Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJET E ZEMRES

CFARE JANE SEMUNDJET E ZEMRES?

Semundjet e zemres perbejne nje term te pergjithshem qe perfshijne shume lloje te problemeve te zemres. Ndryshe mund te quhen edhe semundje kardiovaskulare, qe do te thote semundje e zemres dhe eneve te gjakut.
Ka shume lloje te ndryshme te sëmundjeve te zemres. Disa prej tyre jane te lindura apo te quajtura semundje kongenitale te zemres. Ndersa llojet te tjera zhvillohen gjate jetes tuaj.

  1. Semundjet e arterieve koronare (arterie qe ushqejne zemren) eshte lloji me i zakonshem i sëmundjeve te zemres. Ndodh ngadale me kalimin e kohes kur pllakat aterosklerotike ngushtojne hapsiren e arterieve qe ushqejne zemren. Si rrjedhoje e kesaj semundje mund te zhvillohet me pas:
    Angina, dhimbje gjoksi nga mungesa ose zvogelimi i rrjedhjes se gjakut.
    Sulmet ne zemer, kur nje pjese e muskulit te zemres vdes nga mungesa e rrjedhjes se gjakut.
    Deshtimi i zemres, kur zemra juaj nuk mund te pompoje mjaftueshem gjak per te permbushur nevojat e trupit.
    Aritmia – nje problem me ritmin ose numrin e rrahjeve te zemres.
    -Llojet e tjera te semundjeve te zemres mund te prekin valvulat e zemres ose muskujt e zemres (kardiomiopatia).

SIMPTOMAT E SEMUNDJEVE TE ZEMRES QE LIDHEN ME ENET E GJAKUT

Simptomat e semundjes se arterieve koronare mund te jene te ndryshme per burrat dhe grate. Per shembull, meshkujt kane me shume gjasa te kene dhimbje gjoksi. Grate kane me shume gjasa te kene sulme ne tru.

Simptomat e semundjeve te arterieve koronare mund te perfshijne:

  • Dhimbje gjoksi, shtrengim ne gjoks dhe siklet ne gjoks (angine).
  • Frymemarrje e shkurter.
  • Dhimbje ne qafe, nofull, fyt, zonen e siperme te barkut ose shpine.
  • Dhimbje, mpirje, dobesi ose ftohtesi ne kembe ose krahe nese enet e gjakut ne ato zona te trupit jane ngushtuar.
  • Ju nuk mund te diagnostikoheni me semundje te arterieve koronare derisa te keni nje atak ne zemer, angine, goditje ne tru ose deshtim te zemres. Semundjet e zemres dhe eneve te gjakut (kardiovaskulare) ndonjehere mund te zbulohen heret me kontrolle te rregullta shendetesore.

SEMUNDJET E ZEMRES QE LIDHEN ME CRREGULLIMET E RITMIT

Te rrahurat mormale te zemres jane 60-100 te rrahura per minute.
Zemra mund te rrahe shume shpejt, shume ngadale ose ne menyre te parregullt.
Simptomat e aritmise se zemres mund te perfshijne:

  • Dhimbje ose parehati ne gjoks
  • Marramendje
  • Te fiket (sinkope) ose gati te fiket
  • Ndjesia e te rrahurave te shpeshta ne gjoks(palpitacion)
  • Rrahje te shpejta te zemres (takikardi)
  • Frymemarrje e shkurter
  • Rrahje te ngadalta te zemres (bradikardi)

SEMUNDJET E ZEMRES QE LIDHEN ME CRREGULLIMET E LINDURA TE ZEMRES

Defektet serioze kongjenitale(te lindura) te zemres zakonisht verehen menjehere pas lindjes, por mund te zbulohen deri edhe 18 vjec.
Simptomat kongenitale te zemres tek femijet mund te perfshijne:

  • Lekura ose buzet gri ose blu te zbehte (cianoze).
  • Ejtje ne kembe, ne zonen e barkut ose ne zonat rreth syve.
  • Tek nje foshnje, gulcim gjate ushqyerjes, qe çon ne shtim te dobet ne peshe.
  • Defektet kongenitale me pak serioze te zemres shpesh diagnostikohen ne femijerine e vone ose gjate moshes madhore.
    Simptomat e defekteve kongenitale te zemres qe zakonisht nuk jane menjehere kercenuese per jeten perfshijne:
  • Frymarrje e rende gjate stervitjes ose aktivitetit.
  • Lodheni shume shpejte gjate stervitjes ose aktivitetit fizik.
  • Enjtje e duarve, kyceve ose kembeve.

SEMUNDJE TE ZEMRES QE SHKAKTOHEN NGA DEMTIME TE MUSKULIT TE ZEMRES

Fazat e hershme te kardiomiopatise(semundje te muskulit te zemres) mund te mos shkaktojne simptoma te dukshme.
Ndersa gjendja perkeqesohet, simptomat mund te perfshijne:

  • Marramendje ose te fiket.
  • Lodhje.
  • Ndjenja e mungeses se frymemarrjes gjate aktivitetit fizik ose ne pushim.
  • Ndjenja e gulçimit gjate nates kur perpiqeni të flini ose zgjoheni me gulçim.
  • Rrahje te çrregullta te zemres qe ndjehen te shpejta (palpitacione).
  • Kembet dhe kyçet te fryra.

SEMUNDJET E ZEMRES QE SHKAKTOHEN NGA PROBLEME ME VALVULAT NE ZEMER

Zemra ka kater valvula, ato hapen dhe mbyllen per te levizur gjakun neper zemer.
Valvula e zemres mund te ngushtohet (stenoze), te rrjedhë (regurgitim ose pamjaftueshmeri) ose te mbyllet ne menyre jo te duhur (prolaps).

Ne varesi te asaj se cila valvul nuk funksionon siç duhet, simptomat e semundjes se valvulave te zemres ne pergjithesi perfshijne:

  • Dhimbje gjoksi
  • Te fiket (sinkope)
  • Lodhja
  • Rrahje te parregullta te zemres
  • Frymemarrje e shkurter
  • Kembet ose kyçet te enjtura

Endokarditi eshte nje infeksion qe prek valvulat e zemres dhe pjesen e brendshme te muskulit te zemres (endokardit). Simptomat e endokarditit mund te perfshijne:

  • Kolle e thate ose e vazhdueshme
  • Ethe
  • Ndryshime te rrahjeve te zemres
  • Frymëmarrje e shkurtër
  • Skuqje te lekures ose njolla te pazakonta
  • Enjtje te kembeve ose zones se barkut
  • Dobesi apo lodhje

CILET JANE SHKAKTARET E KETYRE SEMUNDJEVE?

  1. Demtimi i sistemit elektrik te zemres, qe prodhon impulse ne zemer.
  2. Crregullime te metabolizmit te trupit, si diabeti, crregullime te tiroides, etj.
  3. Stili i jeteses shume pasiv, obeziteti, alkooli, duhanpirja, konsumi i sasive te medha te kafese, etj.
  4. Presioni i larte i gjakut.
  5. Perdorimi i drogerave.
  6. Crregullimet gjenetike.
  7. Artriti reumatoid.
  8. Infeksionet si nga viruset,bakteret,parazitet.

SI ZBULOHEN KETO SEMUNDJE?

  1. EKG( Elektrokardiograma)
    Eshte nje teste jo invaziv qe mat punen e zemres.
  2. Monitori Holter
    Eshte e ngjashme me EKG, por ndryshe nga ajo holteri mbahet per nje kohe me te gjate deri ne disa dite.
  3. Ekokardiograma
    Eshte nje lloj shume i rendesishem i eko-s qe tregon ne menyre vizuale rrjedhjet e gjakut ne arterie dhe vena.
  4. Testi i tolerances fizike.
    Ky test tregone deri ne cfare pike mund ta toleroje zemra tensionin nga punet e lodhshme fizike.
  5. Kateteri kardiak
    Nje kateter futet ne dhomen e siperme te djathte te zemres dhe bene monitorimin e vazhdueshem te punes se zemres.
  6. Skaneri(CT)
  7. Rezonanca(MRI)

A KA NJE MENYRE PER TRAJTIMIN E KETYRE SEMUNDJEVE?

Dy jane metodat kryesore per trajtimin e semundjeve te zemres :

  1. Trajtimi Medikamentoz (ilace)
  2. Trajtimi Kirurgjikal

REFERENCAT

https://medlineplus.gov

https://www.mayoclinic.org

https://www.cdc.gov

https://www.nhs.uk

https://my.clevelandclinic.org

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?