te vjella.
  • Djersitje e lehte ose marramendje.
  • Lodhje e pazakonte.
  • Urthi (dispepsi).

Keto simptoma mund te jene te paqarta dhe jo aq te dukshme sa dhimbja derrmuese e gjoksit qe shpesh shoqerohet me sulme ne zemer. Kjo mund te jete per shkak se grate priren te kene bllokime jo vetem ne arteriet e tyre kryesore, por edhe ne ato me te vogla qe furnizojne me gjak ne zemer, nje gjendje e quajtur semundje koronare mikrovaskulare.

Krahasuar me burrat, grate priren te kene simptoma me shpesh kur pushojne apo edhe kur jane ne gjume. Stresi emocional mund te luaje nje rol ne nxitjen e simptomave te sulmit ne zemer tek grate.
Per shkak se simptomat e sulmit ne zemer te grave mund te ndryshojne nga ato te burrave, grate mund te diagnostikohen me rralle me semundje te zemres sesa burrat. Grate kane me shume gjasa se burrat te kene nje atak ne zemer pa bllokim te rende ne nje arterie (semundje te arterieve koronare joobstruktive).

CILET JANE FAKTORET E RRISKUT PER SEMUNDJE TE ZEMRES TEK GRATE?

Disa faktore rreziku tradicional per semundjet e arterieve koronare, te tilla si:

  • Kolesteroli i larte
  • Presioni i larte i gjakut
  • Obeziteti , prekin si femrat ashtu edhe meshkujt.
    Por faktore te tjere mund te luajne nje rol me te madh ne zhvillimin e semundjeve te zemres tek grate.

Faktoret e rrezikut per semundjet e zemres per grate perfshijne:

  1. Diabeti.
    Grate me diabet kane me shume gjasa te zhvillojne semundje te zemres sesa burrat me diabet. Gjithashtu, per shkak se diabeti mund te ndryshoje menyren se si grate e ndjejne dhimbjen, ekziston nje rrezik ne rritje per te pasur nje sulm te heshtur ne zemer dhe pa simptoma.
  2. Stresi emocional dhe depresioni.
    Stresi dhe depresioni prekin me shume grate sesa burrat. Depresioni mund ta beje te veshtire mbajtjen e nje stili jetese te shendetshme dhe ndjekjen e trajtimit te rekomanduar per semundje te tjera shendetesore.
  3. Pirja e duhanit.
    Pirja e duhanit eshte nje faktor rreziku me i madh per semundjet e zemres tek femrat sesa tek meshkujt.
  4. Inaktiviteti.
    Mungesa e aktivitetit fizik eshte nje faktor rreziku kryesor per semundjet e zemres.
  5. Menopauza.
    Nivelet e uleta te estrogjenit pas menopauzes rrisin rrezikun e zhvillimit te semundjeve ne enet e vogla te gjakut.
  6. Komplikacionet e shtatzanise.
    Presioni i larte i gjakut ose diabeti gjate shtatzanise mund te rrisi rrezikun afatgjate te nenes per tension te larte te gjakut dhe diabet. Keto kushte gjithashtu i bejne grate me te prirura per t’u prekur nga semundjet e zemres.
  7. Histori familjare per semundje te zemres.
    Ky duket te jete nje faktor rreziku me i madh tek femrat sesa tek meshkujt.
  8. Semundjet inflamatore.
    Artriti reumatoid, lupusi dhe semundje te tjera inflamatore mund te rrisin rrezikun e semundjeve te zemres si te burrat ashtu edhe te grate.

Grate e te gjitha moshave duhet t’i marrin seriozisht semundjet e zemres. Grate nen moshen 65 vjec, vecanerisht ato me nje histori familjare te semundjeve te zemres duhet t’i kushtojne vemendje faktoreve te rrezikut te semundjeve të zemres.

NDRYSHIMI I STILIT TE JETESES DHE MJEKIMI NE KUSHTE SHTEPIE?

  1. Lini duhanin.
    Nese jeni duhanpire lejeni ate, nese nuk e pini mos e filloni. Mundohuni te shmangni ekspozimin ndaj tymit te duhanit ne ambiente ku ai konsumohet, i cili gjithashtu mund te demtoje enet e gjakut.
  2. Hani nje diete te shendetshme.
    Zgjidhni dritherat, frutat dhe perimet, produktet e qumeshtit me pak yndyre ose pa yndyre dhe mish pa yndyre. Shmangni yndyrnat e ngopura, sheqernat e shtuara dhe sasite e larta te kripes.
  3. Beni aktivitete fizike dhe mbani nje peshe te shendetshme.
    Nese jeni mbipeshe, humbja e disa kilogrameve mund te ule rrezikun e semundjeve te zemres. Mundohuni ta mbani peshen tuaj brenda vlerave normale.
  4. Menaxhoni stresin.
    Stresi mund te shkaktoje ngushtimin e arterieve, gje qe mund te rrise rrezikun e semundjeve te zemres, vecanerisht semundjeve koronare mikrovaskulare. Te beni me shume stervitje, te praktikoni sporte dhe grupet mbeshtetese jane disa menyra per te zbutur stresin.
  5. Shmangni ose kufizoni alkoolin.
    Nese vendosni te pini alkool, mos e teproni. Per te rriturit e shendetshem, kjo do te thote deri ne nje pije ne dite per grate dhe deri ne dy pije ne dite per burrat.
  6. Ndiqni planin tuaj te trajtimit. Merrni ilacet sipas recetes, te tilla si ilace per tensionin e gjakut, hollues gjaku dhe aspirine.
    Menaxhoni kushtet e tjera shendetesore. tensioni i larte i gjakut, kolesteroli i larte dhe diabeti rrisin rrezikun e semundjeve te zemres.

SI TRAJTOHEN KETO SEMUNDJE TE ZEMRES?

Ne pergjithesi, trajtimi i semundjeve te zemrës tek femrat dhe tek meshkujt eshte i ngjashem. Mund te përfshije :
1.Trajtimin me ilace.
2.Angioplastike.
3.Stentim ose kirurgji koronare.

Disa ndryshime te verejtura ne trajtimin e semundjeve te zemres midis burrave dhe grave jane:

  • Grate kane me pak gjasa te trajtohen me aspirine dhe statina per te parandaluar sulmet e ardhshme ne zemer sesa burrat. Megjithate, studimet tregojne se perfitimet jane te ngjashme ne te dy grupet.
  • Grate kane me pak gjasa se burrat per te kryer operacionin e bypass-it koronar, ndoshta sepse grate kane me pak semundje obstruktive dhe me te menaxhueshme .
  • Rehabilitimi kardiak mund te permiresoje shendetin dhe te ndihmoje sherimin nga semundjet e zemres. Megjithate, grate kane me pak gjasa te referohen per rehabilitim kardiak sesa burrat.

REFERENCAT

https://medlineplus.gov

https://www.mayoclinic.org

https://www.cdc.gov

https://my.clevelandclinic.org

https://www.health.harvard.edu

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?