Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJET E SHKAKTUARA NGA I NXEHTI

SI NDIKOJNE TEMPERATURAT E LARTA NE SHENDETIN TONE?

Organizmi i njeriut eshte i ndertuar ne menyre te tille qe nepermjet termosensoreve (sensoret qe diktojne ndryshimet e temperatures) ne trup mund te rregulloje vete temperaturen e tij.
Ne nje situate mbi nxehje trupi ftohet duke djersitur. Por nese temperaturat jane jashtezakonisht te larta, djersitja nuk mjafton per te mbajtur temperaturen normale të trupit.
Kur ndodh kjo situate,mund te ndodhin ndryshime ne rrjedhen dhe kimine e gjakut e si rrjedhoje edhe ne organet e brendshme duke perfshire trurin dhe veshkat. Duhet pasur shume kujdes ne situata te tilla pasi jane situata kercenuese per jeten.
Nxehtesia mund te jete me stresuese nese temperatura ndryshon papritur, pasi zakonisht duhen disa dite qe trupi te pershtatet me nxehtesine. Simptomat variojne nga dhimbje apo kriza te lehta,te perballueshme ne zemer deri ne situata kercenuese per jete si goditjet ne zemer ose sulm ne zemer.

CILAT JANE DISA NGA SITUATAT ME TE SHPESHTA SHENDETESORE QE LIDHEN ME TEMPERATURAT E LARTA?

Situatat me te shpeshta shendetesore qe lidhen me temperaturat e larta ndaj te cilave ekspozohet trupi jane :
– goditjet nga i nxehti
– lodhje nga i nxehti
– ngerce nga i nxehti
– djegie nga djelli
– lodhje/keputje nga i nxehti

Nga te gjitha simptomat e mesiperme dy jane me te shpeshta : goditjet nga i nxehti dhe lodhja nga i nxehti.

CFARE ESHTE NJE GODITJE NGA I NXEHTI?

Goditja nga i nxehti ndodh ne momentin kur trupi eshte i paafte per te kontrolluar temperaturen e tij.
Mekanizm i goditjes nga i nxehti eshte ky:

  • temperatura e trupit rritet me shpejtesi
  • mekanizmi i djersitjes deshton
  • trupi nuk eshte ne gjendje te uli temperaturen e trupit

Goditja nga nxehtesia mund te jete pasoje e ekspozimit te zgjatur ndaj temperaturave te larta. Kjo situate mund te shkaktoje vdekje ose paaftesi te perhershme nese nuk jepet trajtimi urgjent.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQEN NE ORGANIZEM NGA GODITJET NGA I NXEHTI?

Simptomat qe shfaqen si pasoje e goditjes nga i nxehti jane :

  • temperature e larte e trupit
  • lekure e skuqur, e nxehte dhe e thate
  • puls i shpejte(rrahje te shpeshta te zemres)
  • dhimbje koke pulsuese
  • marramendje
  • nauze
  • konfuzion mendor
  • pavetedije

SI TRAJTOHET GODITJA NGA I NXEHTI?

Nese ne instuticionet e dhenies se kujdesit shendetesor shfaqen simptoma te goditjes nga i nxehti , duhet te kerkoni menjehere kujdes mjekesor.
Kerkoni per nje vend te fresket, mundesisht nje ambient te brendshem me ajer te kondicionuar.
Nese jeni jashte,duhet te gjeni patjeter nje vend me hije.
Vendoseni personin ne nje pozicion gjysme te ulur.
Lironi rrobat dhe lani koken dhe trupin me uje te ftohte,por kujdes jo ekstremisht te ftohte (gjysem te ngrire).
Mos jepni lengje per te pire gjate goditjes nga i nxehti.

CFARE ESHTE LODHJA NGA I NXEHTI?

Lodhja nga i nxehti mund te rezultoje/ndodh ne momentin kur kalon shume kohe ne nje mjedis shume te ngrohte.
Kjo mund te behet shkak per shfaqjen e djersitjes se tepruar pa zevendesim adekuat te lengjeve dhe elektroliteve (kripe dhe minerale).
Kjo mund te ndodhe ne ambiente te brendshme apo te jashtme, me ose pa stervitje.

CILAT JANE SIMPTOMAT E LODHJES NGA I NXEHTI?

Simptomat e lodhjes nga i nxehti mund te perfshijne :

  • marramendje
  • dhimbje koke
  • nauze
  • dhimbje barku
  • frymemarrje te ceket
  • lekure te ftohte dhe te lagesht
  • dridhje te muskujve
  • djersitje te rende
    Temperatura e trupit do te jete afer normales.

SI TRAJTOHET LODHJA NGA I NXEHTI?

Nje person qe vuan nga rraskapitja e shkaktuar nga nxehtesia duhet te zhvendoset ne nje mjedis me ajer te kondicionuar nese eshte e mundur.
Nese personi ndodhet jashte, zhvendoseni ate ne nje vend me hije.
Lironi rrobat e personit dhe inkurajoni ate te pije pije te ftohta, jo alkoolike dhe pa kafeine.
Mund te jete e nevojshme te kerkoni kujdes mjekesor nese simptomat perkeqesohen ose zgjasin me shume se nje ore ose nese personi ka problem me zemren apo me presionin e larte te gjakut.
Nese nuk trajtohet shpejte kjo situate, lodhja nga nxehtesia mund te perparoje ne goditje nga nxehtesia.

KUSH ESHTE ME I RRISKUAR PER TE PERJETUAR NJE GODITJE NGA I NXEHTI?

  1. Njerezit qe punojne jashte ne te nxehte si fermeret,blektoret,etj.
  2. Personat e moshuar
  3. Personat me semundje kronike
  4. Grate shtatzena
  5. Personat me semundje te zemres
  6. Personat qe marrin medikamente te caktuara

CILAT JANE DISA NGA BARNAT MJEKSORE QE MUNDE TE JAPIN PROBLEME NESE MERREN GJATE NJE GODITJE NGA I NXEHTI?

Jane nje numer i madh medikamentesh qe mund te krijojne probleme gjate periudhave te motit jashtezakonisht te nxehta.
Medikamente te tille mund te permendim:

  • diuretiket (ndryshe ato njihen si shkarkuesit e urines)
  • disa ilace per zemren
  • ilace per diabetin
  • ilace antipsikotike (antidepresantet dhe ilace te tjera qe ndryshojne humorin)
  • antihistaminiket (ilaçe per ethet e barit dhe alergjite e ndryshme)
  • ilace antihipertensive (presionit te larte te gjakut)
    Mos i ndryshoni ose nderprisni medikamentet e pershkruara pa keshillen e mjekut tuaj.

CILAT JANE DISA NGA MASAT QE MERREN PER TE PARANDALUAR GODITJET NGA I NXEHTI?

  1. Kufizoni aktivitetet ne natyre ne mot te nxehte.
    Mundohuni te planifikoni aktivitete ne periudhat me te fresketa te dites – ne mengjes heret dhe ne mbremje.
    Ne momentin qe jeni duke kryer aktivitete fizike sigurohuni te pushoni shpesh ne hije.
    Pini shume lengje.

2.Pini shume lengje.
Ju duhet po ashtu te pini te pakten 8 gota uj ne dite.
Nese jeni ne nje terapi me ilace,ku ka nje kufizim te marrjes se lengjeve atehere duhet te kontaktoni me mjekun.

3.Mbroni trupin tuaj.
Vishuni sa me lehte ne kohet e xehta dhe ne momentin qe dilni jasht duhet te shmangni veshjet e zeza,por ne vend te saj vishni veshje me ngjyra te celura.
Kur jeni jashte, shmangni rrezet e diellit, vishni nje kapele dhe perdorni krem ​​kunder diellit me faktor mbrojtes nga dielli (SPF) me te madh se 15.

4.Asnjehere mos i lini femijet, te moshuarit apo kafshet shtepiake ne nje makine te parkuar.
Temperatura e ajrit brenda nje makine rritet me shpejtesi gjate motit te nxehte dhe mund te çoje ne demtim te trurit ose vdekje.

5.Nje kujtese e fundit – kujdesuni per kafshet tuaja shtepiake. Ofroni atyre uje shtese dhe vendoseni enen me uje ne nje zone me hije, nese eshte jashte.
Sigurohuni qe kafshet shtepiake te kene nje strehe ku te mbrohen nga dielli po ashtu.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/environmental-health-protection/hot-weather.html

https://cdn.ymaws.com/members.iamu.org/resource/resmgr/training_videos/4074.pdf

https://www.cdc.gov/disasters/extremeheat/heattips.html

https://www.cdph.ca.gov/Programs/EPO/pages/bi_natural-disasters_extreme-heat_tips-for-preventing-heat-related-illness.aspx

https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/heatrelated-illnesses-heat-cramps-heat-exhaustion-heat-stroke